Home Blog Page 1253

Kurti: Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom nuk ka kohë të bëhen gjatë ditëve të tjera të vitit.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike. Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si një përgjigjet e njërit prej jush pa çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tutje ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.

Fotografia e parë e nipit të Michael Jackson nga filmi biografik i ardhshëm

0

Filmi, me Jafar Jackson në rolin e mbretit të popit, do të shfaqet premierë më 18 prill 2025. Ai ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me xhaxhain e tij, Michael Jackson, në foton e parë nga biografia e ardhshme e Mbretit të Popit, “Michael”, të publikuar të martën, më 13 shkurt.

Në imazh, 27-vjeçari Jafar ka veshur një pamje të famshme Michael nga vitet 1990: një këmishë të bardhë mbi një kanatiere të bardhë pa mëngë dhe pantallona të zeza, me flokët e lidhur prapa në një bisht të ulët teksa këndon në skenë.

“Me Jafar, çdo vështrim, çdo notë, çdo lëvizje kërcimi është Michael”, tha producenti Graham King. “Ai mishëron Michael në një mënyrë që asnjë aktor tjetër nuk mund ta bënte”.

Fotoja u kap nga fotografi Kevin Mazur, i cili tha në një deklaratë: “Kur mbërrita për ditën time të parë në xhirimet e këtij filmi, isha shumë i emocionuar , ishte si hera e parë që shkova në turne për të fotografuar Michael Jackson. Kur u futa në shesh, u ndjeva sikur isha kthyer në kohë dhe po hyja në stadium për të filmuar turneun. Duke parë Jafar duke performuar, mendova, ‘Uau, ky është Michael’”.

Filmi “Michael” do të shfaqet më 18 Prill 2025.

 

Moti sot me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius

0

Sot në Kosovë parashihet të mbaj mot me diell.

Kështu bënë të ditur Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-20 km/h.

Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2 gradë Celsius, e ato maksimale prej 13 deri në 15 gradë Celsius.

 

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë

0

Kosova, një shtet i vogël por me zemër të madhe, feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

Ballkanit atë ditë iu shtua një shtet i ri.

Kosova, tashmë si e pavarur filloi të njihej nga shtetet mike.

Tani më Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, ku qytetarët gëzojnë shëtitje të lirë në Bashkimin Evropian.

URIME KOSOVË!!!

Investimet në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, Lamaj: Projekt i Bankës Gjermane për Zhvillim

0

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka bërë të ditur se projekti për rehabilitimin e rrugës “Ibrahim Rugova” është në zhvillim.

Investimi ka filluar pasi shumë anekse të rrjetit të kanalizimit janë të vjetruara dhe një sasi e madhe e ujërave nëntokësore futen në këtë rrjet dhe shkojnë në impiant si ujëra jo të ndotura.

Projekti është një bashkëpunim midis Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe “Hidroregjionit Jugor”.

“Projekti në fjalë është projekt i KfW (qeveria gjermane) në bashkëpunim me “Hidroregjionin Jugor”, e cila bënë investime për rehabilitimin e sistemit të kanalizimit në komunën e Prizrenit në vlerë prej 4.5 milion euro”, tregon Lamaj.

“Projekti i rehabilitimit të rrugës është bërë në vitin 2022, kurse projekti i KFË në vitin 2023 nga i cili projekt rezulton se shumë akse të rrjetit të kanalizimit janë të vjetruara dhe një sasi e madhe e ujërave nëntokësore futen në këtë rrjet dhe shkojnë në impiant si ujëra jo të ndotura.“

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj tha se mbasi të përfundojnë punimet, asfalti dhe trotuari do të kthehen siç ishin.

“Për këtë arsye ata investimin e kanë bë në impiant për trajtimin e ujërave fekale e jo ujërave atmosferike – pra ata me projektin e vetë rreth këtij rehabilitimi tentojnë që ujërat fekale të shkojnë në impiant si ujëra të ndotura. Në kontratën e tyre mbasi të përfundojnë punimet duhet që ta kthejnë gjendjen e mëparshme të kësaj infrastrukture- asfaltin dhe trotuarin.“, deklaroi Lamaj për Insajderin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkaq, partitë opozitare(LDK-LVV) kanë akuzuar pushtetin për keqplanifikim dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve në këtë rrugë. Sipas këtyre subjekteve politike në këtë rrugë është investuar disa herë brenda një kohe të shkurtër.

Drita mposhti Lirinë

0

Drita e Gjilanit ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lirisë me rezultat minimal 0-1.

Pjesa e parë e ndeshjes që u zhvillua në Prizren ishte thuajse e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 52-të me anë të Blerim Krasniqit, i cili shënoi me kokë për 0-1. Pas kësaj fitore, Drita renditet në pozitën e tretë me 37 pikë, po aq sa Llapi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.

/Epoka e re/

Këshilli Publiko-Privat në Prizren: Partneritet për zhvillim ekonomik

0

Kryetari Shaqir Totaj drejtoi mbledhjen e dytë të Këshillit Publiko-Privat, një mekanizëm konsultativ që synon të adresojë sfidat komunale dhe të inkurajojë zgjidhje bashkëpunuese. Diskutimet u përqendruan në menaxhimin e pronës komunale dhe mbështetjen për bizneset me pronare femra .

“Me këtë rast u diskutua mbi çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me menaxhimin, ndarjen dhe shkëmbimin e pronës komunale si dhe promovimin e partneritetit publik-privat e mbështetjen për bizneset me pronare femra”, njofton Komuna e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

“Biseda u përqendrua në menaxhimin dhe shfrytëzimin efektiv të pronës komunale dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit, derisa, në këtë bashkëbisedim konstruktiv akterët diskutuan për strategjitë e shpërndarjes së burimeve komunale duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe shpërndarje të barabartë për të gjithë”.

“I mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ky këshill shërben si një dëshmi e fuqisë transformuese të mekanizmave të qeverisjes bashkëpunuese në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prizren/ Hapet ekspozita “Përparëset – Kanacat e krahinave etnografike shqiptare”

0

Në vigjilje të festës së 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është hapur ekspozita “Përparëset – Kanacat e krahinave etnografike shqiptare” organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe nga sektori i etnografisë në Muzeun e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha, është shprehur se përmes kësaj ekspozite synojmë të shtojmë aktivitetet në Kompleksin e Lidhjes, të cilat promovojnë traditën dhe historinë tonë kombëtare.

Nora Arapi- Krasniqi këshilltare e parë e ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , tha se nuk ka mënyrë më të mirë për shënimin e kësaj dite të rëndësishme se sa kjo ekspozitë që shpalos mjeshtërinë dhe vlerat tradicionale të bartura me përkushtim nga një gjeneratë në tjetrën.

Njëra nga autoret e kësaj ekspozite, Delvina Bytyçi, theksoi se në këtë ekspozitë prezantohet puna e zhvilluar historikisht nga gratë dhe nënat e të gjitha krahinave shqiptare. Eksponatet etnografike të prezantuara në këtë ekspozitë datojnë nga shekulli XX dhe janë kuruar nga autorët Delvina Bytyçi, Parim Kosova dhe Linda Perolli. Ndërkaq përveç tyre, eskpozita përfshin edhe punime artistike të kustosit Dashnor Uka, të cilat paraqesin kostume popullore shqiptare. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë gjithë muajit shkurt në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./tv Prizreni/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

180 mijë shkon numri i kartëmonedhave prej 500 euro që janë larguar nga qarkullimi

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mbi 180 mijë copë është numri i kartmonedhave 500 euroshe të tërhequra nga qarkullimi dhe të depozituara në BQK.

BQK në një komunikatë për media bën të ditur se numri prej 180 mijë copëve ka shënuar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

“Numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove”- thuhet në njoftim.

Sipas tyre kjo kontribuon në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje, Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme vazhdon dhe u bën thirrje institucioneve financiare bankare dhe jo-bankare që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

Ndryshe, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme e cila hyri në fuqi nga data 01.02.2024. Sipas rregullores së re, “institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”.

Që nga viti 2019, shumica e bankave qendrore të eurozonës kanë ndaluar printimin e kartëmonedhës 500 euroshe. Në rregulloren e re e cila hyri në fuqi më 01.02.2024 thuhet se “personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”, kjo me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara.

Gjithashtu, Bordi i BQK-së ka vendosur që “asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës”./kallxo.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

OVL e UÇK-së në Malishevë vendos pllakë përkujtimore në shtëpinë e Isak Krasniqit në Tërpezë

0

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorin e çlirimit në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë, që ishte bërë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur pllakë përkujtimore. Kjo shtëpi e Komandantit Nexhmi Krasniqi ishte bazë e çlirimtarëve të parë të fshatit Tëprezë e Malishevës

“Sot në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe në vitin e 25 të çlirimit, në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë, që ndër të parat u bë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vendos pllaka përkujtimore që shënjon vendin ku u hodhën themelet e një lufte për liri, vendi që mblodhi krerët e kësaj force që i sollën pavarësinë Kosovës”, është thënë në njoftimin e familjes.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Njoftimi i plotë:

Sot në prag të 16-vjetorit të pavarësisë dhe në vitin e 25 të çlirimit, në shtëpinë e Isak Fazli Krasniqit në Tërpezë, që ndër të parat u bë streha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vendos pllaka përkujtimore që shënjon vendin ku u hodhën themelet e një lufte për liri, vendi që mblodhi krerët e kësaj force që i sollën pavarësinë Kosovës.

Një bazë që ushqeu trimat e etur për liri dhe mëkoi me dashuri për atdheun plagët e tyre. Le të jetë kjo pllakë simbol i kujtesës për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për këdo që e do atdheun të lirë.