16.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Xhavit Ukaj: Nuk pendohem për Vjosën – Partia më mbështetë!

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e thotë me mburrje se është deputeti më i votuar nga radhët e LDK-së në Prizren, sic shprehet: “në të gjitha mandatet”.

Ukaj në Indeks-Intervistën – prodhim i “Indeksonline” – me gazetarin Kreshnik Berisha – ka thënë se rasti me kryeparlamentaren Vjosa Osmani ka ndodhë aty për aty.

“Kur unë jam munduar me ja tërheqë vërejtjen znj. Osmani se deputetët e VV, flasin edhe nga anash dhe ajo nuk ua tërhek vërejtjen, kurse neve të Lidhjes Demokratike për cdo imtësinë na drejtohet: ulu, shuj, mjafton e këso sjelljesh. Kështu që për momentin unë kam reaguar dhe ajo ka reaguar, ka ndodhë cfarë ka ndodhë, shihet dhe në televizione, dhe ky rast ka përfunduar me kaq. Mirëpo znj. Osmani, rastin që ka ndodhë, për momentin, e ka lajmëruar edhe në polici, për cka dhe kam dhënë deklaratë” – ka thënë deputeti Xhavit Ukaj.

Ukaj nuk e mohon se ishte acaruar edhe për shkak të qëndrimeve të bashkëpartiakes së tij e cila është rreshtuar kundër vendimeve të Partisë.

“Po normal, qëndrimet e saj tashmë nuk përkojnë me qëndrimet e LDK-së.S’është e drejt fare, s’është e drejtë sepse prej 28 deputetëve vetëm ajo është jashtë qëndrimeve të LDK-së, kështu që dhe nuk e shoh të arsyeshme ajo me u nda, në atë formë”– ka thënë Ukaj.

Nga ana tjetër reagimi i LDK-së ndaj këtyre përpasjeve është mbështetës thotë deputeti nga Prizreni.

“Normalisht që më ka mbështetë (LDK) … se s’ka pas pse me më kritikuar aty… të jemi më të qartë, unë znj. Osmani nuk e kam ofenduar cfarë është kryesorja. Ajo e ka ngritë zërin, unë e kam ngritë zërin dhe asnjë fjalë ofenduese nuk e kam përdorë… për ta vërtetuar këtë, kam dhënë deklaratë dhe në polici por dhe ekzistojnë incizimet direkte” – ka thënë Ukaj.

“Jo… krejt ka përfunduar aty dhe nuk jam penduar fare sepse nuk e kam ofenduar, kështu që nuk kam nevojë të pendohem” – është shprehur deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj.

“Ajo e ka ngritë zërin dhe gishtin. Normalisht dhe unë kam reaguar, iu kam afruar afër, ia kam tërhekë vërejtjen të mos bërtas se ti je deputete dhe une jam deputet. Të njëjtin rol e kemi në Kuvend” – ka deklaruar ai.

Ndërsa sa i përket rastit të Mimoza Kusari-Lilës, deputeti Xhavit Ukaj thotë se e kishte bërë vetëm një koment për të, dhe se s’ka kurrfarë kontakti me deputeten e Vetëvendosjes.

Ai shpreson të mos ndodhin përsëri raste të tilla në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Më Shumë

Lëndohen dy gra në një aksident në Prizren

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit nga një veturë të drejtuar nga një i dyshuar. Policia në raportin ditor ka bërë...

Nisma në Prizren përgatitet për zgjedhjet e brendshme

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka formuar grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj. Kryetari i degës, Zafir Berisha, në takimin që...

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...

Një i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 62 të infektuar të rinj. Shifra...

Masat që pritet të lehtësohen

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19. Në takimin e kryesuar...

Aksident në Prizren, 5 të lënduar

Një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ka ndodhur dje në rrugën "Transiti i Vjetër", në Prizren, raporton PrizrenPress. Sipas Policisë, si pasoj...

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...

Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me...

Mungon i pandehuri dhe i dëmtuari, shtyhet seanca për vjedhje në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve Arian Përzhaku dhe Erlind Gegaj për...

Së shpejti fillon ndërtimi i QMF në lagjen Arbana në Prizren

Kryeshefi i mjekësisë familjare në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare të re...

Ballkani fiton derbin ndaj Feronikelit

Ballkani është treguar skuadër e fortë në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, sot në Suharekë, në kuadër të javës së...

Përshëndetje emocionuese e Vedat Muriqit me Fenerbahcen – presidenti dhe legjenda e klubit turk me fjalë të mëdha për sulmuesin

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce është përcjell me respekt, por edhe mërzi nga klubi i madh turk. Si rrallë herë në futboll, ndarja e...

Prova, përgjime e dëshmitarë okular- Pse hoqi shteti dorë në dënimin e të dyshuareve për vrasje të dyfishtë në Malishevë?

Vrasja e dy vëllezërve në oborr të shtëpisë në Plloqicë të Malishevës edhe pas më shumë se dy viteve nuk ka gjetur drejtësisë. Motra e...

Në Prizren një person plagoset me predhë

Një person ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një predhe, raporton PrizrenPress. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së të shtunës në Prizren. Sipas Policisë,...

Kosovarët shpëtuan sezonin turistik në Shqipëri

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës. Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina...

Lajmet e Fundit

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre. Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...