16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Tarifa 100% dhe një pyetje për Vjosën e Albinin

Sefte, një pyetje logjike Kryeministrit Albin Kurti dhe “ekspertëve” të tij, si dhe Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, e cila po flet pa e pyetur kush (edhe pse tarifat nuk janë kompetencë e saj por e Qeverisë): Përse shteti serb nuk e dërgoi “çështjen tarifa 100%” në Gjykatën e Arbitrazhit edhe pse për këtë, fillimisht u kercënua?

Halil MATOSHI

Ashiqare, me tarifën 100% ndaj mallërave të Serbisë, tregu i lirë është ndarë nga epoka e kolonializmit serb.

Suspendimi i tarifës, pa njohje nga shteti serb (ose pa asnjë kundërvlerë, ulësja në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar) dhe në vlugun e armiqësisë së shtetit serb kundër Republikës së 17 shkurtit, çon pashmangshëm në kthimin e Kosovës më 16 shkurt, 2008, që realisht është mësymje e Serbisë që rrafsh 12 vjet!

Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së 17 shkurtit, Albin Kurti, me deklaratën e tij se do ta heq tarifën (nuk është taksë!?) prej 100% dhe ta vendosë reciprocitetin e plotë me Serbinë, ka manifetuar frikë joracionale, pa e pasur të qartë se reciprociteti është edhe diplomatuk edhe politik e ekonomik: Nëse Serbia ia heq Kosovës një njohje, edhe Kosova ia heq asaj një njohje!???Nëse Serbia lobon kundër Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL edhe Kosova “ia kthen” me votën kundër në NATO!? Ose nëse Serbia blen pesë avionë lufte MIG nga Rusia, Kosova do të blejë po aq F-117 nga ShBA!?

Reciprociteti i plotë me Serbinë do të nënkuotonte të drejta të njëjta për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe për serbët në veri të Kosovës, por edhe me ata në Kosovën qëndrore dhe juglindore. Nëse “Azbuka” e Beogradit mësohet në Graçanicë, “Abetarja” e Prishtinës në Luginë?

A mund të arrihet kjo, në kushtet aktuale, kur fashizmi në Serbi është ideologji shtetërore!?

Kryeministri po bë hajgare me nocione që ashiqare nuk i ka të qarta, por i përdor vetëm si propagandë për ta shfaqur vetën të ndryshëm!?

Për çfarë reciprociteti po flet Kryeministri, kur dihet se eksporti vjetor i Serbisë në Kosovës është 500 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi 20 milionë euro?

Më poshtë po i rëndis shtatë argumente kundër suspendimit të taksës, që Kryeministri Kurti dhe ndjekësir e tij t’u përgjigjen me kundërargumente.

Nëse i kanë!?

1– Armiqësia e hapur dhe agresioni diplomatik i Serbisë me synim zhbërjen e entitetit juridik-politik, Republikës së Kosovës, si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, nga brenda (persekutimi i pjesëtarëve serbë dhe të pakicave të FSK nga milicia sekrete, BIA) dhe nga jashtë, propaganda e rrezikshme kundër të drejtës së Kosovës shtet, joshja apo korruptimi si dhe shantazhimi i shteteve të vogla dhe jo aq të informuara me proceset në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë, për tërheqje të njohjës po vazhdon;

2 — Tarifa 100% e Kosovës në mallërat e Serbisë dhe Bosnjës, përfiton madje edhe ekonomia amerikane, sado në parametra simbolikë, ajo nga 3 milionë euro, eksportin në Kosovë në nëntor – dhjetor 2018 e ka ngritur në 7.66 milionë €. Pos ShBA-së nga ‘Taksa Haradinaj’ kanë përfituar edhe tetë shtete të BE-së dhe veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia, e para nga 10.8 milionë euro e ka rritur eksportin në Kosovë në 17: 96 milionë €, ose 44.5 %, kurse e dyta, nga 12.6 milionë € në 17.48 milionë €.

3 — Tarifa legale është emri i dytë i sovranitetit shtetëror. Tarifa nuk vendosin bajraçet, mahallat, apo “tokat e askujt” dhe piratët, po veç shtetet. Presidenti Trump nuk ngurron ta cilësojë vetën si “Njeri i tarifave”!?

4 — Tarifat si kjo e Kosovës 100%, është normë ndërshtetërore në fushën e luftës ekonomike (por edhe armë politike e diplomatike pse jo!) dhe çështje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është ndërmarrë duke e zbërthyer masën mbrojtëse që buron nga Neni 18 të CEFTA – s për sigurinë kombëtare.

5 — Neni 18 i CEFTA-s u lejon anëtarëve të saj të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për “mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë ose për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare ose politikave të brendshme”. Serbia, e mbështetur nga Bosnja dhe Hercegovina, vazhdimisht dhe në mënyrë aktive përpiqet të minojë sigurinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Veprimet e saj shkelin zotimet e detyrueshme ligjore dhe politike, duke përfshirë Marrëveshjen e Brukselit mbi Normalizimin e Marrëdhënieve. Këto veprime kërcënuan interesat thelbësore të sigurisë së Republikës së Kosovës.

6 — Serbia ka shitur në Kosovë 500 milionë euro, por po të mos ishin fushatat e ndryshme sensibilizuese dhe vet tarifa, kundër produkteve serbe, për këto dy vjet llogaritet se ky potencial orej 500 milionëve do të rritej në një miliard. Nuk besoj se ka njeri me dije elementare ekonomike qe humbjen e një tregu prej 500 milionë euro (deri një miliard) e konsideron si jorelevant për atë shtet. Luftërat nisin rëndom për kontrollin e tregjeve apo jo?

7 — Serbia më saktësisht, shet mallëra prej 16.5 miliardë euro ne botë, kryesisht armatim dhe teknologji. Kosova është tregu kryesor i Serbisë (bashkë me Bosnjën e Malin e Zi, më pak Maqedonia e Veriut) në industrinë ushqimore. Zyrtarët serbë kanë konfirmuar se Serbia humb 500 milionë euro në vit, si pasojë e tarifës 100%, duke qenë se degë të industrisë serbe kanë pasur linja të posaçme prodhimi për tregun kosovar, që ngjall dyshime edhe për vet cilësinë e këtyre mallërave.

Tashti zgjidhni ndermjet “mbrojtjës së konsumatorit” nga 3% e rritjës së çmimeve dhe nënshtrimit të tregut kosovar kolonializmit serb!?/Gazeta Express/

Më Shumë

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Dita e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren/ Një javë aktivitete

Përgjatë gjithë javës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënësit e këtij institucioni arsimor. Këto aktivitete janë organizuar në...

Lajmet e Fundit