Home Blog Page 1269

Dragashi dhe Mamusha, përfituese të projekteve nga Ambasada e Japonisë

0

Dy projekte në vlerë prej 140 mijë euro, të cilat përfshijnë projektin për sigurimin e deponimit të mbeturinave në Restelicë të Dragashit dhe sigurimin e një radiografie në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë, u nënshkruan sot përmes një ceremonie nga Ambasada e Japonisë dhe kryetarët e këtyre dy komunave.

Ambasadori japonez në Kosovë, Keisuke Yamanaka tha se përmes këtij projekti, Komuna e Dragashit do të përkrahet për ndërtimin e Deponimit të Mbeturinave dhe vendosjen e kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Ai shtoi se ky projekt do të përmirësojë shërbimin e grumbullimit të plehrave dhe do të kontribuojë për ta bërë qytetin më të pastër dhe më komod për të jetuar banorët e kësaj zone.

Yamanaka shtoi se me këtë projekt do të përfitojnë rreth 4700 banorë që jetojnë në këtë fshat.

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

Ai potencoi se me nënshkrimin e këtij projketi, qytetarët e Mamushës nuk do të kenë nevojë më të udhëtojnë nëpër komuna të tjera për ta bërë radiografinë, ngase QKMF-ja do të pajiset me një aparat të tillë në kuadër të Grantit Ndihmës Japonez për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore për vitin 2023.

Nga ky projekt për sigurimin e pajisjes me rreze X, pritet që të përfitojnë afro 1500 pacientë në vit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini derisa falenderoi ambasadorin e Japonisë në Kosovë për këtë donacion, tha se kjo iniciativë nuk paraqet vetëm mbështetje financiare për këtë komunë, por është edhe një eksperiencë profesionale për të aplikuar praktikat më të mira të popullit japonez.

Xheladini potencoi se kjo mbështetje nga Japonia nuk është e para për Dragashin, për çka përmendi se para pak kohësh, kanë pranuar katër kamionë e mjete të tjera për bartjen e mbeturinave.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç tha se ky është nënshkrimi i projektit të parë mbështetës me Ambasadën e Japonisë, për çka shtoi se pret edhe përkrahje të tjera në fushën e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë.

Ai shtoi se është kënaqësi që përmes këtij donacioni të kenë mundësinë të njoftohen për nga afër me disiplinën dhe kulturën e njerëzve nga Japonia.

 

 

 

Latifi takon punonjësit e administratës, kërkon respektimin e orarit të punës

0

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, të drejtorit të Administratës, Besnik Hotit dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, ka mbajtur takimin e parë të rregullt me punonjësit e administratës komunale.

Fillimisht, ai ka falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Latifi ka theksuar edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nga zyrtarët komunalë, kryetari Latifi ka kërkuar angazhim maksimal për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.

Më pas, për lansimin e sistemit të hyrje-daljeve në punë, u.d. udhëheqësi i Zyrës së Personelit, Agron Thaqi, shpjegoi funksionimin e këtij sistemi, si dhe iu dha sqarimet e nevojshme.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

 

 

 

Publikoi një incizim me armë zjarri në rrjetet sociale, arrestohet një person në Prizren

0

Është arrestuar një person në Shpenadi të Prizrenit.

Ai dyshohet se , në rrjetet sociale, kishte publikuar një incizim ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 5 copë fishekë.

Megjithatë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt/PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Jasharaj paralajmëron se do t’i drejtohen Kushtetueses e Avokatit të Popullit, kjo është arsyeja

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë më 2 shkurt ka bërë të ditur se ka mbajtur takim me disa nga shefat e Grupeve Parlamentare të Kuvendit.

SBASHK-u ka mbajtur takim me PDK dhe LDK, ndërsa me VV dhe AAK janë në pritje të takimit.

Tema e takimit ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin.
Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët.

“U kemi bërë thirrje VV e opozitës për takim për t’i prezantuar shqetësimet e tonë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kemi vërejtur se është shumë i padrejtë ndaj punëtorëve të arsimit sepse i numëron vetëm si numra vitet e 90-ta por kur bëhet përshkallëzimi për pensionet nuk i merr përbazë këto por i merr përbazë vetëm deri me 1 janar 1990 që konsiderojnë që gjoja deri atëherë janë paguar ato kontribute kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë Jasharaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij, ndryshimet në skemën pensionale kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar të arsimit.

Ai ka përmendur edhe disa çështje ku sipas tij është prekur ligji.

Tutje, Jasharaj ka treguar se kanë kërkuar takim edhe me Avokatin e Popullit.

“Tjetra është se nga viti 99-2002 kur është krijuar Trusti Pensional në ato vite nuk numërohen fare edhe pse kemi punuar të gjithë. Është prekur edhe ligji për statutin e punëtorit të arsimit vitet 90-ta me këto veprime po dëmtohen punëtorët e arsimit po shkelët e drejta e fituar e punëtorëve. Kemi kërkuar nga deputetët që të mbledhin nënshkrime dhe ta dërgojnë në Kushtetuese po presim edhe një caktim të takimit me Avokatin e Popullit qe t’i prezantojmë këto shqetësime”, u shpreh tutje ai.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Jasharaj tha se punësimi i punëtorëve në arsim ka qenë i shenjtë në vitet e 90-ta.

Ai thotë se gëzim i madh ka qenë kur pati deklarata se po njihen edhe pensionet e këtij viti.

“Qeveria Kurti edhe ligjet ekzistuese për të punësuarit po donë me i prekë në mënyrë negative, është pritur me gëzim se ka pas deklarata që po njihen edhe vitet e 90-ta dhe të punësuarit që janë dënuar dhunshëm ka qenë gëzim i paparë por ndodhi e kundërta e saj, ato vite kanë qenë të shenjta për secilin”, deklaroi Jasharaj për Front Online.

Trump kërkon përballje me Biden, duhet për të mirën e vendit

0

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar çdo debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit“, tha Trump.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas, në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgjigj:

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar z Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, ende nuk e ka siguruar emërimin e Partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat.

Në përgjigje të komenteve të Trump, fushata e zonjës Haley tha me anë të një deklarate se ai “ka frikë” të përballet me të.

“Tani është koha që Trump të gjejë guximin dhe të pranojë të debatojë me Nikki Haley-n. Nikki është e gatshme të paraqesë arritjet e saj dhe vizionin për një Amerikë të fortë dhe krenare kundër fushatës së të kaosit dhe hakmarrjes së (ish-presidentit) Trump”, tha zëdhënësja e fushatës së Haley, Olivia Perez-Cubas.

Komentet e Trump pasqyrojnë një dëshirë për t’u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij.

Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, është pas në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden, debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020.

Një debat i tretë u anulua, pasi Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual.

Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

25 vjet nga Konferenca e Rambujesë

0

25 vjet më parë, në kështjellën e Rambujesë u diskutua për fatin e Kosovës.

16 përfaqësuesit nga Prishtina udhëtuan drejt vendit në afërsi të Parisit, për të negociuar për herë të parë me palën serbe, me ndërmjetësimin e grupit të kontaktit.

Delegacioni kosovar përbëhej nga anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes së Bashkuar Demokratike dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk shkonin mirë në mes veti.

Por, rrugës pengesat për pjesëtarët e UÇK-së, ishin të mëdha.

Më 5 shkurt autoritetet serbe nuk lejuan që kosovarët të nisen nga aeroporti i Prishtinës. Ky udhëtim u realizua më 6 shkurt të vitit 1999.

Në fakt, atë ditë arritja e përfaqësuesve të UÇK-së, tek dy avionët që bartnin delegacionin kosovar, ishte në pikëpyetje, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ekipi u kompletua, ani se qëndrimet brenda tij nuk ishin të njëjta.

16 burrat që kishin në dorë fatin e vendit të tyre, kishin qasje të ndryshme sa i përket procesit.

Pala kosovare pranoi marrëveshjen e propozuar në Rambuje, por jo edhe ajo serbe.

Tashmë, radha ishte që ndërhyrja e NATO-s, të sillte lirinë aq shumë të pritur në Kosovë.

 

Moti sot kryesisht me diell

0

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-54 km/h, njofton Meteo Kosova,

Policia sekuestron një pistoletë me municion në Prizren

0

Pas disa veprimeve operativo hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor Prizren-veri kanë arritur që të identifikojnë dhe të lokalizojnë një të dyshuar 27- vjeçar nga fshati Shpenadi, Prizren, ku për të njëjtin kishte dyshime të bazuara se në muajin tetor 2023 në një gazmend familjar, ka shtënë më një pistoletë, në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Gjatë kontrollit janë gjetur arma, një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.

Kështu ka njoftuar policia përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshimti në stacionin policor ka pranuar veprën”, ka bërë të ditur policia.

Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Në këtë rast nga stacioni policor Prizren-Veri janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet.

Vdes në moshën 77-vjeçare aktori i “Dad’s Army”, Ian Lavender

0

Ian Lavender, aktori i njohur për rolin e tij si Private Pike në serialin televiziv britanik “Dad’s Army”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të mrekullueshëm, Ian Lavender”, thuhet në një deklaratë të përzemërt të lëshuar nga llogaria zyrtare në rrjetet sociale e Army Radio Show’s.

“Në atë që me të vërtetë shënon fundin e një epoke, Ian ishte anëtari i fundit i mbijetuar i kastit kryesor të “Dad’s Army”. Performanca e tij e mrekullueshme si Privati ??Frank Pike do të jetojë për dekadat e ardhshme”, shtoi radioja, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Pas diplomimit në Bristol Old Vic Theatre School, Lavender i lindur në Birmingham, i cili siguroi rolin e “djalit budalla” të padyshimtë të togës në sitcom-in e BBC-së së fundmi.

Vetëm 22 vjeç në atë kohë, roli e katapultoi atë në famë dhe ai mbeti një pjesë integrale e klasikut të dashur të komedisë për një dekadë. Ai gjithashtu u shfaq në filmin spinoff të lëshuar në 1971.

Pas rolit të tij ikonik në “Dad’s Army”, Lavender vazhdoi të magjeps audiencën me sharmin e tij të veçantë komik. Veçanërisht, ai portretizoi Richard Cartwright në sitcom-in britanik “Yes Ministry” dhe iu bashkua kastit të telenovelës së BBC-së EastEnders në 2001, duke portretizuar personazhin Derek Harkinson, një mik homoseksual i Pauline Fowler.

14 fermerë malishevas përkrahen me mekanizëm bujqësor

0

Në kuadër të realizimit të subvencioneve, projekteve dhe politikave të qeverisë Kastrati, në fushën e bujqësisë, sot, 14 fermerë të Komunës së Malishevës, janë pajisur me mekanizëm bujqësor, përkatësisht me makina mbjellëse të grurit.

Kjo është pjesë e përkrahjes së komunës për fermerët (bujqit), të cilët janë përfitues të thirrjes për subvencione në sektorin e bujqësisë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, kjo është pjesë e subvencionimit të bujqve, nga thirrja publike për subvencionim në fushën e bujqësisë.

“Ne jemi të përkushtuar, që jo vetëm si drejtori ti përmbushim synimet dhe objektivat tona, por që në vazhdimësi dhe në çdo formë të mundshme, brenda mundësive buxhetore, të përkrahim sektorin e bujqësisë dhe bujqit e komunës sonë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe shtimin e prodhimit vendor, përfshi edhe mbjelljen e grurit. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, që t’i përkrahim bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës dhe përkrahja në bujqësi, është edhe një prej prioriteteve të kryetarit Kastrati dhe qeverisë komunale që ai drejton”, ka thënë drejtori Dukolli, me rastin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor.

Nga ana tjetër, bujqit përfitues, e kanë falënderuar komunën për këtë përkrahje shumë të domosdoshme për ta, si dhe përkushtimin e komunës dhe kryetarit Kastrati, për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë, si dega më e rëndësishme dhe më e qëndrueshme për zhvillim ekonomik.