10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

VIDEO – Samadraxha e Suharekës, fshati që po braktiset nga të rinjtë

Lufta ka dy dekada që ka përfunduar, por ajo e përditshmërisë për një punë e jetë më të mirë, ende vazhdon të jetë prezente.

Të rinjtë e vendit, nëse dikur dilnin në shtetet perëndimore në mënyrë ilegale, tani me tregun më të bollshëm të punës në vendet perëndimore, po migrojnë me dokumente.

Ky largim ka nisur të japë efektet në terren. Në rastin konkret, në Samadraxhë, në këtë fshat të madh të Suharekës, kjo vërehet duke nisur nga shkolla e cila çdo vit ka më pak nxënës, e të rinjtë nuk duan të krijojnë familje në vendlindjen e tyre.

Sa për ilustrim, vetëm këtë vit shkollor, me familjet e tyre u larguan 150 nxënës të shkollës së këtij fshati, ndërsa sipas banorëve, Samadraxhën e braktisën rreth 1 mijë e 500 banorë.

Samadraxha e komunës së Suharekës , është fshati që dikur krenohej me bukurinë dhe raportet e shkëlqyera në mes të banorëve. Kryesisht ishte e fokusuar në vreshtari, pa lënë anash edhe prodhimin e perimeve. Por asnjëra nga këto nuk është më prioritet në këtë fshat. Krahu i punës ia ka kthyer shpinën atij e rrugët që dikur ishin plot me të rinj e fëmijë janë zbrazur.

Më poshtë mund të ndiqni reportazhin nga ky fshat:

 

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit