18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e ka mbajtur takimin e radhës, ku është vlerësuar situata pandemike.

Në këtë takim, situata pandemike momentalisht u vlerësua e qetë dhe stabile.

Në këtë takim, është diskutuar nevoja intensifikim të aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së virusit dhe çështje tjera me rëndësi që lidhen me situatën e përgjithshme me pandemi në Komunën e Malishevës.

Edhe nga kjo mbledhje, Shtabi Komunal Emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me pandemi, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar, për shkak të rritjes së rasteve me covid-19 në vend, si dhe zbatimin në përpikëri të të gjitha masave dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore përgjegjëse.

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e Prizrenit

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Albi Shpuza, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër si përforcim për edicionin e ri. “Nga talentet më të spikatura...

Lajmet e Fundit