8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1263

Mbappe: Nuk po ‘vjedh’ askënd, i meritoj të gjitha paratë që fitoj

0

Kylian Mbappe është një nga personazhet më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain (PSG) konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë për momentin e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tij janë në majat më të larta.

Megjithatë, francezi i bindur për potencialin e tij, së fundmi thekson se ai i meriton të gjitha paratë që fiton dhe se nuk po “vjedh” askënd.

“Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë i meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apo jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, është shprehur Mbappe.

Ndër të tjera, 25-vjeçari ka thënë se i mungon jeta e përditshme dhe e thjeshtë jashtë qendrës së vëmendjes, pa qenë kudo në fokusin e kamerave.

“Më ka marrë malli të shkoj në një restorant dhe të qëndroj i pashqetësuar nga njerëzit. Apo të dal me shokët e të shkoj në një festë. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta në jetë”, ka thënë ai.

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë

0

Policia ka njoftuar se të enjten një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

66 aksidente trafiku dhe 1857 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 66 aksidente trafiku.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga 66 aksidente trafiku, 38 prej tyre janë me dëme materiale, ndërsa 28 me të lënduar.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 1857 gjoba për kundërvajtje,  ka arrestuar 19 persona, dhe 11 persona janë dërguar në mbajtje.

 

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu e bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me mundësi reshje shiu dhe bore.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.

“Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Malisheva transferon futbollistin e 2 Korrikut

0

Riad Jashari është futbollisti më i ri i Malishevës. Për transferimin e futbollistit të 2 Korrikut ka njoftuar vetë skuadra nga Kosova qendërore përmes një komunikate.

 

“Arrijmë marrëveshje me FC 2 Korrikun për transferimin e Riad Jasharit.

Mirësevjen Riad, suksese!”, ka njoftuar Malisheva.

Aktalisht në tabelën e Superligës së Kosovës, e cila kryesohet nga Balkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt.

Dyshohet se gjuajti me armë në natën e ndërrimit të viteve, i sekuestrohet një pushkë të dyshuarit në Prizren

0

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion policor një person në Billosh të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë mesnatën e ndërrimit të viteve.

Policia ka sekuestruar një pushkë të tipit M48A të prodhimit jugosllav me nr.serik 12286, dhe 11 fishekë te i dyshuari H.B.

Sipas policisë, i dyshuari nuk ka poseduar leje për armë dhe është shoqëruar në stacion policor. Pasi është intervistuar, i njëjti ka pranuar veprën penale

Prizren: Arrestohen tre persona të një klinike mjekësore, bashkëpunuan me autoshkolla për certifikata

0

 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Kjo pasi sipas policisë, dyshohet se zyrtarë të një klinike mjekësore me seli në Prizren kanë lëshuar cerrtifikata mjekësore për kandidatët të cilët e paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor.

“Po ashtu, dyshohet se kjo klinikë bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët fare prezent në Kosovë”.

“Sot, më 18.01.2024, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme, policia ka arrestuar tre të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar), U.M., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dhe L.B.., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Lenjani rikthehet në Zvicër

0

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër, por këtë herë në Challenge League, ose kategorinë e dytë të futbollit helvet.

34-vjeçari ka ndërprerë para kohe kontratën me Umranyespor dhe ka firmosur me FC Schaffhausen, skuadër ku shërben si drejtor sportiv ish-sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi. Lenjani është rritur te Winterthur në Zvicër, para se të spikaste te St. Gallen.

Në 2015-ën ai u transferua ne Francë te Rennes, dhe një vit më vonë te Nantes, para se të rikthehej në Zvicër për të veshur fanellat e klubeve si Sion dhe Grasshopers.

Lenjani numëron 45 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe 6 gola të shënuar, teksa ka qenë pjesë e skuadrës që përfaqësoi vendin në Evropianin e Francës.

Varroset në Prizren gruaja zvicerane që e dha gjithë pasurinë për UÇK-në

0

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të mërkurën në Lubiçevë (Malesi e Vërrinit) të Prizrenit është varrosur me rite fetare islame zviceranja Elizabetë Poniku.

Ajo njihet si gruaja që dha gjithë pasurinë e saj për UÇK-në

Elizabeta, e bija e një legjionari e ushtaraku, në vitet e ’90-ta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme, si nga ana e organizimit luftarak, po ashtu edhe nga ana e armatimit, e ndihmoi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Rizvanolli fajëson PDK-në dhe LDK-në për krizën energjetike

0

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet çmimi aktual i energjisë elektrike, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka fajësuar partitë opozitare, në këtë rast politikat e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike ato të cilët kanë përkeqësuar situatën me energji elektrike në Kosovë.

Sipas saj në vitin 2017 PDK dhe LDK kanë ndërhyrë në Zyrë e Rregullatorit të Energjisë Elektrike duke detyruar këtë institucion ta largojë bllok-tarifën.

“Me largimin e bllok-tarifës 80 për qind e familjeve kanë pasur rritje të faturave të energjisë elektrike ndërsa pjesa tjetër që kanë shpenzuar më shumë energji elektrike, vetëm ata kanë pasur ulje”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Është kjo heqje e bllokut tarifor, sipas Rizvanollit, e cila ka sjellë situatën deri tek eksplodimi i kërkesës për energji elektrike në masa jo normale.

“Një gjë e tillë edhe pa nxitje të efiçiencës së energjisë na ka bërë përballjen me krizën shumë më të vështirë sesa që ka qenë e nevojshme ta kemi”.

Ndryshe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën në Kuvend të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka propozuar rezolutën për ulje të çmimit të energjisë dhe ka kërkuar heqjen e blloktarifave.

Ai ka thënë se ky dokument është hartuar në koordinim edhe me deputetët e LDK-së dhe AAK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com