Lenjani rikthehet në Zvicër

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër, por këtë herë në Challenge League, ose kategorinë e dytë të futbollit helvet.

34-vjeçari ka ndërprerë para kohe kontratën me Umranyespor dhe ka firmosur me FC Schaffhausen, skuadër ku shërben si drejtor sportiv ish-sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi. Lenjani është rritur te Winterthur në Zvicër, para se të spikaste te St. Gallen.

Në 2015-ën ai u transferua ne Francë te Rennes, dhe një vit më vonë te Nantes, para se të rikthehej në Zvicër për të veshur fanellat e klubeve si Sion dhe Grasshopers.

Lenjani numëron 45 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe 6 gola të shënuar, teksa ka qenë pjesë e skuadrës që përfaqësoi vendin në Evropianin e Francës.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit