Home Blog Page 1291

Manchester United do ta humbas një shumë të pabesueshme të parave nëse vendosin t’ia prishin kontratën Casemiros

0

Situata e Casemiros te Manchester United nuk është aspak e qartë me mbrojtësin brazilian që mund të largohet.

Duke marrë parasysh se te Djajtë e Kuq ka ndryshime edhe në klub, atëherë Casemiro nuk po bën pjesë në planet e skuadrës pasi është lojtari më i paguar, por edhe po lëndohet shumë dhe trajneri Ten Hag nuk po mund të llogarit në shërbimet e tij.

Daily Star ka raportuar se braziliani ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me United dhe nuk ka blerës serioz.

Kësisoj për ta shmangur pagën e tij për dy vite e gjysmë të ardhshme, United është gati t’ia prish kontratën mesfushorit brazilian.

Por për ta bërë këtë gjë, United do të duhet të paguajë një shumë të majme në mënyrë që ta heqin qafe brazilianin.

Gjithnjë sipas Daily Star, Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë një kompensim prej 20 milionë eurove brazilianit në mënyrë që t’ia prishin kontratën.

Është një shumë e konsiderueshme e parave, megjithatë te United janë të vendosur të largojnë reprezentuesin brazilian nga Old Traford.

E ardhmja e tij mund të jetë në Arabinë Saudite ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/

Gigi Riva – legjenda e futbollit italian – shuhet pas një infarkti

0

Futbollisti italian Gigi Riva vdiq të hënën në moshën 79-vjeçare, pasi u shtrua në spital si pasojë e një ataku në zemër të dielën, shpjegoi Federata Italiane e Futbollit të hënën e 22 janarit.

Riva, 79 vjeç, golashënuesi rekord i Italisë me 35 goditje dhe në krye të skuadrës fituese të skudetos të Cagliarit në vitin 1970, fillimisht u raportua se nuk ishte në gjendje të rëndë në spitalin Brotzu të Cagliarit dhe sulmi në zemër u përshkrua fillimisht si i vogël, sipas burimeve mjekësore.

Riva, presidenti i nderit i Cagliarit, duhet të shërohej plotësisht pas një procedure të vogël dhe rutinë, thanë ata, por sa duket legjenda italiane e futbollit nuk arriti t’ia dilte.

I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, si dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Riva gëzoi një rekord të jashtëzakonshëm shënimi për Cagliarin, falë qetësisë së tij para portës, këmbës së majtë të fuqishme dhe aftësisë ajrore.

Shpejtësia e tij, forca dhe nuhatja për gol bënë që gazetari i madh italian Gianni Brera t’i vinte nofkën “Rombo di Tuono” (Ulërima e bubullimave).

Në nivel ndërkombëtar, Riva fitoi Kampionatin Evropian të 1968 dhe ishte nënkampion në Kupën e Botës 1970 pas skuadrës së madhe të Brazilit të Peles; mori pjesë edhe në Kupën e Botës 1974.

Me 35 gola në 42 paraqitje në garat zyrtare midis viteve 1965 dhe 1974, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë.

Pas tërheqjes në vitin 1976, Riva shërbeu për një kohë të shkurtër si president i Cagliarit gjatë sezonit 1986-87, dhe më vonë ishte një zyrtar i lartë drejtues, këshilltar dhe fiksues në kombëtaren nga viti 1988 deri në 2013. Albanian Post

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin W04489 në këtë gjykim

Të enjten, më 18 janar, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi që të kalohet në seancë private për të diskutuar një çështje në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, raporton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Ndryshe, më 17 janar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Parashikimi i motit për sot

0

Moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Vdes djali i vogël i Martin Luter Kingut

0
Dexter King, djali më i ri i aktivistit të ndjerë për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Luter King Junior, ka vdekur në moshën 62-vjeçare.

 

Kingu vdiq të hënën pasi humbi betejën me kancerin në prostatë, ka njoftuar King Center.

Fëmija i tretë i Doktor Kingut dhe Coretta Scott Kingut, ishte i martuar me Leah Ëeber Kingun që nga viti 2013, dhe nuk ka lënë pas ndonjë fëmijë.

Pikëllim të madh ka shprehur edhe vëllai i tij, Martin Luter Kingu i Tretë, duke thënë që është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e vëllait të tij.

“Shoku i papritur po më dërrmon. Është zor të gjesh fjalët e duhura në një moment si ky. Ju lutem mbajeni të gjithë familjen King në lutjet tuaja, dhe në veçanti  gruan e Dexterit, Leahn”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Luana surprizon me fotot e fundit, shfaqet nga ferma

0

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në skenë dhe super të kuruar, por kësaj radhe Luana Vjollca na surprizoi sërish për mirë.

E veshur thjeshtë dhe me një grim minimalist në ambientet e një ferme, Luana na tregoi se di të jetë në super formë dhe stil edhe kështu.

Mjafton një crop top i zi dhe një fund për tu dukur kaq mirë për të, ndërkohë që guxon me një palë çizme tipike fermerësh.

Luana ka vendosur të ndryshojë stilin e zakonshëm të flokëve, duke i mbajtur të shkurtra, një prerje moderne dhe shumë stil.

Osman Hajdari emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit të QKUK-së

0

Drejtori i Administratës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Osman Hajdari, është emëruar ushtrues I detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Hajdari ka filluar punën sot.

“Besim i dhënë mbi bazën e rezultateve të punës me përkushtim; besim i cili për mua është motiv i lartë për një përgjegjësi të madhe siç është QKUK-ja, për të cilën do të bëj më të mirën për t’i çuar proceset përpara”, shkruan Hajdari në Facebook.

Hajdari më parë ka qenë drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, në kohën kur kjo komunë është udhëhequr nga Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka qenë edhe kandidat për asamble nga kjo parti.

Qeveria e Kosovës para disa javësh ka miratuar statutin e ri të SHSKUK-së me të cilin parashihet pozita e drejtorit të QKUK-së./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Proton Cable Prizreni shkarkon trajnerin pas katër ditëve

0

Proton Cable Prizreni ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin maqedon Igor Mihajlovskin.

Sipas njoftimit të ekipit prizrenas, ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menaxhmentin e klubit rreth punës së tij

“Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timonier i klubit bardh e zinj”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte”.

Prizreni bëri të ditur se gjatë javës do të prezantohet trajneri i ri.

Përndryshe, Mihajlovski u emërua menaxher i ekipit prizrenas vetëm katër ditë më herët.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vdes aktori amerikan, ka luajtur në serialin Beverly Hills

0

David Gale, aktori që luajti Doktor Joe Scanlon në më shumë se 200 episode të Port Charles, një spin-off i serialit General Hospital, vdiq në moshën 59-vjeçare, raporton Index.hr.

Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe Stuart Carson, të fejuarën e Brenda Walsh (Shannen Doherty) në serialin Beverly Hills 90210, si dhe Dean Collins në telenovelën Savannah, shkruan Index.hr.

Lajmin e ka konfirmuar motra e tij Katie Colmenares. Shkaku i vdekjes nuk dihet.

“Vështirë se ka pasur një ditë në jetën time që të mos ishe pranë meje, gjithmonë shoqëruesi im, gjithmonë shoku im më i mirë i gatshëm të përballet me çdo gjë dhe këdo me mua”, ka shkruar Katie, duke shtuar, “që çdo ditë do ta mbajë atë në zemra juaj”.

“Ti je një qenie njerëzore e bukur, e dashur dhe e mahnitshme që të mungon çdo sekondë, çdo ditë, përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Pete Ferriero, prezantues dhe producent i podcast-it Beverly Hills 90210, foli për vdekjen e Davidit. Ai postoi regjistrime të Davidit nga podkasti.

“Ai ishte i mbushur me jetë dhe histori të pabesueshme”. Jam mirënjohës që e kam njohur. Jam shumë i trishtuar nga kjo humbje për botën. Ai ishte një dhuratë për të gjithë ne”, ka shkruar Ferriero nën postimin e motrës së aktorit.

Gale, një vendas në Tampa, Florida, ka lindur në vitin 1965. Në fillim të karrierës së tij, ai luajti në filmin Murder, She Wrote Doctor Dougie Hauser.

Simir Krasniqi emërohet drejtor i Shëndetësisë në Prizren

0

Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Simir Krasniqin, nw postin e drejtorit të Drejtorisw sw Shëndetësisë

“Zyrtarisht emërova sot drejtorin e ri të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, doktorin e shkencave mjedisore, Prof. dr. Simir Krasniqi, me të cilin do ta vazhdojmë implementimin e programit tonë qeverisës në një prej dikastereve më të rëndësishme – zhvillimin e kujdesit shëndetësor në Komunën e Prizrenit”, ka shkruar kryetari Totaj.

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren