10.2 C
Prizren
E diel, 27 Shtator, 2020

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë bërë thirrje botës dhe qeverive, që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve nukleare.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Japoni bëri që numri i pjesëmarrësve të jetë më i vogël se zakonisht, por porosia e të mbijetuarve të bombës ishte më urgjente se kurrë. Derisa numri i tyre po zvogëlohet, ku tani janë rreth 83, shumica e shteteve në botë ende kanë arsenal nuklear, dhe vetë Japonia refuzon nënshkrimin e traktatit i cili ndalon armët nukleare, shkruan AP.

Të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre shënuan përvjetorin e shpërthimit i cili ndodhi në orën 8.15 me një minutë heshtje.

SHBA-ja hodhi bombën e parë atomike në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945, duke shkatërruar qytetin dhe duke vrarë 140,000 njerëz. Pas tre dite SHBA-ja hodhi edhe bombën e dytë në Nagasaki, duke vrarë edhe 70,000 tjerë. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore dhe pothuajse gjysmë shekulli agresioni të Japonisë në Azi.

Por pas shumë dekadave shtetet ende janë duke krijuar bomba atomike dhe kërcënimet nukleare ekzistojnë edhe sot, transmeton KOHA.

Në mes të përkujtimit solemn në parkun paqësor të Hiroshimas, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u konfrontua nga gjashtë anëtarë të grupit të të mbijetuarve.

“A mundeni ju lutem t’i përgjigjeni kërkesës sonë për të nënshkruar Traktatin Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve Nukleare? 75 vjetori është mundësi për të ndryshuar qëndrimin”, tha njëri nga të mbijetuarit, Tomoyuki Mimaki.

Abe insistoi në politikën e Japonisë që të mos nënshkruhet ky traktat, duke thënë se qeveria ka një “qasje tjetër”, edhe pse shtoi se qëllimi përfundimtar është eliminimi i armëve nukleare.

Edhe pse Tokyo zyrtar ka heqë dorë nga posedimi dhe prodhimi i këtyre armëve, Japonia është aleate kryesore e SHBA-së dhe është e mbrojtur nga çadra nukleare e saj. Kjo komplikon situatën për Japoninë që të nënshkruaj traktatin, posaçërisht ngase Koreja e Veriut po vazhdon forcimin e programit të saj nuklear.

- Advertisement -

Më Shumë

Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me...

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Prizreni me 3 raste të reja me coronavirus

Nga publikimi i të dhënave në 24 orët e fundit mbi situatën më COVID-19 nga IKSHPK bëhet e ditur se në Komunën e Prizrenit...

Ka filluar rregullimi i shkallëve të stacionit policor në Malishevë

Investimet e Komunës së Malishevës, përkatësisht projektet e planifikuara nga Drejtoria e Urbanizmit, që një ndër to është edhe rregullimi i infrastrukturës së shkallëve...

Suharekë, kamionin e kaplon zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e ditës së djeshme është raportuar për një incident zjarri në Suharekë. Raportohet se në rrethana të...

Mungon i pandehuri dhe i dëmtuari, shtyhet seanca për vjedhje në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve Arian Përzhaku dhe Erlind Gegaj për...

Khedira do largohet nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira pritet që të largohet nga Juventusi si agjent i lirë. Khedira është pjesë e “Zonjës së vjetër”, që nga...

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot pritet të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e filluar të enjten. Deputetët pritet të mblidhen në orën 13:00. Kjo seancë është vazhdim i...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...

Mike Tyson sivjet do të votojë për herë të parë

Nju Jork, 24 shtator – Boksieri i famshëm, Mike Tyson tha dje se planifikon të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të...

Mustafa thotë se kanë hequr vijat e kuqe për PDK’në

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të...

Policia në Prizren kontrollon makinat bujqësore dhe automjetet pa sinjalizim e drita

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik e sidomos atyre me fatalitet, lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e parregullsisë së gjendjes teknike...

Çmimet e barnave në Kosovë, më të shtrenjtat në rajon

Qytetarët e Kosovës paguajnë 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit, thonë nga Oda e Farmacistëve. Kjo...

Fushata e Trump me Kosovën

Shkodran Ramadani Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruan “Marrëveshjen për normalizim ekonomik”...

Mbi shqiptarin e vrarë në Cyrih ka shtënë e bija e tij 18 vjeçe

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar...

Lajmet e Fundit

Hotelierët dhe gastronomët e Prizrenit e mirëpresin vendimin e qeverisë

Zgjatja e orarit të punës dhe lejimi i klienteles në ambiente të mbyllura është mirëpritur nga të gjitha shërbimet hoteliere dhe gastronomët e Prizrenit. Për...

Përmbysje spektakolare, Inter fiton në 2 minuta

Inter dhe Fiorentina kanë dhuruar spektaklin e radhës në Serie A. Dy përmbysje rezultatesh, por në fund triumfon skuadra zikaltër 4-3. Një ndeshje vërtet...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

Nisma në Prizren planifikon zgjerimin me anëtarë të rinj

Kryesia e Nismës në Prizren ka diskutuar për planin e veprimit të zgjedhjeve të brendshme. Në këtë takim është kërkuar nga kryetarët e nëndegëve hapja...

Kalaja e Prizrenit, punëtorët nuk dolën në punë për shkak të mospagesës

Ndonëse qeveria vendosi t’i lejojë vizitat në muzetë në ambiente të mbyllura, vizitorët e Kalasë së Prizrenit nuk e patën fatin ta vizitojnë muzeun. Punëtorët...