Home Blog Page 1252

Të shtunën në Kosovë ndodhën 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre ishin me persona të lënduar

0
Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

 

Policia në raportin e saj 24-orësh njofton se 18 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, kurse 25 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Të shtunën po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 119 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, 29 persona janë arrestuar, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

0

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Zbulohet busti i dëshmorit Bashkim Suka

0

Me nderime të larta e krenari, sot, u zbulua busti i dëshmorit të kombit, luftëtarit të UÇK-së, Bashkim Suka, i cili ra në altarin e lirisë, në betejën e ashpër me forcat e armikut, më 11 mars 1999 në Jeshkovë, në të cilat ngjarje historike i ka rrënjët liria dhe pavarësia e vendit tonë.

“Përulemi para veprës së lavdishme të trimit Bashkim Suka, që ishte komandant skuadre në Njësitin Special të Brigadës 125 të Prizrenit gjatë luftës”, tha kryetari I Prizrenit, Shaqir Totaj.

 

“Loyola-Gymnasium” e feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur kulturor-artistik

0

Me një program të pasur me këngë, pjesë koreografike e deklamim vargjesh të bukura poetike, i përgatiur me shije e përkushtim të veçantë nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre, “Loyola-Gymnasium” në Prizren ka festuar dje ditëlindjen e 16-të të Kosovës së pavarur.

Në fjalën e rastit, drejtori i “Loyola-Gymnasium”, z. Enver Sulaj i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë ditë të shenjtë të historisë më të re të Kosovës, duke theksuar se janë të rinjtë dhe të rejat që po rriten në liri, të cilët do t’i shpiejnë përpara proceset zhvillimore dhe të përparimit të vendit, duke u frymëzuar nga e kaluara e lavdishme dhe sakrificat e brezave të shumtë që kanë vënë themelet e shtetit dhe të lirisë sonë.

Erdogan: Marrja e komandës së KFOR-it tregues që Turqia i kushton rëndësi paqes në Kosovë

0
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se marrja e komandës së misionit të NATO-s, KFOR, është treguar që Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

 

Në urimin që ia ka bërë Kosovës për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Erdogan është shprehur optimist se marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e komandës së KFOR-it vitin e kaluar është tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet ndër të tjera në urimin e Erdoganit.

Erdogani gjithashtu e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani se do të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë që mbahet nga 1 deri më 3 mars.

Turqia mori komandën e KFOR-it në tetor të vitit të kaluar.

Zafir Berisha: Më 17 shkurt u finalizua përpjekja shekullore e shumë gjeneratave

0

Kosova sot shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ish-deputeti  i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha , i cili ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, ka theksuar se 17 shkurti 2008 ishte një ditë e veçantë për të.

“Më 17.02.2008 u finalizua përpjekja shekullore e shumë gjeneratave për pavarësi dhe shtetë në vendin tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Unë në këtë ngjarje të veçantë dhe të shumëpritur nga populli ynë, nuk e kam përfaqësuar veten, por vuajtjet dhe sakrificat e shumë familjeve të të internuarëve dhe burgosurëve politik, të atyre që dhanë me të dashurit e tyre për liri, të atyre që i lanë gjymtyrët nëpër vija të frontit, të atyre luftëtarëve që i përballuan shumë betejave kundër Serbisë dhe argatëve të saj”.

“Në këtë akt historik nuk isha emër i përveçëm, isha Billusha, Vërrini, Prizreni, Kosova, isha pupulli që për një shekull luftoj që të çlirohet nga barbaria serbo-sllave”.

Përvjetori 16 i Pavarësisë së Kosovës vazhdon të mos e ketë kuptimin që duhet ta ketë, sepse ata që bën shumë për këtë ditë, vazhdojn padrejtësisht të mbahen në Hagë me dosje të Serbisë”.

“Urimin ia  dedikoj Bacës Jakup, Hashimit, Kadris, Rexhës dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë”

Osmani uron Kosovën – Kujton Rugovën, familjen Jashari e të gjithë ata që dhanë jetën për liri

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë, ku Kosova shënon 16 vjet si shtet i pavarur.

Osmani gjatë urimit të saj kujtoi figurat e çmuara që bënë e dhanë shumë për lirinë e Kosovës, e ndër ta ish-presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari e Adem Jasharin, të gjithë dëshmorët e martirët e rënë, përcjell Klankosova.tv.

:Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë, shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran, i lirë e demokratik dhe këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe të vendosur natyrisht për të treguar para botës, jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është edhe kontribuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj”, tha Osmani.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë, por  ë veçanti dua t’i kujtojë të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë, dhanë jetën e tyre. Të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë martirët e Republikës sonë”.

“Në këtë ditë sërish e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentin Ibrahim Rugova, dhe sa sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës më krye me kryekomandantin legjendar Adem Jasharin”.

“Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë dhe i cili do të vazhdojë të ec përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”.

Një person në Prizren u shkakton dhunë psikike babait, nënës e motrës – arratiset

0
Babai, nëna dhe motra e kanë raportuar në polici djalin/vëllain, pasi i njëjti dyshohet se duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata,  ka shkaktuar dhunë psikike në familje.

I dyshuari është përdorues i narkotikëve.

Ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Tre viktimat  një mashkull dhe dy femra kosovarë-e ( familjar babai, nëna dhe motra) kanë raportuar se djali i tyre përkatësisht vëllai  duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata,   ka shkaktuar dhunë  psikike në familje ( i dyshuari është përdorues i narkotikëve) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.

Sot prezantohet trajneri i ri i Kosovës

0

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 14:00 do të prezantohet trajneri i ri i kombëtares.

Emri i cili është përfolur në media gjatë ditës për postin e trajnerit është ai i Franco Fodës, ku siç raportoi drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Foda ka arritur dje në Prishtinë.

Pozita e trajnerit të “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate.

Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.

Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo./Klankosova.tv.

Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom nuk ka kohë të bëhen gjatë ditëve të tjera të vitit.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike. Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si një përgjigjet e njërit prej jush pa çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tutje ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.