Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Afër 99 persona kanë zënë pozicionet në sheshin “Skënderbeu”.

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me coronavirusin, ku është thënë se do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Forma e re e protestës do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet, duke respektuar distancën sociale dhe mbajtur maskën. /Telegrafi/