Home Blog Page 1289

Arrestohen dy persona, dyshohen se kryen vjedhje në dy shkolla të Rahovecit

0

Dy persona dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të vjedhjeve  nw Rahovec.

Ata  janë identifikuar nga Policia dhe të njëjtit janë arrestuar mëngjesin e djeshëm.

Sinjali mëson se ata dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në dy objekte arsimore në komunë të Rahovecit.

Pas arrestimit, të dyshuarit shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Dinjve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në Prizren, i dyshuari bie në pranga

0

 

Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa 13-vjeçarja po shkonte në një shitore të lagjes, kur i dyshuari ishte ndalur dhe e kishte marrë vajzën në veturën e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

/GazetaSinjali/

Trump sulmon Biden: Nuk lidh dot dy fjalë bashkë

0

Pas fitores së primareve në Neë Hampshire, Donald Trump ka lëshuar sërish një lumë akuzash ndaj kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Gjatë një takimi elektoral në Nashua, miliarderi amerikan u shpreh i bindur se do të arrinte një fitore historike në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Do ta mundim Joe Biden, por kush nuk mund ta mundë atë. Ai nuk bën dot dy fjalë bashkë. Nuk mund të ecë vetë dhe pa ndihmë”.

Më tej, Trump kërkoi nga rivalja e vetme në garë në radhët e republikanëve, Nikky Haley që të heqë dorë dhe të mos vijojë më me fushatën.

“Nikki Haley duhet të pezullojë kandidimin e saj presidencial. Nëse nuk largohet, ne humbim para në vend që t’i shpenzojmë kundër Joe Biden, që është fokusi ynë. Ajo pësoi një tjetër humbje të rëndë dhe mbajti një fjalim sikur fitoi”, tha Trump./a2cnn/

Latifi: Bujqësia nuk është prioritet i kësaj qeverie

0

Instituti GAP ka nxjerrë në pah se Kosova ka importuar sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve në vlerë mbi 30 milionë euro.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se viti 2023 është karakterizuar nga dëmet e mëdha natyrore meqë gjashtë muajt e parë ishin me reshje intensive të shiut dhe si rezultati i kësaj buqit e kanë pasur të pamundur të realizojnë mbrojtjen e kulturave perimtare.

“Vështirësitë kanë qenë pakrahasimisht më të mëdha së në vitin 2022. Kemi marr një kompensim të dëmeve, por edhe kjo është e pamjaftueshme”.

“Bujqësia nuk është prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Bujqësia është e papërkrahur. Bujqit e regjionit janë më të përkrahur edhe me subvencione edhe me grante. Atje shtrihet dora e shtetit përmes subvencioneve”, deklaroi Latifi për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se thirrjet për aplikim te ne vonohen shumë dhe bujku nuk është e thënë që brenda vitit t’i shfrytezojë ato subvencione. Sipas tij, edhe thirret për grante hapen shumë vonë.

“Nëse bujqit tanë synojnë t’i marrin ato për vitin 2024, atëherë kishte me qenë më mirë që ato t’i merr në vitin 2023. Ka vonesa të pakuptimta nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe këto vonesa po ashtu janë një faktor që ndikojnë në mospërdorimin e tyre të drejtë në rritjen e motivit për të vazhduar në intensitet më të madh në bujqësi”.

“Faktor tjetër që ndikon në motivin e ulët të bujqve tanë është diskriminimi e pabarazia në raport me shtetet përreth. Kjo ia pamundëson bujkut tonë që të jetë i barabartë me konkurrentët e rajonit”.

“Faktori tjetër është migrimi. Po ulet numri i punëtorëve e bujqve që tradicionalisht janë marr me bujqësi. Ministria e Bujqësisë nuk e ka prioritizuar me buxhet bujqësinë”, deklaroi kryetari i “kryeqytetit të bujqësisë në Kosovë, Rahovecit, Smajl Latifi.

Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

0

Sot bëhen 105 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali.

U llind në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës (1862), në Vilajetin e Danubit (1866-1876), në Filibe (1876), në Mardin 1883), në Bollu (1884-1889), në Bejrut (1889).

Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Në vitin 1902 Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve që u organizua nën drejtimin e Princit Sabahedin dhe Lutfullahut, në Paris. Vetëm mbas rishpalljes së Kushtetutës (1908) Ismail Qemali u kthye nga Evropa. Në zgjedhjet që u bënë mbas rishpalljes së Kushtetutës, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit dhe u bë pjesë e partisë opozitare “Osmanl? Ahrar F?rkas?”.

Gjatë periudhës së kryengritjeve të shqiptarëve kundër dhunës së ushtruar nga administrata e xhonturqve që ishin në qeveri, Ismail Qemali u mundua të siguronte mbështetje nga shtetet Evropiane për të krijuar një administratë autonome brenda Perandorisë Osmane.

Në kryengritjen e Malësisë së Madhe (1911) shkoi në Çetinje të Malit të Zi, ku me iniciativën e tij u firmos edhe memorandumi me 12 pika i Kuvendit të Greçës. Me kryengritjen e vitit 1912 u arrit një autonomi e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane, por fillimi i Luftës Ballkanike jo vetëm që e ndërpreu formimin e një strukture të tillë, por solli edhe pushtimin dhe copëtimin e trevave shqiptare. Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Në muajin mars 1913, nëpërmjet Dukës de Monpensier kaloi në Brindizi dhe më pas vizitoi kryeqytet e shteteve Evropiane për të siguruar mbështetje për çështjen e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë.

Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihen ndryshime, ndërsa në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./KP

Florian Marku mëson kundërshtarin e radhës: “Ai do të pendohet”

0

Boksieri ynë shqiptar, Florian Marku, tashmë ka njohur rivalin e tij të radhës. Në muajin mars, Marku do të ndeshet me boksierin anglez, Chris Kongo.

Marku dhe Kongo patën një konfrontim të ashpër kur u ndeshën me njëri-tjetrin në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Ata duhej të mbaheshin të ndarë në një përleshje dhe tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje për të cilën kanë nënshkruar dhe që pritet të zhvillohet në mars të këtij viti.“Ai do të pendohet. Ai do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftojë me mua”, tha në një intervistë Florian Marku

Sot, në përvjetorin e vrasjes së një legjende/ Kush e vrau Isa Boletinin dhe si e përshkruan Millovan Gjillas masakrën e 23 janarit 1916 në urën Ribnicës?

0

Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, urdhri për vrasjen e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej.

Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake.

Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”.

Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar.

Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. “Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S’ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit.

Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi.

Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit”, rrëfen i mbijetuari.

Çmimi për kokën e Isa Boletinit, krahut të djathtë të atit të pavarësisë së shqiptarëve kishte hyrë në analet ndërkombëtare. Vrasësit e kësaj legjende popullore ishin xhandarët malazezë. Ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë.

Qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913.

Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh.

Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral.

Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”. Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Historike, Palestina kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Azisë
Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë.

Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë.

Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës.

Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë.

Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij “gjatë një përpjekjeje me malazezët”.

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet.

Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij “Toka pa Drejtësi”, botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me “Donin e Qetë” të Shollohovit.

Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: “Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm.

Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe.

Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe.

Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin.

Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur.

Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër.

Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë.

Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve”./Nga Albert Vataj

Telekomi i Kosovës me ofertë atraktive në platformën televizive

0

Telekomi i Kosovës ka njoftuar për ofertën e re ndaj shikuesve, e që është përfshirja e platformës “DigitAlb” për dy vitet e ardhshme.

“Abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring”, njofton Telekomi.

Sipas njoftimit, përmbajtja televizive do t’u ofrohet përmes platformës dhe pajisjeve OTT (TV Vala box), që janë pajisje të teknologjisë së fundit, dhe mundësojnë shikimin e 25 kanaleve më të shikuara deri në 7 ditë mbrapa.

“Nga kanalet sportive, pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive”, vazhdon njoftimi.

Totaj e Veselaj-Gutaj takohen me drejtorët e shkollave

0

Kryetari i Prizrenit,Shaqir Totaj,bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj janë takuar me drejtorët e shkollave .

Totaj e Veselaj kanë falenderuar drejtorët e shkollave për punën e tyre.

Pas takimit, drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i ecurisë së punës në shkolla.

Ajo shtoi se theks të veçantë në këtë takim i është kushtuar sigurisë në shkolla dhe ngritjes së cilësisë në arsim.

Gjatë takimit, drejtoresha e ShFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje, Luljeta Gavazaj, sqaroi se si shkak i punimeve në shkollën e tyre për problemin që kanë me ngrohjet qendrore dhe dëmtimit të pompës, mësimi nuk do të fillojë të mërkurën, por të hënën e javës së ardhshme për shkollën amë.

Ndërsa, drejtoresha Veselaj-Gutaj tha se si drejtori kanë bërë mjaft përpjekje për t’iu dalë në ndihmë shkollave që kanë probleme të tilla, por që sipas saj kjo çështje është përgjegjësi që i takon KEDS-it. Drejtori i ShMLM “Luciano Motroni” në Prizren, Mehdi Krasniqi, theksoi se mungesa dhe ndërrimi i vazhdueshëm i kuadrit mësimor në shkollën e mjekësisë, si dhe vlera e pamjaftueshme e pagës sekondare për mësimdhënësit, janë ndër çështjet kryesore që po shkaktojnë probleme në arritjen e cilësisë më të mirë për ta.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Ndërkaq, drejtoresha Veselaj-Gutaj tha se të njëjtat probleme po hasin edhe shkollat e mjekësisë në komuna të tjera të Kosovës, për të cilën gjë si drejtori kanë parashtruar kërkesë në Ministrinë e Arsimit që të ofrojnë rekomandime se si duhet të veprojnë më tutje. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili falënderoi të gjithë drejtorët për përkushtimin dhe punën e tyre./TV Prizreni