8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shkuan për t’u takuar – ministri Zemaj i përzë dhe i quan rrugaçë inspektorët Shëndetësorë

Një incident ka ndodhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë ndërmjet ministrit Armend Zemaj dhe inspektorëve shëndetësorë.

Punëtorët e Inspektoratit Shëndetësorë shkuan sot në MSH për t’u takuar me ministrin Zemaj për t’ia adresuar pakënaqësinë e tyre për mos përfshirje në pakon e Qeverisë për pagesën shtesë prej 300 eurove, por sipas tyre, u përzunë nga Zemaj e madje njërin prej tyre e kapi për krahu.

Grupi prej rreth 12 inspektorëve kanë deklaruar për Gazetën se sot vendosën ta takojnë ministrin pasi kërkesën e tyre të adresuar me shkrim para disa ditësh, si dhe një takim që kishin pasur me shefin e kabinetit Bersant Beka, nuk kishin marr asnjë përgjigje.

“Sot vendosëm t’i drejtohemi me një takim ministrit Zemaj për ta informuar drejtpërsëdrejti me situatën, i cili nuk gjeti mirëkuptim për këtë duke iu drejtuar të gjithë inspektorëve si ‘rrugaçë’ që doni të shantazhoni, dhe pastaj duke kapur për krahu përfaqësuesin tonë të zgjedhur dhe duke i kërcënuar dy përfaqësuesit B.V. dhe N.K. se sot do t’iu jepen vendimet për lagim nga puna. Poashtu urdhëroi të lëshojmë të gjithë objektin e ministrisë për 2 minuta”, kanë deklaruar grupi i inspektorëve, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë arsye inspektorët shëndetësorë kanë deklaruar se punën e tyre nga sot do ta vazhdojnë në zyre, por jo edhe në terren për inspektime, përderisa nuk merret parasyshë kërkesa e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorët shëndetësorë për të njëjtën kërkesë i ishin drejtuar Zemajt me shkrim me datën 14 gusht, ndërsa më datën 14 tetor kishin mbajtur edhe një takim me shefin e kabinetit të Zemajt Bersant Beka, por nuk kishin marr asnjë përgjigje nga ta.

Grupi i inspektorëve kanë deklaruar se gjatë punës së tyre të përdishme gjatë pandemisë kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me Covid-19. Ata kanë thënë se nga data 16 mars deri më 13 tetor kanë kryer gjithsej 544 inspektime në institucionet shëndetësore të cilat kanë pasur si qëllim inspektime për Covid-19.

“Të prekur me Covid-19 në ISH kanë qenë 50 për qind e stafit të cilët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrave të punës, por përkundër kësaj ISH nuk është përfshirë në pakon emergjente”, thuhet në deklaratën e tyre.

Inspektorët shëndetësor sot kanë marr për detyrë inspektimin e Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Mjekimin Intensiv si dhe Spitalin e Vushtrrisë. Kërkesa e tyre është që pagesa shtesë prej 300 euro të bëhet në mënyrë retroaktive.

Grupi i përbërë nga inspektorët Dr. Fakete Hoxha-Haziri, Dr. Advije Mala, Dr. Ajla Zymber Çeshko, Dr. Bashkim Vatovci, Dr. Diana Shehu-Devaja, Dr. Labinot Zeqiri, Dr. Arbnora Mehmeti, Dr. Nora Kursani-Demjaha, Dr. Nysret Kuleta, Dr. Shemsi Bushi, Dr. Hikmete Blakqori, Dr. Majlinda Jusufi dhe Elvira Shyti-Kasapolli, janë punonjësit e ISH-së të nënshkruar në kërkesën e tyre për përfshirje në pakon emergjente. /

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit