23 C
Prizren
E premte, 3 Korrik, 2020

Si e përshkroi Petro Marko epilogun e tërmetit të vitit 1967

Petro Marko për tërmetin e 1967-s. Prologu dhe Epilogu i një tërmeti.

Nga Gëzim Llojdia

Shkrimtari Petro Marko kishte vite i  gjendur në hije nga pushteti i kohës, shpesh pa punë dhe me degdisje larg  dhe nën frikën e arrestimit. Duhej tërmeti i  vitit 1967-s që dikush  do të ndërmendej për shkrimtarin e njohur. Në kujtimet e tij ai e shqyrton edhe këtë rast. Ndërsa te gazeta letrare e kohës gjejmë shkrimin e tij: “Prologu dhe Epilogu i një tërmeti”.

1.

Ja çfarë shkruan shkrimtari Petro Marko në vitin 1968 vetëm  pak muaj pas tërmetit të vitit ’67. Ky tërmet,  kaq vite më vonë  ndodhte në bregun  e qytetit të lashtë të bukuroshes  së Durrësit, mirëpo ai përsëritej, shqiptarçe njësoj.

“Ra tërmeti, shkruan P. Marko. Dëme të mëdha! Dimër. Shtëpi të rrënuara. Fëmijë dhe pleq përjashta. Thirrja dhe vendimi i Partisë dhe i Qeverisë: “Të gjithë banesat të ndërtohen brenda muajit. Falas dhe cilido, me dëshirë, le të dalë vullnetar për të ndihmuar”.

…”Midis kolonave  të makinave, karvanëve të kuajve, të njerëzve që mbushnin rrugët dhe monopatet e ngrira, ne  do të shohim dhe një të ri dymbëdhjetë vjeçar. R. S. Ballën nga Uraka e Librazhdit. Që natën e parë nga fshati i  tij u nis një karvan me kuaj e mushka. Ky karvan i ngjitej malit . Dhe stuhia zemërake  kërkonte që ta ndalonte marshimin e këtij karvani, që shkonte në zonat e Çermenikës së zezë për të ndihmuar. Burrat, duke mbajtur kuajt dhe mushkat nga kapistra me kujdes të madh kapërcenin shtigje shumë të rrezikshme. Në fund të karvanit dëgjohet një këngë. Ata që ishin në bisht të kësaj kolone dëgjuan:  “Cili do jetë?”

Kënga vazhdonte. Zëri i  atij, që e këndonte këtë këngë revolucionare, herë bëhej si zë vajze dhe herë si zë fëmije…Ndalën. Presin. Dhe shohin një të ri që tërhiqte mushkën e tij. E këshilluan të kthehej prapa. Se rruga ishte  e gjatë dhe vështirë. Po pionieri Ramazan u tha:

-Kot e kini! Unë do të vij me ju….Jam pionier…As tufani dhe as tërmeti nuk më tremb.

Burrat u këshilluan midis tyre dhe pasi e panë, që ky pionier nuk kthehej kurrë prapa,vendosën që ta merrnin. Dhe ky u tha:

-Ju falem nderës? Tani një gjë ju lutem!

-Çfarë kërkon më?

-Të këndoni, bashkë me mua…

Dhe kënga krisi. Tufani frynte më me zemërim. Po kënga përzihej  me uturimën e tij .

2.

Duke vijuar me skicën e shkrimtarit të njohur Petro Marko në pjesën e dytë të titulluar: “Epilogu”, shkruan:

“Kur Ramazani kthehej fitimtar nga betejat në fshatin Mirakë, kooperativistët kishin shtruar një drekë për vullnetarët nga Përmeti dhe Cërriku. Shtëpitë e dëmtuara rëndë ishin ndërtuar, të rejat kishin përfunduar shtatë ditë para afatit. Dhe tymi dilte nga oxhaqet e gjithë fshatit të vogël, i cili një vit kish që ishte bërë kooperativë dhe bukën e kishte prodhuar,  për një vit e gjysmë, kurse më parë nuk bënte bukë as për pesë muajt e vitit…”

Shkrimtari P. Marko në këtë pjesë vijon të përshkruajë kohën kur përfundoi ndërtimi banesave të shkatërruara nga tërmeti, kjo fatkeqësi natyrore   është fiks sipas një proverbi shqiptar: “E gjen nga s’e pandeh” të godet kur nuk e pret, por për vullnetarët që kishin lënë vatrat e tyre në ndihmë të vëllezërve puna dhe entuziazmi nuk reshtnin. Këngë e valle, shkruan shkrimtari. Autori përmend edhe drejtuesit politikë të kësaj zone  që gjendeshin në këtë vend. Me poshtë thotë: “Vajza dhe djem, dorë më dorë me specialistët nga Përmeti dhe nga Cërriku, hidhnin vallen fitores.” Shkrimtari, duke e përshkruar   këtë çast rindërtimi, thotë  se një vashë e re, të cilës shtëpinë ia rrafshoi tërmeti, pasi shprehu mirënjohje për ndërtesën e re,  i fali kooperativës, dy qetë që kishte si pasuri të vetme. Vasha e re që besonte në këtë ideal të kohës thoshte: “Se puna im dhe ëndrra ime i kushtohet fshatit tim. Kënga u ndez edhe më shumë. Të tjerë fshatarë nisën t’i falnin kooperativës së tyre  të re malore atë që kishin. Kryetari në emër të shokëve mori angazhime të reja. Për faljen e borxheve. Për ndriçimin e fshatit me dritë elektrike… Duke përmbyllur këtë episod nga zona malore ku tërmeti i vitit 1967 dëmtoi fshatra të tërë në dimrin e atij viti, shkrimtari P. Marko thotë: “…Ky ishte epilogu, pas fitores kundër armikut, që na sulmoi në befasi nga fundi i dheut dhe që e dërmuam brenda tre javëve….”

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, një grua goditet nga vetura

Një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në rrugën "Ekrem Rexha" në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...

7 raste të reja me COVID-19 në Prizren, 4 në Suharekë, 3 në Mamushë dhe 2 në Rahovec

31 TË SHËRUAR DHE 87 RASTE ME COVID-19! Sot më 28 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

Anton Quni fillon përgatitjet për ta rikthyer LDK-në në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka filluar përgatitjet për të marrë vitin e ardhshëm qeverisjen në Prizren. Ai, paralajmëron aktivitete dhe zgjerim të...

Bikinet e Abbyt që ngjajnë sikur maska

Abby së fundmi na ka habitur me një video që e hodhi në Instagram. Nëse keni pritur të zhivshet derisa xhiroi video, jeni gabim, ajo...

Hoti: Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse vazhdon ky ritëm i rritjes së të prekurve me COVID-19...

Në Klinikën Infektive 111 raste me koronavirus, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv. 66 raste janë duke u trajtuar...

Bayerni arrin marrëveshje me Cityn për Sanen

Raportohet se Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Leroy Sane. Bild raporton se klubet kanë arritur marrëveshje, dhe gjiganti bavarez...

Prokurori tërhiqet nga aktakuza për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën gjyqësore të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, u tërhoq nga aktakuza ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në...

A do të këtë sërish shtyrje të kësteve të kredive?

Banka Qendrore e Kosovës ende s’ka marrë ndonjë vendim për këstet e kredive. Në këtë institucion thonë se do të vazhdojnë së monitoruari me...

Nuk do ta shihni më seksi, modelja shqiptare sjell fotosesion sensual nga Amerika

Për momentin është njëra prej modelëve shqiptare më të kërkuara në Amerikë Bëhet fjalë për Lorena Halitin e cila këto ditë ka mbajtur disa fotosesione...

Thaçi sot u drejtohet qytetarëve rreth aktakuzës së Speciales

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte në 20:00 qytetarëve, me një fjalim nga zyra e tij. Fjalimi që nga Thaçi ishte paralajmëruar...

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Botërore, në vlerë të 46 milionë eurove

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Botërore përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro...

Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë. Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime...

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic. Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më...

Lajmet e Fundit

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...