Demaliaj i AAK-së akuzon Kurtin se u takua fshehurazi me Gjuriqin në Berlin, i përgjigjet deputeti i LVV-së, Abrashi

Debate të ashpra janë zhvilluar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini mes deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj dhe atij të LVV-së, Artan Abrashi për taksën ndaj Serbisë.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e  taksës në këmbim të votave të Listës Serbe, përcjell Telegrafi.

“Kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”, deklaroi ai.

Demaliaj thotë se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.

“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”

Ai ka thënë se organet e sigurisë duhet të hetojnë këtë veprim të Kurtit.

Demaliaj ka thënë se nëse ky takim nuk ka ndodhur do të kërkonte falje për deklaratat e tij.

Deputeti i Vetëvendosje Artan Abrashi i është përgjigjur akuzave të Demaliajt se gjoja Kurti është takuar me Gjuriqin.

“Si mund të ketë një deputetë mekanizma të intelegjencës që shkojnë deri në Berlin. Këto aftësi i tejkalojnë edhe ato të AKI-së. Unë nuk i kam këto informata. Do ta pyes zotin Kurti”, tha Abrashi./Telegrafi/

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit