17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Universiteti në Siegen të Gjermanisë hap dyert për nxënësit e gjimnazit “Loyola”

Universiteti gjerman në Siegen (landi Nordrhein-Westfallen) në Gjermani dhe Gjimanzi “Loyola” në Prizren, janë dakorduar për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen në mes këtyre dy institucioneve arsimore.

Kështu, nxënësit e Gjimnazit “Loyola” do të kenë mundësi të regjistrohen në këtë universitet pa ndonjë barrierë, përveç certifikatës me të cilën dëshmohet njohja e gjuhës gjermane.

Po ashtu, çdo vit akademik, Universiteti në Siegen, dy nxënësve të kësaj shkolle do t’ua mundësojë vijimin e një kursi të gjermanishtes pa pagesë, si kusht për të vijuar më tej studimet në ndonjërin nga drejtimet e këtij institucioni universitar.

Për të qartësuar detajet e këtij bashkëpunimi, ditë më parë në Siegen kanë qëndruar koordinatori i Gjimnazit “Loyola”, dr. Burkhard Löher, drejtori, Neki Jahaj dhe Martin Häusler, drejtues i Zyrës për Shkëmbime me jashtë të Gjermanisë (ZfA) dhe profesor i kësaj shkolle, të cilët u pritën nga Philipp Schmidt, udhëheqës i dikasterit për shërbimin e studentëve pranë këtij universiteti.

Më Shumë

Lajmet e Fundit