Home Blog Page 1288

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, kompania thotë se s’ka të lënduar

0

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë vazhduar udhëtimin me një autobus tjetër.

“Sqarim për familjet e pasagjereve dhe opinionin publik: Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosovë-Gjermani në shtetin e Kroacisë, eshte përfshirë në një aksident në Split.Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime. Pasagjeret kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër. Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”, kanë thënë nga kompania për teve1.info.

 

LDK-ja paralajmëron konferencë para ‘Shtëpisë së Bardhë’

0
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), në Prizren, do të mbajë një konferencë për media para Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë).
Konferenca mbahet nesër (e enjte) në orën 11:00.

Prizren/ Mirënjohje për punëtorët shëndetësor të viteve ’90-ta

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë mirënjohjes sot për punëtorët shëndetësor të viteve ’90-ta, që kontribuuan përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”.

“Jemi mirënjohës dhe falënderues për punën, në rrethana tejet të vështira, të këshillit mjekësor, mjekëve, infermierëve, stafit teknik të ambulancave që u përkujdesën për shëndetin publik në një situatë të rënduar për popullatën shqiptare dhe pronarët e lokaleve/shtëpive” – u shpreh Totaj.

Me këtë rast u ndanë mirënjohje për heronjtë shëndetësor dhe u zbuluam pllakat përkujtimore në dy prej nëntë lokacioneve që simbolizojnë vend ndodhjen e ambulancave që shërbyen gjatë viteve të ‘90-ta.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 3 personaMund të jetë një imazh i tunxh

FSK pritet t’i marrë në shfrytëzim hapësirat e ish-kampit ‘Casablanca’ në Suharekë

0

/kallxo.comForca e Sigurisë së Kosovës pritet t’i marrë në shfrytëzim pronat e ish-kampit “Casablanca” në Suharekë.Qeveria e Kosovës mori sot vendim për shpronësimin e hapësirave të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P.Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish-kampi “Casablanca”) për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Pas miratimit të vendimit të datës 29.11.2023 departamenti i shpronësimit ka mbajtur dëgjimin publik në komunën e Suharekës dhe ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e të gjithë pronarëve dhe pas plotësimit të kushteve të parapara departamenti i shpronësimit i propozon qeverisë që të nxjerr vendim” – deklaroi ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu të mërkurën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Për realizimin e këtij projekti është e nevojshme të kryhen procedurat e nevojshme të shpronësimit të pronës për të gjithë pronarët të cilët janë evidentuar, materiali është koordinuar mes ministrive përgjegjëse dhe agjencive dhe zyrave përkatëse” – deklaroi ai.Vendimi mori të gjitha votat pro të kabinetit qeveritar./kallxo.com

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vështirë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vitin 2024

0

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Të gjithë për zgjedhje, askush nuk i do zgjedhjet: Qeveria Kurti 2 është qeveria që ka pasur më së shumti përkrahje të votuesve, që nga përfundimi i luftës sikur që nuk ka pasur fare kundërshtim opozitar. Opozita ka qenë e gatshme ta përkrahë qeverinë sidomos në bisedimet me Serbinë që është përcaktuese edhe për mbijetesën e Kosovës si shtet. Numri i madh i votave ua ka rritur nivelin e adrenalinës LV-së dhe patericës S’GUXO duke ua dhënë sigurinë se mund të bëjnë ç’të duan dhe se askush nuk do t’i ndalë në rrugën e trye të hakmarrjes dhe eliminimit të armiqve që në vendet e qytetëruara konsiderogen si kundërshtarë politik.

Në takimin e parë KM i Kosovës ka kërkuar që asgjë që ishte bërë para tyre nuk vlejnë dhe duhet të shpallen të pavlefshme. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 21 shkurt 2021 kurse flamuri i Kosovapetrollit po në këtë datë u shpallë si flamur i Republikës së Kosovës, në komunikim e cilësonin si Republikë. Pa kaluar procesin e lustrimit të figurave publike u amnistuan duke u shndërruar në qytetarë të nderuar të Republikës të gjithë bashkëpunëtorët e Serbisë dhe Jugosllavisë, agjentë të UDB-së, hetues, prokurorë dhe gjykatës si edhe politikanë që e shkatërruan autonominë e Kosovës të viti 1974.

U shpallën hajdutë, kriminelë, zhvatës dhe vrasës pjesa dërrmuese e komandantëve të UÇK-së të cilët u pushkatuan publikisht përmes medieve, tash të reformuara dhe demokratike. Nga Shoqata e të Burgosurve Politikë rekrutuan persona që, përveç kohës sa kanë qëndruar në burg për shkak të aktiviteteve, dikur kombëtare, nuk kanë bërë asgjë përveç se janë shquar si oportunistë të skajshëm duke u shndërruan në korba për t’ua nxjerrur sytë ish bashkëvuajtësve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

E shitën prapanicën për një grusht parash dhe për t’ua rahatuar anëtarët e familjes në poste që me asgjë nuk i meritojnë. SHBP, një organizatë shumë të fuqishme që kontribuoi drejtpërdrejtë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës që, në rrethana normale do të ishte përcaktuese për të gjitha proceset politike në Kosovë e shndërruan në një kolos të tredhur. Veteranët e luftës u ndanë sipas zonave dhe forcës politike duke u përdorur çdo herë kur kishin nevojë shefat e tyre.

Qeveria Kurti 2 kishte dha ka një përbërje që nuk i plotëson as kushtet minimale të profesionalizmit mirëpo, të gjithë ministrat dhe ministreshat janë në gjendje të “vdesin” për Kurtin për aq kohë sa e kanë prapanicën në karrike. E kanë të qartë se me Kurtin janë dikushi, pa Kurtin janë zero autoritet. Ministreshat i kanë bërë burrat e tyre me 4 vende pune, zotërues dhe ndarës të tenderëve, eliminues të armiqve të brendshëm dhe kërcënues ndaj atyre që marrin guxim që të mos pajtohen me ta. Rrugaçë! Merreni sot përbërjen e qeverisë Kurti 2 dhe aty nuk do ta gjeni asnjë pjesëmarrës të luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postin e ministrave keni dezertorë të ikur nga lufta pas një jave dhe të maskuar si refugjatë! Paturpësisht sot ata e kanë statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Apo, keni z/ministra, hajdutë ordinerë që, pasi kanë dezertuar nga lufta dhe janë zënë nga Policia serbe, me aq saktësi e kanë përshkruar lokacionin ku ka qenë, nga pozicioni ku kanë qëndruar e deri te “burgu” i UÇK-së. Madje, e kanë dhënë fjalëkalimin edhe të kompjuterit të babait. Këta sot ta udhëheqin Kosovën dhe presim të na mbrojnë nga Serbia!!! Ka ministra që kanë bërë miliona duke mbrojtur oligarkët në fushën e shëndetësisë sikur që e kaluara e tyre politike dhe kombëtare është 100 për qind bashkëpunimi me Serbinë! Ka ministra dhe ministresha që sikur shoku Zulo dhe shoqja Zylfije, karrierën e kanë bërë duke hëngër kredinë kombëtare, politike dhe vuajtjet e paraardhësve të tyre që ishin patriotë të bindur.

KM i Kosovës ndaj opozitës ka pasur sjellje sadiste falë numrit të votave, vendimmarrjes absolute, urrejtjes patologjike që e ka ndaj krahut të luftës duke shkelur parimet se; i forti nuk tregon fuqi ndaj të pafuqishmit, i pasuri nuk e tregon mirëqenien para të varfërit, i pushtetshmi nuk tregon arrogancë ndaj të papushtetshmëve etj.

Me fuqinë absolute vendimmarrëse dhe me mungesën gjithashtu absolute të të bërit opozitë, KM Kurti është dashur t’i thërrasë çdo mëngjes për kafe dhe konsultime partitë opozitare. Por, as që e ka bërë e as që do ta bëjë, shkaku i egos patologjike dhe nuk do ta lëshojë rastin t’i hakmerret opozitës, sidomos krahut të luftës. Nuk vjen gjithmonë vera kah dera! LDK-në nuk e konsideron opozitë për faktin se me mercenaren presidente e ka ndarë në dysh, më lehtë e kontrollon dhe më lehtë e shantazhon. E ka si “xhoke” rezervë për marrëveshje të mëdha që Kosovën do e dërgojnë në theqafje në kohën kur Kosova thuaja është bërë vend i pajetueshëm ku të rinjtë të vetmën shpresë e shohin duke ikur në ndonjë vend tjetër.Albin Kurti rrugëtimin e nisi si idealist, përmes transicionit materialist karrierën do ta përfundojë si diktator.

Në këto rrethana është gabim të priten zgjedhje të parakohshme sepse për to nuk është e gatshme as LV-ja e as partitë opozitare përkundër faktit që i bien të njëjtës daulle. Zeusi i LV-së, KM Kurti e vendosë nëse do të ketë zgjedhje dhe, po të ishte i sigurt se do ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të fundit, vet do t’i provokonte zgjedhjet e parakohshme. E ka shumë të qartë se domosdoshmërisht do të detyrohet të bëjë koalicion me njërën nga partitë e mëdha, me LDK-në ose me PDK-në, koalicioni me AAK-në nuk i kryen punë. Gjithashtu e ka të qartë se, nëse nuk luan 100 për qind sipas muzikës së atyre që vrajnë dhe kthjellin, kurrë më nuk do të bëhet kryeministër, as në ëndërr. Në BE janë zgjedhjet, askush nuk merret më me Kosovën, Serbinë e kanë partner. Në SHBA, në zgjedhje sigurisht do të fitojë Donald Tramp e që nuk i shkon në favor garniturës aktuale qeverisëse.

Po ta kishte rritur numrin e të punësuarve, ta kishte përmirësuar standardin e jetës, t’i kishte rritur rrogat, t’i kishte rritur pensionet dhe ndihmat sociale etj. KM Kurti do të kishte siguri brenda Kosovës edhe nëse perëndimi ia kishte shtrënguar fytin dhe zënë frymën. Me një situatë kur 50 përqind e buxhetit të shumicës së familjeve kosovare në muajt e dimrit shkonë për faturat kriminale të rrymës KESCO e përkrahur nga organizata kriminale ZRrE, kur çmimet e artikujve të domosdoshëm ushqimorë janë më të shtrenjta se në çdo vend të BE-së, me një shëndetësi publike të udhëhequr nga një i dështuar që personalisht dhe familjarisht ka qenë në shërbim të oligarkëve dhe robëruesve të Kosovës dhe shqiptarëve, me një arsim që udhëhiqet nga një analfabete që as alfabetin e gjuhës shqipe nuk është në gjendje ta thotë nëse nuk i jepni disa muaj të mësojë atë, me një ministre të Penxhabit që rezervat shtetërore ia ka besuar një furraxhiu autodidakt, me një ministre për punë të jashtme që vërtet është krajt out sa i përket Kosovës. I vetmi sukses i saj është heqja e vizave për eskorta që do ta vizitojnë Dubain, ua ka lehtësuar kushtet e punës duke i bërë më të lëvizshme. Me një kontabilist të Wagnerit që i lufton veteranët e UÇK-së me shumë se vet Serbia etj.etj. vështirë të ndërtohet një e ardhme për Kosovën, përkundrazi Kosova vetëm do të zbrazet. Pushtetarët aktualë edhe e duan zbrazjen e Kosovës sepse pakësohet mundësia e kundërshtimit sikur që më lehtë do të udhëheqin me ata që do të mbesin e që kryesisht do t’i shihni duke pritur radhën e pensionimit, para shtëpive të shëndetit, para dyerve të Halil Kastratit, para kontenjerëve duke mbledhur kanaçe apo ushqim të mbetur, duke luajtur shah në sheshet e “Prishtinës Metropolitane” të shoqëruar nga “qunat e Përparimit”, qejt e shumtë të regjistruar por edhe të ardhur nga lagjet periferike në kërkim të një jete më të mirë dhe trajtimi më të mirë. Përafërsisht kjo do të jetë pasqyra e një të ardhme të afërt, disa sekuenca janë edhe sot të dukshme.

Bisedimet me Serbinë dhe siguria: Të mashtruarit dhe ata që vullnetarisht për shkak të posteve duan të mashtrohen nuk shohin asgjë të keqe gjatë sundimit trevjeçar të qeverisë Kurti 2. Situatën e përshkruajnë sikur të jetonim në Kaliforni, Norvegji, Butan, Dubai, Islandë, Finlandë e gjetiu. Disa edhe jetojnë në këto vende. Kjo qeveri krenohet sidomos me rezultatet e bisedimeve me Serbinë dhe me integrimin e veriut të Kosovës, me protagonistë kryesorë KM Kurtin, Besnik Bislimin dhe Xheluan. Këtu pikërisht mendoj se janë dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Kur KM Kurti, si njeriun kryesor për bisedime me Serbinë e caktoi një person pa të kaluar kombëtare, politike, profesionale dhe morale tregon se është i dorëzuar mirëpo këtë person do ta shndërrojë në fund të tregimit në kurban shfajësimi për veten dhe adresë fajësimi për lëshimet kolosale. Besnik Bislimi as edhe një pordhë të vetme nuk guxon ta lëshojë pa lejen e Kurtit e lëre më të marrë vendime të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Si shpërblim i ka njohir të drejtën ta punësojë kend të dojë dhe ku të dojë, të ndajë rezerva shtetërore sipas parimit të njohur shqiptar, bukë e zemër, të përçajë shqiptarët e Luginës përmes projekteve korruptuese duke favorizuar marionetën që po e luan rolin e deputetit dhe duke penalizuar të gjithë të tjerët. Të dështuarit e Luginës i ka futur nëpër kabinete si këshilltarë dhe poste të tjera shpërblyese për mercenarizmin e tyre. Për tre vite nuk kishte asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Vizat u hoqën në saj të angazhimit të qeverive paraprake në kohën kur qeveria aktuale kur ishte opozitë e pamundësoi liberalizimin e vizave për, së paku shtatë vite. I vetmi rezultat i prekshëm, i dukshëm dhe i pakundërshtueshëm i kësaj qeveria në planin ndërkombëtar është futja e sanksioneve nga BE dhe ShBA në muajin qershor të vitit 2023 e që duket që do ta shoqërojnë qeverinë deri në përfundim të mandatit.

Nëse kjo qeveri do të kishte një kapacitet normal profesional, rasti i Banjskës do të ishte pikë kthese që do t’i hapte Kosovës të gjitha rrugët. Ndodhi e kundërta, edhe pas këtij rasti Serbia po konsiderohet faktor stabiliteti në krye me Aleksandar Vuçiqin kurse Kosova me KM Kurtin dhe Xhelal Sfeqlën po konsiderohen faktorë destabilizimi, prandaj edhe i kemi sanksionet të cilat nuk i ka Serbia. Nga ne vazhdimisht po kërkohen prova se po e bëjmë deeskalimin e situatës prandaj po na mbajnë ende nën sanksione, jo edhe Serbinë. Përpjekja për integrim të veriut është pasqyrë mashtruese, ka krijuar kushte për përshkallëzim edhe më të madh të situatës. Veriu është pa policë serbë, pa gjykatës serbë, pa prokurorë serbë, pa hetues serbë, pa administratë shtetërore të qytetarëve serbë të Kosovës në kohën kur 95 përqind të popullatës janë serbë që nënkupton se 2 përqind i vullnetit përfaqësues duan të imponojnë vullnetin 98 përqind të qytetarëve, kush beson dhe kush e pranon se keni qëllim të mirë. Nga këndëvështrimi ynë ështe në rregull, është e drejtë, nga këndvështrimi i atyre që marrin vendime është e padrejtë dhe e papranueshme. Komedia e katër kryetarëve të zgjedhur në veri, tre shqiptarë dhe një boshnjak me një të kaluar aspak të lavdishme politike e krijoi një situatë, sa qesharake aq edhe të turpshme, në emër të luftimit të Lista Serpskas dhe Radojçiqit (uroj që mercenarja politike Kulari të mos e lexoj këtë shkrim) e sollën një situatë që Lista Serbe do të rikthehet në pushtet, tash më e fortë dhe me legjitimitet të plotë. Praktikanta. Zajebnica nuk ishte e mirë prandaj Kurti i fitoi zgjedhjet me aq rezultat bindës duke deklaruar se nuk ka Zajebnicë dhe se nuk do të ketë.

Nëse merret parasysh gropa që ka rënë Kurti me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, Zajebnica e “Isa – Hashës, Esat Pashës …” del të jetë kopsht me lule. Qarku po mbyllet dhe laku po shtrëngohet duke lejuar një frymëmarrje sa për ta realizuar Brukselin dhe Ohrin, jo për të mirë të Kosovës. Një grup tupellash të pushtetit duke llogarituar edhe Mexhlisin e Glokut po thonë se Brukseli dhe Ohri garanton njohje formale të Kosovës nga Serbia. Kështu e thotë edhe Tezja e LV-së, von Cramon që aspak nuk është e vërtetë. Zyra e presidencës shfaqë rezerva kozmetike por jo edhe përmbajtësore. Këtu përfundon Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe fillon regjionalizimi i Kosovës, me synim të qartë detyrimin e saj të krijojë një lidhje më të ngushtë me Serbinë pas 10 a më shumë vjetëve. Prandaj, në bisedime me Serbinë jemi ndarë shumë të humbur.

Zgjedhjet e mundshme: LV-ja mund të dalë fituese me rezultat 30-35 %. Rruga e Re e Lumir Abdixhikut fillon nga Zyra e Vojsa Osmanit që e ndau LDK-në në dy pjesë dhe tash thirret në trashëgimin e Rugovës, pasi ia shkatërroi partinë, me destinim të përfundojë në Zyren e Albin Kurtit me një plan të qartë për një koalicion ku Lumlumi do të bëhet prime minister kurse Albin Kurti do të bëhej Vjosë Osmani – president. Vojsa Osmani është përcaktuar të luaj rolin kryesor në serialin për Barbie, edhe ashtu është deklaruar se është presidente Barbi. PDK-ja nëse përcaktohet për një opozitarizëm më agresiv dhe më këmbëngulës, plus me sforcimin e opozitarizmit kushtetues mund të presë rezultate më të mira.

Nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë si deri sot, do të mbetet në moçalin elektoral të zgjedhjeve të fundit. PDK-ja duhet të bartë kompetencat te gjeneratat më të reja që duhet të kenë rol vendimmarrës më të madh por të cilat nuk e mohojnë të kaluarën e partisë e dalë nga UÇK-ja, që kanë një linjë të qartë dhe të pastër kombëtare dhe që nuk bëjnë kompromis me çështje kombëtare, të UÇK-së apo me fatin e liderëve të tyre që po mbahen peng nga Gjykata Speciale Raciste. PDK-ja do të gabojë rëndë nëse hynë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti, publikisht apo heshtur. AAK-ja e kalon pragun zgjedhor pa asnjë problem.Krejt kjo nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë e papritur. E pritshme është të ketë probleme të mëdha brenda vet shqiptarëve në Kosovë.

Latifi pret në takim Isufin, diskutojnë për ecurinë e regjistrimit të popullsisë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim prof. dr. Florim Isufin, kryetar i Komisionit të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i cili ishte i shoqëruar nga anëtarët e këtij komisioni, Kushtrim Krasniqi dhe Agim Ferati.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Latifi ka treguar se gjatë takimit diskutuan për ecurinë e procesit të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i cili do të fillojë më 5 prill, si dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar dhe shtetëror.

“U pajtuam që të kemi koordinim sa më të ngushtë ndërmjet komunës së Rahovecit dhe ASK-së për suksesin e plotë të këtij projekti shumë të rëndësishëm”, ka thënë Latifi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kanye West lanson trailerin e albumit “Vultures”

0
Reperi i mirënjohur botëror, Kanye West, ka publikuar trailerin për albumin e tij të ri “Vultures”, raporton “People”.

Albumi i cili është realizuar në bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign do të lansohet më 9 shkurt.

Kanye trailerin për albumin e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Në trailerin, regjinë e të cilit e ka bërë, Jon Rafman, shihen disa klounë që qeshin, eksploziv, ujq, njerëz me maska si dhe shpendë grabitqarë (vultures).

Në fund të trailerit bëhet e ditur se albumi ndahet në tri vëllime, i pari prej të cilëve do të lansohet më 9 shkurt, i dyti më 8 mars e i treti më 5 prill.

Nëpër storiet e tij të Instagramit, Kanye ka ndarë edhe dizajnet e ballinave të tyre.

Për këtë album si dhe këngën “Vultures”, Kanye ka marrë kritika të mëdha për shkak se tekstet e këngëve e mënyra se si ai e ka promovuar albumin, janë cilësuar si antisemitike.

VIDEO:

 

 

Ndërroi pronarët e tri tokave në vlerë 250 mijë euro, aktakuzë ndaj referentit në Dragash

0

Departamenti i krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj referentit pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit A.S., për shkak të dyshimit se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, i ka regjistruar në emër të një personi tjeter tri prona të cilat kishin një pronar.

“Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e këtij të fundit, vepron në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, në atë mënyrë që ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit, me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, të njëjtat i regjistron në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë së datës 07.09.2021, e cila certifikatë është në kundërthënie të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14.08.2018 lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit – të dëmtuarit D.B.,”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

Sipas njoftimit ai jashtë çdo autorizimi ka përpiluar edhe një shpjegim me shkrim për Gjykatën, me sqarimet se pse ka vendosur që pronat e D.B. i ka kaluar në emër të H.B..

“Ndërsa, me datë 02.11.2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, përpilon Shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilin e nënshkruan dhe e vulos me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, madje pa e protokolluar fare të njëjtin, ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim i ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B., në personin tjetër H.B., me çka i shkakton dëm të dëmtuarit D.B., në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në cilat raste sakrifikohet Etika dhe pse ishte interes publik dhe interes për publikun video e Lulzim Fejzullahut?

0

Nga Musa Sabedini

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë gjithsesi që ishte interes publik sepse në radhë të parë ishte fëmijë jetim dhe përballë kishte një grup të lidhur me pushtet e sistem të drejtësisë. Ndërsa interes për publikun ishte publikimi i videos e cili tregoi dhe shpartalloi të gjitha pistat e hetimeve dhe dyshimeve. Asgjë të keqe nuk kishte në publikimin e videos, edhe pse ajo video do të duhej të bëhej publike nga media serioze dhe që do të përcillej edhe me komente nga ekspert të ndryshëm. Në këto raste realisht sakrifikohet etika, por kjo bëhet vetëm për interes të një çështjeje tejet delikate dhe të ndjeshme.

Po më bëjnë përshtypje komente, opinione e vlerësime të ndryshme nga komuniteti i gazetarëve, ekspertëve dhe atyre të fushës së sigurisë, mbi publikimin e videos, ku shihet rrahja brutale dhe vdekjeprurëse e 18 vjeqarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut.
Në librin tim të fundit: “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” e kam sqaruar më gjerësisht interesin publik dhe interesin për publikun në aspektin gazetaresk.

Në rastin e vdekjes së 18 vjeqarit interes publik është vet një fëmijë jetim dhe i pa krah, përballë një grupi problematik dhe të njohur nga policia e gjykata, thënë më saktë të amnistuar nga këto dy institucione.

Ndërsa interes për publikun, pastaj është videoja e cila demaskoi të gjitha pistat e hetimeve, që si duket janë dhënë qëllimisht me kahje të caktuar gabimisht dhe në drejtime të kundërta, dhe në dëm të tashmë të 18 vjeqarit të vdekur.

Në raste të tilla e sakrifikojmë Etikën, për një interes të caktuar dhe këtë e bëjmë me qëllim pozitiv sepse dëshirojmë të tregojmë se jemi me të dobëtin dhe të vërtetën, që në këtë rast ishte një djalë jetim që vdiq si pasojë e rrahjeve brutale dhe të dhunshme.
Ndoshta publikimi i videos do të duhej të bëhej nga media serioze dhe që kanë ekip dhe ekspert që do jepnin edhe komente për rastin dhe pamjet brutale të rrahjes së 18 vjeqarit.
Pamjet e vrazhda dhe të rënda mund të jenë shqetësuese dhe stresuese për publikun, por media ka presion nga publiku, që të botojnë edhe raste të tilla, që sqarojnë gjithçka, sidomos aty ku tentohet të shitet mjegull në publikun e gjerë.

Pra media dhe ata që e botuan videon, kanë bërë mirë sepse tashmë pamjet tregojnë shumëçka, kjo nuk vlen edhe për rrjetet sociale, ku dominon fjalori emocional dhe ka paragjykime ekstreme.

Tani pritet të ndryshojnë veprimet, sidomos Prokuroria, e cila e ka mundësinë, që të përmirësojë gabimin e policisë, gjatë fazës së ngritjes së aktakuzës.Publiku sigurisht që do të njoftohet edhe ditëve në vazhdim sepse ka organizata që merren ekskluzivisht me monitorimin e seancave gjyqësore.

Për rastet e tilla të ndjeshme më herët ka reaguar edhe KMSHK duke kërkuar nga mediet që në situata të tilla gazetarët dhe mediat të kenë kujdes, në mënyrën se si raportojnë dhe çfarë i ofrojnë publikut.

Sipas Kapitullit VI të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, trajtimi i rrëfimeve për tragjeditë duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion.

Ndryshe ka disa raste ku sakrifikohet Etika për interes të publikut dhe rastin më të freskët e kemi mbytjen e djaloshit tre vjeçar nga Siria, Ajlan El Kurdi, që u mbyt në brigjet e Turqisë në vitin 2015.

Ajo foto ishte rëndë në aspektin etik, por bëri bujë dhe pushtoi zemrat e miliona njerëzve, duke kritikuar qëndrimet e liderëve europian rreth çështjes së emigrantëve.

Ajlan El- Kurdi, ishte tre vjeçar ndërsa bashkë me të u mbyt edhe vëllau i tij më i madh, Galib El-Kurdi.Ata vdiqën në tentativë për të kaluar Mesdheun, derisa bota u shtnag nga fotoja e realizuar nga fotografja Nilüfer Demir.

Autori është ligjërues në degën Media dhe Komunikim në UBT

Osimhen “tradhton” Napolin, zbulon të ardhmen e tij

0

Victor Osimhen ka qenë mungesa e madhe e Napolit në këtë pikë të sezonit, nuk ishte në dispozicion as në finalen e Superkupës së Italisë, por sipas të gjithë gjasave nuk do të jetë më pjesë e klubit pas përfundimit të këtij sezoni.

Për të hedhur dritë mbi këtë vendim ka qenë vetë sulmuesi nigerian i cili lëshoi një mesazh nga Kupa e Afrikës, aty ku është i angazhuar me Nigerinë e tij:

“E kam marrë tashmë një vendim, e kam vendosur se cili do të jetë hapi im i radhës në përfundim të këtij sezoni. I kam të qarta idetë, planin tim. Mendoj se 60% e personave me lidhin me një transferim në Premier League. Po, mendoj se kampionati anglez është një nga kampionatet më të forta në botë. Tani dua të përfundoj sezonin me Napolin më pas do të bëj publike vendimin që kam marrë”, u shpreh Osimhen. Këto fjalë të Osimhen lënë pak vend për koment, pavarësisht se sulmuesi sapo rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026.

Presidenti De Laurentiis mund të qëndrojë i qetë pasi në kontratën e re që firmosën u përfshi edhe klauzola e tij e largimit, 120-130 milionë euro. Në rast largimi, Napoli do të përfitojë një shumë të madhe, por një pjesë sigurisht do ta investojnë për të përforcuar ekipin./bw

Osimhen “tradhton” Napolin, zbulon të ardhmen e tij