7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Veseli dhe Gashi shkarkojnë drejtorin e ri të Muzeut: Ne kemi vendime dhe jo fjalë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.

“Kjo do të ndodhë, kjo është e domesdoshme të ndodh, kam biseduar edhe me Ministrin, ne jemi vetë ata, në fakt unë e kam sjellur edhe kompaninë angleze si iniciativë të vijë dhe të kontrollojë procesin e rekrutimit, e dijmë të gjithë që ka probleme me procesin e rekrutimit në mënyrë të veçantë punësimet të cilat janë nepotike apo partike dhe të afërme, duhet të dnërprehen dhe duhet ti japim shansa dhe mundësi njerëzve në mënyrë të barabartë, deri në fund ky proces do të ndodhë, për faktin se i duhet Kosovës, i duhet inkurajim rinisë për ta kuptuar se kanë shansa të barabarta, ky është vetëm një vendim i cili është një mesazh, artistët janë frymëzuesit e identitetit tonë shtetëror edhe kombëtarë të cilët munden ta përçojnë mesazhin për vendet tjera, atë se çfarë jemi ne dhe çfarë mundemi të bëjmë ne, ne kemi përmirësuar edhe situatën e tyre duke iu falenderuar pikërisht veprimeve që ky ministër i ka ndërmarrë, ndaljen e abuzimeve dhe luftën kundër korrupsionit, janë po ato para të cilat në një kohë të caktuar janë shpenzuar ndoshta në mënyrë jo të mirë, për të mos thënë edhe korruptive dhe tani kemi një situatë e cila është e re, përmes komunikimit të drejtëpërdrejtë me artistët, zgjidhjes së problemeve të tyre, janë rritur edhe 50 përqind pagat, është dyfishuar buxheti për këto kategori, kemi një situatë kur është më e mirë për artistët dhe për ne”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon në një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i Ministrit të Kulturës sot për ta shkarkuar komisionin dhe anuluar vendimin e përzgjedhjes.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë, po del se është edhe e velfshme, duhet ta bëjmë të gjithë bashkarisht dhe do ta bëjmë, ky është orientimi ynë parësorë, lufta kundër korrupsionit nuk është qëllimi, është mjeti për të arritur deri tek qëllimi që njerëzit të kenë një jetë më të mirë, një zhvillim ekonomik dhe një integrim më të fuqishëm euroatlantik të Kosovës, kjo do të jetë edhe rruga jonë”, shtoi Veseli.

Si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi, Veseli ka thënë se tash ka më pak nepotizëm dhe korrupsion në fushën e kulturës dhe mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë, duke ndaluar largimin e tyre.

Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.

“Dua të them që ky proces monitorohet edhe nga ndërkombëtarët edhe nga shoqëria civile. Dje unë e kam pranu një raport nga anëtarët që e kanë monitoru këtë proces dhe pas konsultimeve dhe në koordinim me kryetarin Kadri Veseli kam vendosë që procesin ta rikthejmë nga pika zero për faktin se dua edhe si Ministër i Kulturës por edhe si drejtues i këtij institucioni të krijojmë kushte dhe mundësi të barabarta për secilin anëtarë që ka konkuru për drejtor të muzeut, natyrisht që edhe veprimi tjetër që do ndodhë është edhe shkarkimi i komisionit i cili ka intervistu dhe ka zhvillu procedurat dhe natyrisht pastaj do hapim mundësi të reja duke krijuar kushte që secili anëtarë që ka apliku për drejtor të muzeut, të ndihet i barabartë dhe ky proces të jetë tejet transparent, dua të theksoj faktin se lufta kundër korrupsionit e nisur na kryetari i Kuvendit, do ndodhë edhe tek procedurat ligjore te rekrutimi të çdo punonjësi qoftë brenda Ministrisë të Kulturës por edhe në institucione”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë.

“Përderisa të tjerët flasin për korrupsionin, ne veprojmë për secilin rast veç e veç dhe në rastin konkret, për drejtorin e muzeut kemi vendosë që të gjitha procedurat ti rikthejmë në pikën zero, të fillojmë nga e para dhe natyrisht komisioni ose këshilli që ka procedu me këtë mënyrë të përzgjedhjes së drejtorit do të shkarkkohet dhe do të zgjedhim një komision të ri, nëj bord të ri i cili do ta garanton edhe atë që kryetari i Kuvendit e ka nisë një luftë të rreptë kundër nepotizmit, korrupsionit e kundër çdo dukurie negative, natyrisht që korrupsioni nuk luftohet me gaz lotësjellës dhe me moltov, por me veprime konkrete dhe ne këtë jemi duke e bërë çdo ditë edhe si Ministër por edhe si anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi Gashi.

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit