5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Teksti i shkëlqyer i ushtrimeve gramatikore

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

Shumëherë dëgjojmë se lëndët si: matematika, fizika, kimia dhe gjuha ( gramatika ) janë të vështira për t`u mësuar. Këtë thënieje e dëgjojmë nga nxënësit, studentët, madje edhe nga një numër bukur i mirë i mësimdhënësve. Ka shumë prej tyre që kur duhet të shpjegojnë ndonjë njësi të gramatikës, ata i ikin asaj. Mirëpo, ka edhe prej atyre që e zhvillojnë njësinë gramatikore në formën shkel e shko.

Gramatika e një gjuhe nuk mësohet në mënyrë mekanike, por ai shpjegim bëhet në mënyrë logjike. Lind pyetja se ku qëndron i të shpjeguarit logjik në gramatikë?
Logjikën e të shpjeguarit, mësimdhënësi e përdor kur me dy fjali ua tregon nxënësve se p.sh. emrat gjinisë mashkullore që mbarojnë me mbaresën rasore -i lakohen në të njëjtën mënyrë dhe merr një shembull: një mal, i,e një mali, një mali, një mal, prej një mali dhe në trajtën e shquar të numrit njëjës: mali, i,e malit, malit, malin, prej malit.
Në numrin shumës: dy male, i,e dy maleve, dy maleve, dy male, prej dy maleve ose në trajtën e shquar të shumësit: malet, i,e maleve, maleve, malet, prej maleve.

Të gjithë emrat që mbarojnë me mbresën rasore -i lakohen në këtë formë. I njëjti shpjegim vlen edhe për gjininë femërore dhe asnjanëse, kuptohet gjithnjë duke demonstruar një shembull. Kjo vlen edhe për lakimin e mbiemrave qofshin të gjinisë mashkullore, apo femërore. Dallimi i mbiemrit të gjinisë mashkullore nga ai i gjinisë femërore është vetëm te nyja e përparme I për gjininë mashkullore dhe E për gjininë femërore, p. sh. I MIRË, E MIRË.

Te mësimdhënësit paraqitet problemi i shpjegimit të foljeve. Ata mendojnë se janë shumë folje. Nuk është ashtu. Gjuha shqipe i ka vetëm katër folje, e ato janë: foljet e zgjedhimit të parë, të dytë, të tretë dhe foljet e parregullta. Secila folje që mbaron me mbaresën vetore në kohën e tashme të mënyrës dëftore të zgjedhimit vepror me mbaresë vetore -J zgjedhohet në të njëjtën mënyrë, p.sh. unë punoj, punon, punon, ne punojmë, ju punoni, ata punojnë. Foljet e zgjedhimit të dytë janë të gjitha foljet që në të tashmen e dëftores veprore mbarojnë me bashkëtingëllore.

Në këtë zgjedhim bëjnë përjashtim vetëm tri folje që mbarojnë me zanore, por që i takojnë zgjedhimit të dytë, e ato janë: ECI, IKI dhe HIPI.

Foljet e zgjedhimit të tretë janë të gjitha foljet që në tri vetat e para të kohës së tashme të diatezës veprore mbarojnë me zanore dhe nuk e ndryshojnë temën, p.sh. SHTIE, ZË, NXË etj. Te zgjedhimi i foljeve të parregullta është një filozofi tjetër e të shpjeguarit. Krejt kjo vështirësi që ndodh në të shpjeguarit e këtyre fenomeneve gjuhësore, bëhet për arsye se mësimdhënësve u mungon çelësi i cili hap dyert e të shpjeguarit te nxënësi.
Për mësimin e gramatikës së gjuhës shqipe kemi libra nga autorë të ndryshëm.

Në vitin 2017 Shtëpia botuese ” Meshari” në Prishtinë, botoi librin e prof. asocc. dr. Shkëlqim Millakut me titull: TEKST USHTRIMESH PËR LAKIMIN E EMRAVE DHE ZGJEDHIMIN E FOLJEVE. Recensent i librit është dr. Asllan Hamiti, i cili ka bërë një punë profesionale të shkëlqyer. Ky libër fillon me parathënie, pastaj vazhdon me lakimin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të emrave, si dhe duke na dhënë edhe emra të tjerë për ushtrim.

Në brendi të librit autori bën lakimin e mbiemrave si dhe lakimin e disa përemrave. Në fund të librit dr. Shkëlqim Millaku jep një pasqyrë të zgjedhimit të parë, të dytë dhe të tretë të veprores dhe joveprores. Për hartimin e librit, autori është konsultuar me literaturë të bollshme, gjithsejt 32 tekste. Libri është hartuar për të gjitha kategoritë e njerëzve që merren ose duan të merren me gjuhën shqipe. Një gjë më ra në sy te ky libër se ky libër nuk ka katakreza.

Secila fjalë e shkruar është e kuptueshme për të gjitha grupmoshat. Ky libër është i mirëseardhur për nxënësit dhe studentët sidomos në këtë kohë pandemie kur nxënësit nuk mund të vijojnë mësimin në shkollë çdo ditë, por janë të obliguar të mësojnë në shtëpi.

Mund të them se libri që është në duar të nxënësve dhe studentëve, është një çelës i mirë që i hap dyert drejt zgjidhjes së detyrave për lakimin e emrave, mbiemrave dhe përemrave si dhe të zgjedhimit të foljeve pa prezencën e mësimdhënësit. Me një fjalë të themi se është një tekst i shkëlqyer i ushtrimeve gramatikore.

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit