18.4 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Sot shënohet Dita e Mjedisit, pastrohet zona turistike në Prevallë

Dita e Mjedisit do të shënohet sot në Kosovë me një aktivitet në Prevallë që fillon me pastrimin e zonës turistike në Prevallë, organizuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

“Dita Botërore e Mjedisit – Është koha për natyrën!

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën WWF, zyra në Prishtinë.

Dita Botërore e Mjedisit është një aktivitet global që shënohet çdo vit me një porosi të caktuar me qëllim që të rris vetëdijen e grupeve të ndryshme shoqërore për veprime në shërbim të mbrojtjes së mjedisit.

Kjo ngjarje këtë vit shënohet me temën ‘Koha për natyrën’. Duke e ditur faktin që të gjitha të mirat materiale, ushqimi, ajri që thithim, uji që pimë dhe klima që na rrethon vijnë nga natyra, kjo moto ka për synim që të nxisë aktivitete që promovojnë mbrojtën e natyrës dhe rolin e saj për mirëqenien dhe shëndetin publik.

Në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon njerëzimi dhe planeti jonë, natyra po na dërgon sinjale se për tu kujdesur për veten, së pari duhet të kujdesemi për natyrën. Andaj është koha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të ardhmen e njerëzve dhe të planetit tonë duke respektuar dhe mbrojtur resurset natyrore. Është koha për natyrën.

Duke e ditur rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare për mbrojtjen e natyrës aktiviteti i AMMK është fokusuar në Parkun Kombëtarë Sharri, me moton Parqet për Shëndetin – Parqe të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm.

Aktiviteti do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në zonën turistike të Prevallës, në rrugën Prevallë-Brezovicë, ku do të ketë pastrim të mbeturinave përgjatë rrugës dhe rrjedhës së lumit si dhe ecje në natyrë deri tek lokacioni Burimi i Madh apo i njohur ndryshe si Shtëpia e Vëzhguesve. Me këtë rast do të shpërndahen edhe materiale promovuese dhe vetëdijësuese për pjesëmarrësit e aktivitetit.

Për të zbatuar rekomandimet për parandalimin e përhapjes së COVID19 aktivitetet do të zhvillohen me grupe te vogla, duke respektuar distancën sociale dhe duke u pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe dorëza”.

- Advertisement -

Më Shumë

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren . “ Në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Kosovar. Vdekjen...

Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me Coronavirus

Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë papunë, prej të cilëve sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 për...

Humbi betejën me sëmundjen, vdes ish-referi i njohur kosovar

Rushit Selimi, një emër i njohur i botës së sportit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ish-gjyqtari ka ndërruar jetë dhe mesazhet e ngushëllimit...

Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin...

Para katër muajsh ia kishte vrarë qenin në Dragash, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Një shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë...

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

Kufizimi i lëvizjes, e mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit do të fillojë nesër. Kështu shkurt ka njoftuar...

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 4 mijë e 307 raste, 2 mijë e 95 të shëruar – 94 të vdekur

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje...

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës...

Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë...

Qeveria do të adresojë rekomandimet e Kushtetueses rreth shfuqizimit të Ligjit për Paga

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se aty ku Kushtetuesja ka sugjeruar për korrigjim do të veprojnë në të gjitha kategoritë...

Prizren: E keqtrajtoi gruan, një vit burgim me kusht

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna...

Vdekjet misterioze në Infektivë: Policia fillon hetimet për gjashtë raste të dyshimta

Gjashtë vdekje të dyshimta kanë ndodhur brenda 48 orëve të fundit në Klinikën Infektive të QKUK-së. Të gjithë këta persona të shtrirë në këtë...

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...