12.8 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Shkatërruesit e atdheut dhe dhunuesit e mëmëdheut !

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Shqipëria si mohuese e bashkimit kombëtar: Në rrethana normale Shqipëria do të duhej të ishte apo ta luante rolin e Panteonit apo strumbullarit – kërthizës ku lidhet pazgjidhshëm e kaluara, e tashmja dhe ardhmëria e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Të gjitha shtetet, vendet e rajonit këtë çështje e kanë rregulluar në mënyrë që i ka pajisur me pasaporta të gjithë ata që e kanë vendin e origjinës shtetin që i ka lëshuar dokumentin e udhëtimit dhe të tjera pavarësisht se ku kanë jetuar apo ku kanë lindur.

Shqipëria këtë nuk e ka bërë, përjashtuar rastet kur kanë pasur interes biznesi, kanë qenë bashkëmendimtarë apo bashkëpjesëmarrës të një komuniteti kriminal të njëjtë, e kanë shitur shtetësinë për para, e kanë përdorur apo keqpërdorur për qëllime dhe nevoja politike duke pajisur me pasaporta (madje edhe diplomatike) ata që tërë jetën kanë punuar kundër interesave kombëtare, i kanë shërbyer qençe Jugosllavisë dhe Serbisë, kurse në pak raste kanë bërë vlerësime të drejta dhe parimore se kush duhet ta fitojë shtetësinë shqiptare.

Ju kujtohet kur “gjyshi digjital” për të mbajtur apo për të marrë pushtetin pati propozuar që gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë të pajisën me pasaporta të Shqipërisë. Bashkësia ndërkombëtare e njohur për standarde të dyfishta dhe pafytyrësi menjëherë e kërcënoi Shqipërinë e cila u zbyth me një shpejtësi të zërit, por se nuk pati kërkesa të njëjta edhe për shtetet e tjera.

Shqipëria që nga përmbysja e sistemit totalitarist kur u bë një kapërcim nga një diktaturë absolute në një demokraci komuniste të tipit të konvertimit të UNMIK-ut në EULEX, asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga Greqia, Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia por, gjithnjë është rrezikuar nga vet shqiptarët, mafia politike dhe baronët e drogës sikur edhe trafikantët me qenie njerëzore. Vet shqiptarët ia kanë futur flakën Shqipërisë duke e lënë pa kufij disa herë, dhe nga ky aspekt nuk mund të gjeni popull në Evropë apo botë që ka punuar kundër vendit që të tjerët e mbrojnë me të gjitha mjetet.

Tre persona kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën është sot Shqipëria, “Mbreti” Zog, diktatori Hoxha dhe “gjyshi digjital”, Sali Berisha për faktin se kanë sunduar mbi shqiptarët kohën më të madhe, që nga shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 e deri më sot. Që të tre kanë pasur detyrim kushtetues t’i bashkojnë trojet shqiptare e që nuk e kanë bërë. “Mbreti” Zog, jo që nuk i ka bashkuar trojet shqiptare, por edhe ka falur troje shqiptare për të mbetur në pushtet.

Enver Hoxha, jo që nuk i ka bashkuar trojet shqiptare, por as që ka lëvizur gishtin e vogël në vitin 1945, kur Kosova u detyrua t’i bashkohej Jugosllavisë. Radhët partizane të Shqipërisë, në vend që të radhiten në anën e nacionalistëve shqiptarë që nuk donin të qëndronin nën pushtimin sllav, ata në mënyrë aktive morën pjesë në shuarjen me gjak të kryengritjes së Drenicës që udhëhiqej nga Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, sikur që nuk e ndërmorën asnjë veprim për ta parandaluar masakrën e Tivarit ku u vranë me mijëra e mijëra shqiptarë. Sali Berisha, në kohën kur bashkësia ndërkombëtare i vuri embargo për furnizim me karburante Jugosllavisë kriminale për ta penguar lëvizjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave dhe serbe, liqenin e Shkodrës e shndërroi në treg të lirë për Jugosllavinë dhe Serbinë, në emër të një patriotizmi idiotesk.

Krejt këta alienë politikë ndikuan dhe po ndikojnë ta kemi një gjendje në Shqipëri ashtu si e kemi sot. Nëse i përcillni protestat e opozitës skajshmërisht të korruptuar, njerëzisht, kombëtarisht, moralisht dhe me udhëheqës të kriminalizuar deri në palcë, nuk ka pse të befasoheni për urrejtjen që e shprehin gjatë protestave, si ndaj institucioneve legjitime, ashtu edhe ndaj objekteve ku janë vendosur këto institucione. Po ta kishin këtë vendosmëri, vullnet dhe kriminalizim veprues kundër dukurive negative që kanë përfshirë gjithandej shtetin dhe politikën shqiptare, po ta kishin këtë gatishmëri për të mbrojtur Kosovën nga Serbia kriminale dhe fashiste që udhëhiqet nga kriminelët Vuçiq, Daçiq, Sheshel, Odalloviq, Vulin dhe të tjerët, opozita shqiptare do ta shkruante historinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të tërë shqiptarisë.

Do të integrohej në Evropë moti si pjesë e shëndoshë e demokracisë e jo si pjesa më e shëmtuar e vlerave njerëzore, si krimi i organizuar që po ndodh sot. Liderët e opozitës me një të kaluar dhe të tashme puro kriminale, pasuri dhjetëra e qindra milionë euro të bëra nga krimi, me një patriotizëm primitiv folklorik, udhëheqin protestat duke bërë garë se kush po bën më shumë dëm ndaj institucioneve, policisë dhe shtetit shqiptar. Po kush është ai i marrë që do të investonte për të bërë biznes në Shqipëri në rrethanat aktuale kur nuk keni siguri se hoteli ku jeni vendosur nuk do të shndërrohet në gërmadhë nga vandalët e opozitës, të manipuluar dhe udhëhequr nga liderë të korruptuar apo neronë modern, që ndonëse artin nuk e kanë frymëzim për shkatërrimin e Shqipërisë përveç rrugaçërisë dhe banditizmit kriminal, nga motive të ulëta pikërisht këtë e bëjnë?!

Cili është ai i marrë që do të bëjë turizëm në Shqipëri këtë vit e të mos ketë frikë se mund të bien në pritë të Bashës, “gjyshit digjital” apo Moninkës e të plaçkiten detin në lekun e fundit?! Ku e ka burimin ky sadizëm ndaj kundërshtarëve politikë e që trajtohen më keq se të ishin armiq apo robër lufte që e demonstron opozita ndaj pozitës sikur edhe ky mazohizëm që e ushtron opozita ndaj anëtarëve të saj, përveç të krimbi i vetëshkatërrimit, i shndërruar tashmë në elefant të tërbuar që rrëzon çdo gjë që e gjen gjatë rrugëtimit vdekjeprurës dhe apokaliptik.

Po të ishte vetëm përgjegjësi e opozitës, do të ishte vetëm gjysma e së keqes për faktin se e kemi një pozitë që ka legjitimitet dhe legalitet të mandatuar me votën e qytetarit, dhe e cila gjithashtu është shumë e kriminalizuar. E keqja e Shqipërisë qëndron në faktin se piramida sunduese përbëhet nga themeli i krimit të organizuar të të gjitha profileve, e cila përfundon me një maje politike e përbërë nga politikanë të korruptuar që e mirëmbajnë bazën kriminale dhe të cilët politikisht dhe fizikisht jetojnë dhe mbijetojnë falë kësaj baze të krimit të organizuar. Në krye të pozitës është një kryeministër i cili me retorikën dominuese ndaj kundërshtarëve politikë, medieve dhe shoqërisë civile është shndërruar në një monstrum dhe kontrabandues të demokracisë. Besimin e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera jashtë Shqipërisë, Edi Rama e ka përdhunuar skajshmërisht.

Sloganet patriotike të brohoritura në Beograd, në fillim të rrugëtimit të tij drejt vendosjes së një diktature demokratike, të ripërsëritura çdoherë kur ka pasur nevojë për infuzion patriotik e që janë të ndërlidhura me probleme të mungesës së testosteronit e që për pasojë ka klimaksin politik dhe veprues, Edi Rama i ka përdorur si perde tymi që përdorët në dasmat provinciale ku këndojnë vlerat e dëshmuara kombëtare dhe artistike, Linda Morina dhe Daja i Kombinatit. Edi Rama i ka bërë lesh gazetarët e Kosovës duke ua caktuar rolin e palaços (ata që e kanë merituar), i ka fyer thuaja të gjithë politikanët e Kosovës përjashtuar këtu pjesën sijameze të vetes së tij, shumë më inferior në aspektin intelektual, politik e mos të flasim për atë retorik, Shkëlqesinë e Tij, presidentin e Republikës së Turkmenistanit (e kanë të përbashkët mik shpirti, zemre e sidomos interesi, demokratin e përmasave aziatike, Rexhep Hatip Erdoganin), zotëri Hashim Thaçi.

Në mënyrën më të paskrupullt i ka quajtur idiotër, mashtrues dhe gënjeshtarë politikanët e Kosovës duke ua shitur rrenën e vet të tjerëve. Edi Ramës dhe Hashim Thaçit nuk iu pëlcet prapanica nëse Kosova humb territor përmes korrigjimit të lehtë apo të rëndë të kufijve, ndërrimit të territoreve, tregtimit me serbët dhe shqiptarët fatkeq që do të shndërrohen në para të imta për pazare të mëdha me Serbinë midis kriminelëve Vuçiq dhe Daçiq dhe donkishotëve milionerë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Edi Ramës nuk i interesojnë kufijtë e Kosovës sikur as edhe ata të Shqipërisë nëse nuk ka një interes dhe nuk mund t’i përdorë për ta mbajtur pushtetin.

I tillë është edhe Hashimi, ky kallamar i ushqyer në hurdhat e Erdoganit dhe të Ramës. Shqipëria nuk ka gjasa të dalë nga ky kaos i organizuar midis dy komuniteteve politike të kriminalizuara e që identifikohen si pozitë demokratike dhe opozitë demokratike. Lul Basha, “gjyshi digjital” dhe Kryemadhja mendjevogël nuk janë alternativa e Edi Ramës, sikur që as Edi Rama nuk është mundësia për integrim të Shqipërisë. Lufta politike midis dy krahëve apo poleve politike të kriminalizuara e që udhëhiqen nga të korruptuarit bashkëpunues i ngjanë luftës së mafies për kontrollim të tregut dhe shitjes së substancave narkotike.

I vetmi dallim është se të dy baronët, i pari do Edi, për shkak të kontrollit të pushtetit ka mundësi që në treg të nxjerrë kokainën, si më shumë fitimprurëse kurse baroni i opozitës, don Luloja për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundësi të shesë kokainë por, kur i jepet rasti e shet heroinën e në rastin më të keq i promovon prodhimet vendore të Lazaratit, Dibrës apo të Shkodrës. Qoftë edhe figurativisht. Shqipëria ka nevojë për një forcë të re politike e cila nuk është e ngjizur nga banka e spermës politike të dhuruesve Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Prej “gjyshit digjital”, në këtë aspekt nuk ka aspak rrezik për faktin se banka e spermës që e ka deponuar 30 vjet më parë, kur kishte potencë politike është hedhur në mbeturina si material i papërdorshëm dhe i pariciklueshëm! I ka mbetur që kohë pas kohe ta lëshojë ndonjë pordhushe që nuk e shqetëson askënd përveçse vetë trembet nga pordha e tij. I vetmi rrezik është se kontribuon në ndotjen apo kontaminimin e mjedisit politik. Politika në Shqipëri është shndërruar në politikë të fiseve apo familjeve mafioze, në mungesë të një alternative për të cilën Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë si peshku për ujë apo i humburi në shkretëtirën e Saharasë për një fije flladi. Kemi të drejtë të shpresojmë për këtë alternativë politike sepse, në të kundërtën, ferrit të Dante Aligerit do t’i shtohen edhe disa rrathë të tjerë!

15 maj 2019 Prishtinë

Në vazhdim, Kosova, Maqedonia e Veriut apo vendi i Udhëheqësit të Madh të Popullit shqiptar. Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, nëse në ndërkohë nuk ia bashkon Kosovës, presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Më Shumë

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për rimbursim nga kuponët fiskal

ATK’ja ka njoftuar se ka pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve të qytetarëve lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal,...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...

Abrashi (VV): Një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, është standard i dyfishtë ndaj VV-së

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga ai i vitit 2014, nuk do të ishte...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja  Armina Mevlani është një ndër vajzat më të njohura të shoëbizz-it shqiptar. Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishë,...

Një burrë në Suharekë pengon zyrtarët policor në detyrë, arrestohet

Një burrë në Suharekë ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre, transmeton PrizrenPress. Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit...

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e...

Fillojnë përgatitjet e para për meçin Anthony Joshua – Kubrat Pulev, pritet prania e tifozëve

Anthony Joshua mund të mbrojë titujt e tij para tifozëve të tij edhe pse coronavirusi është ende i prezent. Kampioni i peshave të rënda në...

Policia e Prizrenit merret me identifikimin e personave të tjerë që kontaktuan 12 zyrtarët e infektuar me COVID-19

Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Mozzik dhe Loredana kalojnë Bajramin bashkë, çfarë i nxorri “zbuluar”

Mozzik kishte disa muaj pa takuar vajzën e tij Hanën, dhe gjatë javës që shkoi ai udhëtoi drejt shtetit zviceran. Ndërsa reperi ka ndarë disa...

Haskuka: Obelisku i dy pilotëve amerikanë është dëmtuar nga kushtet atmosferike

Obelisku i dy pilotëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, në Prizren, nuk është dëmtuar nga dora e njeriut. Kryetari i Prizrenit, Mythaer...

Mbappe flet sërish për “Topin e Artë”

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar...

Posta e Kosovës ulë pagat për zyrtarët e lartë

Në mbledhjen e fundit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur që të ulen për q30 për qind pagat...

Serie A po kthehet, zbulohen datat

Garat kampionale në Serie A të Italisë nuk do të anulohen dhe se institucionet shtetërore e kanë paralajmëruar rifillimin e tyre qysh në muajin...

Anulohet festivali “Sunny Hill”

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar zyrtarisht se edicioni i sivjetmë, i paraparë të mbahej në gusht, nuk do të mbahet për shkak të krizës...

Prizren, shoqërohen në polici tre persona për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Prizren ka shoqëruar tre persona në stacionin policor për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Sipas...

Nga e enjtja, 16 orë lëvizje pa kufizime, hapen edhe objektet fetare

Faza e tretë e lehtësimit të masave do të nisë më herët se që ishte menduar. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë...

Lajmet e Fundit

AAK kërkon hetime për tenderin e ulëseve dhe shtyllave të parkut në Prizren

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me menaxhimi ë Komunës e Prizrenit, duke pretenduar se gjatë periudhës së epidemisë...

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. Ai ka thënë se ky vendim është përtej imagjinatës...

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Malishevë: Kanos me armë gjuetie, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Malishevë ka raportuar për një mosmarrëveshje të datës 19.05.2020 me datën 26.05.2020 është kanosur me armë gjuetie nga i dyshuari mashkull...