23.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Rritet interesimi për produktet e Krushës

Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ku punojnë dhjetëra gra të veja, burrat e të cilave u vranë në luftë, është në vlugun e punës këto ditë. Drejtoresha e kësaj kooperative, Fahrije Hoti, tregon se edhe këtë vit ka interesim për produktet e tyre. Përveç në tregun vendor, produktet e kooperativës si: ajvari, lakrat e trangujt e konservuar shiten edhe në 4 shtete evropiane, e së shpejti mund të depërtojnë edhe në tregun e SHBA-së.

I humbën më të dashurit e tyre në luftë, por nuk u dorëzuan dhe filluan punën për një jetë të re, ndonëse me plot sfida. Njëra nga to është edhe Ganimete Hoti, e cila pasi iu vra bashkëshorti, me punën e saj, arriti t’i rrisë e shkollojë tri vajzat. Si kjo nënë vetushqyese, ka edhe gra të tjera që prej vitesh punojnë në Kooperativën Bujqësore “Krusha”. Drejtoresha e kooperativës, Fahrije Hoti, tregoi për televizionin publik se puna në kooperativën që eksporton në katër shtete, edhe këtë vit po ecën mirë.

po shkon mirë. Ne kemi ajvarin, si produkt që e simbolizon kooperativën. Pastaj, kemi specin me kos, me lakër, trangujt, karotat, lulelakrën e artikuj të ndryshëm që vijnë nga perimet. Në total kemi 46 barkode në tregun e Kosovës. Ne edhe eksportojmë në katër shtete. E kemi Zvicrën ku kemi filluar në vitin 2014, pastaj Gjermaninë, Austrinë dhe Francën”, tha Hoti.

Kooperativa e cila në shtator të vitit të kaluar ishte përfshirë nga flakët, shpejt mund të fillojë eksportin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ndonëse ishte bërë vlerësimi i dëmit, institucionet shtetërore nuk na dolën në ndihmë. Vetëm Ambasada Gjermane na ka ndihmuar”, thotë drejtoresha Hoti, përderisa tregon se shpejt do të bëhet me objekt të ri.

“Ne kemi fituar një projekt nga Bashkimi Evropian, ku jemi në bashkëfinancim edhe ne kooperativa. Në vitin 2021 planifikojmë të dalim në objektin e ri, ku do t’i kemi kushtet shumë më të mira dhe do të jemi të gjitha në një objekt, e jo si jemi tash, në tre lokacione të ndryshme e me qira, por do të jemi në një lokacion që do t’i plotësojë të gjitha standardet për prodhim e konservim”, tha ajo.

Në Kooperativën “Krusha”, aktualisht janë të angazhuara me punë rreth 50 gra, pjesa më e madhe e të cilave kanë humbur anëtarë të familjes në luftë. Në mesin e punëtoreve ka edhe disa studente që kanë ndonjërin nga prindërit të vrarë a të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Më Shumë

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë...

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana...

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin

Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është shprehur i bindur se partia e tij dhe kryetarja e...

Thaçi: Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, përmes një shkrimi në Facebook, në përvjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, tha se është...

21 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 21 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i...

Kaq aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 60 aksidente trafiku, prej tyre 22 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale. Policia...

Hekurudha Prishtinë-Durrës

Seremb J. Gjergji Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zotuar €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi...

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Nisma në Prizren përgatitet për zgjedhjet e brendshme

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka formuar grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj. Kryetari i degës, Zafir Berisha, në takimin që...

Përsëri ka dështuar të nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mërkurën, për të dytën herë, ka dështuar të nis rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit,...

Me armë zjarri në çantë, ndalohet në Morinë këngëtarja e njohur

Policia e Kukësit jep detaje për arrestimin e këngëtares kosovare, Fjolla Morina, në Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri. Policia thekson...

“Mos luaj me zjarrin”/ Pas Greqisë, Erdogan kapet me një tjetër shtet

Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë...

Zonja Djordjevic i vë flakën rrjetit me foton topless

Gruaja e futbollistit të Veronës Filip Djodjevic, modelja e njohur Jovana Djordjevic është shumë aktive në rrjetin social Instagram. Modelja publikon herë pas here foto...

Prizren, 8 aktakuza kundër tetë personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për...

Zafir Berisha thotë se Facebook-u iu hakua në Nish të Serbisë

Zëvendësministri i Punëve të Brenshme të Kosovës Zafir Berisha ka thënë se derisa ishte duke duke e ndërruar paswordin e facebook-ut të hakuar ka...

TopChannel publikon aktakuzën për Thaçin e Veselin, përmenden edhe emra të tjerë

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa  prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special  më 24...

Lajmet e Fundit

Ibra del pozitiv në testin për COVID-19

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Klubi i njohur italian ka njoftuar të enjten se suedezi 38-vjeçar do të...

Prizren: Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir...

Muharrem Qena, artisti shumëdimensional që ia kushtoi një jetë artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Ish-rreshteri policor dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen në Suharekë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është shpallur fajtor nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë. Ai u...