16.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Vetëvendosje pret votat e PDK’së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka arsyetuar nismën e saj për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, në kohën kur vendi po përballet me një krizë të madhe me pandeminë.

Për Vetëvendosjen është pikërisht, menaxhimi i dobët me pandeminë nga Qeveria Hoti, që ka shtyrë ata të marrin një iniciativë të tillë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë se mocioni ndaj Qeverisë është parë si nevojë e domosdoshme për të ndal keq menaxhimin me pandeminë.

Vetëvendosje e cila kishte kritikuar ish-partnerin e koalicionit LDK-në, e cila po ashtu në kohën kur vendi përballej me pandeminë COVID-19, kishte iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, vlerëson se mocioni i iniciuar nga ta dallon shumë nga ai LDK-së.

“Ai dallon thelbësisht nga mocioni që ishte bërë për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se ai ishte bërë për kundër pandemisë, kurse ky mocion po bëhet pikërisht për shkak të pandemisë, duke qenë se ka një pajtueshmëri të padiskutueshme se menaxhimi nuk është aspak në nivel, për të mos thënë që është inekzistent me shifrat tash alarmante ku brenda vetëm dy muajve kemi 270 të vdekur”.

“Prandaj kjo është paraqitë si nevojë edhe domosdoshmëri për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të këtij cikli të keq të menaxhimit”, është shprehur Kryeziu.

Por, për ta realizuar iniciativën e tyre, Vetëvendosje po kërkon bashkëpunimin edhe të tjetrës parti opozitare, PDK-së, me të cilën deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim.

Kryeziu ka thënë se presin që PDK të jap mbështetjen e tyre për të cilën sipas tij, janë shprehur edhe publikisht.

“Ne kemi bërë thirrje të enjten, deri më tani kemi 31 nënshkrime, shefi i grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi është në pritje të PDK-së që ti jep komentet e saj në kuadër të tekstit të mocionit dhe të ofrojnë përkrahjen e tyre të cilën e kanë thënë publikisht, paraprakisht”.

“Konsideroj që ky far lloj komunikimi me PDK-në po ndodh në kuadër të suazave të partive në opozitë që kanë një qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

Por, PDK ka shprehur interesim që ta rrëzojë Qeverinë Hoti, por për të ndodh kjo, Vetëvendosje duhet t’i sigurojë 40 nënshkrime për ta proceduar mocionin në Kryesi të Kuvendit, pasi partia e Veselit nuk do t’i jap nënshkrimet që të procedohet në kryesi.

E për zëdhënësin e VV-së, ajo çfarë deklaron PDK, është kontradiktore

“Brenda fjalisë ka kontradikta mes vete, në qoftë se është në parim për rrëzimin e qeverisë, pse duhet të jetë kundër për nënshkrimin e mocionit, kur si në rastin e parë dhe të dytë, rezultati është i njëjtë, rrëzimi i Qeverisë. Ata nuk e kanë pasur problem rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie, atëherë kur pandemia po menaxhohej mirë, dhe sot nuk ka se si të jetë pandemia, arsyeje për mos rrëzimin e Qeverisë, pikërisht që kjo e fundit po bënë një keqmenaxhim për të cilën edhe vet zyrtarët më të lartë të PDK-së, pajtohen”, është shprehur ai.

Kryeziu, ka thënë se do t’i komunikojnë të gjithë ata që përkrahin nismën e tyre, kur është pyetur nëse do të kërkojnë votat e minoriteteve jo serbe, të cilat po ashtu kishin votuar për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Ne do të komunikojmë me të gjithë ata që të cilët shprehin vullnetin për ta mbështetur nismën tonë dhe ne presim që fillimisht nisma jonë të mbështetet nga paritë opozitare që kanë pasur qëndrime publike se janë pro dhe gjithmonë rrëzimit të Qeverisë”, është shprehur Kryeziu.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të enjten për nismën e saj për rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes mocionit të mosbesimit. Dhe deri tani përveç 31 votave të deputetëve të saj nuk ka siguruar ndonjë votë tjetër.

Që një mocion mosbesimi të procedohet për në Kuvend duhet së paku 40 vota. Ndërsa nëse mocioni hynë si rend dite në seancën e Kuvendit, për të kaluar, pra për rrëzimin e Qeverisë duhen së paku 61 vota/eo.

- Advertisement -

Më Shumë

Lëndohet një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar në Prizren. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës. “Është raportuar se viktima ka pësuar lëndime të renda trupore...

Presidenti Thaçi ndan “Urdhërin e Lirisë” për presidentin amerikan Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të...

Kosovarët shpëtuan sezonin turistik në Shqipëri

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës. Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina...

Prizreni me 3 raste të reja me coronavirus

Nga publikimi i të dhënave në 24 orët e fundit mbi situatën më COVID-19 nga IKSHPK bëhet e ditur se në Komunën e Prizrenit...

Ky është personi që u vra sonte nga policia në Prizren (Foto)

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të Besnik Shalës i njohur me nofkën “qorri” që u vra sonte nga policia në Prizren. Ai po kërkohej për...

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Sot pritet të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e filluar të enjten. Deputetët pritet të mblidhen në orën 13:00. Kjo seancë është vazhdim i...

Shërohen 4 persona në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Sot janë shëruar katër persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i...

Greqia goditet nga një tërmet

Greqia është goditur nga lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të...

Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19

Rusia është duke pritur që të regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19 deri kah mesi i muajit tetor. Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve...

Abdixhiku reagon kundër emërimit të Zafir Berishës

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike. Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer...

Familja kërkon drejtësi për vrasjen e mistershme të Abedin Bytyqit, Apeli kthen rastin në rigjykim

“Ani e kanë vra e kanë vra, po pse me ja kall trupin se?” Kësaj pyetjeje nuk po i gjen kurrsesi përgjigje tash e 4...

21 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 21 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i...

Zafir Berisha thotë se Facebook-u iu hakua në Nish të Serbisë

Zëvendësministri i Punëve të Brenshme të Kosovës Zafir Berisha ka thënë se derisa ishte duke duke e ndërruar paswordin e facebook-ut të hakuar ka...

Kur do t’i marrin shtesat zyrtarët policorë?

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka treguar se zyrtarët e Policisë së Kosovës do t’i marrin paratë shtesë brenda këtij muaji. Ai...

Digjen dy shtëpi në Carrallukë të Malishevës

Dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga rrjeti elektrik në Carrallukë të Malishevës, raporton PrizrenPress. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Katër shqiptarë ministra të Jashtëm në Ballkan, Abazoviç drejt pozitës së kryediplomatit

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit...

Lajmet e Fundit

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre. Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...