16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zgjedhjet e partive në Prizren

Nga Fatmir Pireci

Gllabërimi i tërësishëm i jetës institucionale socio-politike dhe ekonomike e deri te vrasjet në masë që i kreu regjimi serb në Kosovë, nder vite, duke i shterur mjetet e politikës paqësore, dialoguese (atëhere kur mekanizmi i shtetit e humb torruan e vet në oborr), mjeti i fundit politik është lufta si instrument për zgjidhjen !

Dhe, pas luftës në Kosovë, shoqëria kosovare, e më pastaj shteti i Kosovës fitoi identitetin e nëpërkëmbur nëpër shekuj, të cilin identitet ndërkombëtarësh e ushtron tash e më se një dekadë!

Është për keqardhje që klasa e jonë politike e as elita jonë intelektuale nuk ia doli t’i përmbush pritjet patriotike të qytetarëve, të ndërtoj shtetin ligjor të së drejtës, të sendërtoj sakrificën shumë shekullore të të rënëve për idealin e lirisë e të shtetësisë! Për idealin e mijëra të të rënëve të ushtarëve të Lirisë!

Na u imponuan e nuk i qëndruam betejës së klasës politike për gllabërim e pushtet, e jo për shtet ligjor të dinjitetshëm për secilin qytetar! Mburrja historike sikur na mbeti së eksploruari gjatë rrugëtimit të këtij shekulli.

Nga i gjithë ky rrugëtim çoroditës i derisotshëm, të shpresojmë se prurjet e reja në partitë politike do te sjellin “pjellëshmerinë” e mirëqenies sociale, do ti reduktojnë keqpërdorimet e pronës, parasë, korrupsionit, vuajtjes materiale e shpirtërore , kthimin e shpresës për jetë më të mirë te të rinjt, marrjen e diplomës pa dije, etj.

Shpresë për kursin e ri të politikëbërjes !

Si shumë herë në të kaluarën, nga Prizreni janë iniciuar procese evolutive mbarëkombëtare dhe jo vetëm politike.
Ajo që kësaj radhe më bën të ndjehem i shpresuar, janë prurjet në udhëheqjet partiake të Prizrenit : në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike.

Modalitetet e prurrjeve në këto dy partitë politike, më të mëdhatë si për nga besimi qytetarë ashtu edhe për nga shtrirja fizike në terren, dallojnë nga mënyra, kualiteti kadrovikë, struktura organizative, komunikimi politik brenda partiak dhe ai me opinionin publikë !

Sa i përket rekrutimit ose përgatitjeve të kuadrove të reja për të marrë timonin e udheheqjes, asnjëra nga këto dy partitë nuk kanë shumë për tu mburrur. Në të dyja këto subjekte politike ende sot e kësaj dite “zgjidhen” militantët, servilët ose njerëzit e “tarafit”!

Ku është shpresimi për të shpresuar !

Në PDK, paria udhëheqëse e cila mundet të jetë edhe bartëse e qeverisjes lokale në mandatin e ardhshëm, personifikohet me të parin e partisë, një kuadër i dijes në rrafshin menaxherial, i pa korruptuar, me shumë vullnet dhe vizion, me një koncept të qartë zhvillimor të qytetit. Bashkëpunëtorët e tij të dorës së parë, janë kuadro të dëshmuara, me integritet moral e profesional !

Në LDK, kryetari i Degës i sapozgjedhur, është bartës i luftës për çlirimin e vendit,
që nga paslufta asnjëherë nuk ka hezituar mosbindjes institucionale, i rreshtuar në idealin dhe pastaj shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës ! Edhe sot , në cilësinë e deputetit të Republikës, në shumë raste është treguar mbrojtës i denjë i themeleve te Republikës, i dijes dhe i sakrificës, i pa përfolur asnjeherë për keqpërdorime apo abuzime të aseteve publike! I njohur për të sjellur ndryshime pozitive në parti dhe në qeverisjen e radhës lokale.
Ajo që më ngjall shpresën është se piramida partiake e Degës së LDK-së, gjegjësisht Kuvendi i saj veproi sipas parimit : nga baza lartë !

Një karakteristikë e përbashkët e kuvendarëve të të dyja Kuvendeve , të PDK dhe të LDK në Prizren, ishin kërkesat për ndryshime në lidership. Këto kërkesa të anëtarësisë për ndryshime për Qunin ende ka hapësirë politike për ti sendërtu ! E me ketë LDK bindshëm fuqizohet.Si qytetar i ketij vendi uroj që shpresa im për ditë më të mira të mos më zhgënjej!

Më Shumë

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit