Detaje rreth personit të infektuar me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV Dukagjinin se personi që ka rezultuar pozitiv është testuar direkt në Klinikën Infektive.

“Pas simptomave të paraqitura, Spitali Rajonal i Prizrenit e ka udhëzuar për në Klinikën Infektive ku edhe ka rezultuar pozitiv”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shehu thotë se personi në fjalë është nga fshati Tupec dhe duke filluan nga nesër sipas tij do të fillojë gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe burimit të infeksionit.

“Me rastin e ditës së sotme raste aktive me coronavirus në Komunën e Prizrenit janë 48 raste aktive”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren thotë se nga nesër do të fillojnë edhe ritestimet e personave që kanë qenë të prekur më herët ku edhe pritet të ketë të shëruar të shumtë.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve nga Komuna e Prizrenit ka shkuar në 136./Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Lajmet e Fundit