26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi

Përfaqësues të Shoqërisë Civile kërkojnë që Qeveria e re posa ta marrë mandatin t’i rishqyrtojë vendimet e fundit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Nëse evidentohet se ka pasur shkelje ligjore, ata konsiderojnë se duhet të bëhet anulimi i tyre.

Javë më parë, Shyqiri Bytyqi, ndonëse ministër në largim, emëroi disa persona në bordet e tri universiteteve publike, një pjesë e tyre anëtarë të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). AAK dhe Partia Socialdemokrate (PSD) e ministrit Bytyqi në zgjedhjet e fundit kanë qenë në një listë të përbashkët zgjedhore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu, në shtator ministri mori vendim që të shtojë numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë pa rekomandim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (bordit të Agjencisë së Akreditimit). Këto vendime po cilësohen të dyshimta dhe të dëmshme.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, thotë se Qeveria e re duhet ta formojë një komision dhe t’i shqyrtojë këto vendime. Sipas tij, vendimet që i ka marrë Bytyqi së fundi nuk kanë qenë emergjente.

Më Shumë

Paralajmërim: Aktivitetet ilegale të mjeteve motorike në DAPK “Sharri” do të përballen me masa ligjore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon të përballet me probleme të shumta të...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit