6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shaqir Totaj falënderon AAK-në dhe Nismën për zgjedhjen e Sulltan Badallajt kryesues i Kuvendit të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka falënderuar AAK-në dhe Nismën, për zgjedhjen e Sulltan Badallajt, në krye të Kuvendit të Prizrenit.

Sipas tij, kjo është një fitore e opozitës.

“Me vota të shumicës sot Sulltan Badalli u zgjodh kryesues i Asamblesë komunale në Prizren. Fitore e opozitës së bashkuar dhe për këtë jam mirënjohës dhe falënderues ndaj partive opozitare, AAK dhe Nisma që e votuan tashmë kryesuesin z, Badalli”, shkruan Totaj.

“Përgëzoj grupin e asamblistëve të PDK-së për unitet dhe konsistencë”.

“Ky është vetëm fillimi, nën lidershipin e kryetarit z, Veseli do të kthehemi me të fuqishëm se që ishim !”.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit