6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1291

Prizren: Vidhen në një shtëpi para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe stoli ari

0

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj në Prizren disa persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe një sasi me stoli ari.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkruar në procedurë hetimore.

“Fsh.  Krajk- Prizren  27.12.2023-19:00-022:00.   Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur,  derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë dhe nga  aty i kanë vjedhur  para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.

Moti sot, kryesisht i vranët

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Kirse të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

“Pa Kosovën vdesim” – Fshati i Shqipërisë siguron jetesën përtej kufirit

0

Dragashi, qytet jugor i Kosovës në kufi me Shqipërinë, është bërë shpëtim për banorët e fshatit Borje të shtetit fqinj.

Për shkak të largësisë dhe rrugës së paasfaltuar për në qytetin e Kukësit, ata janë kryesisht të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe shërbimet e përditshme i marrin në Kosovë.

Oriola Marashi, nxjerrë në pah format e saj të përkryera

0

Oriola Marashi ka publikua disa foto në veshje të bardha, duke nxjerrë në pah format e saj të përkryera.

Roque prezantohet te Barcelona

0

Vitor Roque ka mbërritur në Spanjë si lojtar i ri i Barcelonës.

Ai ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë me kampionët spanjollë, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2031.

Skuadra e Xavi ka bërë një mbrojtje jo bindëse të titullit deri më tani këtë sezon, duke u ulur në vendin e katërt në tabelë dhe do të përballet me Las Palmas më 4 janar.

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro të futur në kontratën e tij dhe tani do të lidhet me shokët e tij të rinj të skuadrës në Katalonjë.

Në deklaratën e klubit thuhet: “Ai është këtu. Vitor Roque zbarkoi në Barcelonë herët në mëngjes të mërkurën dhe po shijon orët e tij të para si lojtar i Barcelonës në kryeqytetin katalanas. Sulmuesi brazilian, i cili po nënshkruan një kontratë deri më 30 qershor 2031, ka një klauzolë blerjeje të vendosur në 500 milionë euro”.

Shkelën rregullat/ Policia konfiskon 91 patentë shoferë brenda 24 orëve në Kosovë

0

Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç aktivitete vetëdijsuese dhe fushatave për parandalim ndaj kundërvajtësve që bëjnë shkelje të rregullave në trafikun rrugor po ndërmerr në vazhdimësi edhe veprime apo masa tjera ligjore në funksion të vendosjes së rregullit në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.

Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor” në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në teren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve (PKA) Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.?
– i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,
– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë,
– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se sivjet janë punësuar mbi 8mijë e 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.

10 vjet nga aksidenti, Ralf Schumacher: Asgjë nuk është më si më parë

0

Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik me ski, jeta e Michael Schumacher dhe familjes kanë ndryshuar totalisht. “Asgjë nuk është më si më parë”, janë fjalët e vëllait të tij, Ralf Schumacher, gjithashtu një ish-pilot i Formula 1.

“Më mungon Michael i asaj periudhe. Jeta ndonjëherë nuk është e drejtë me njerëzit. Michael në jetën e tij shpesh kishte pasur fat, por më pas erdhi ai aksident dramatik”, shprehet më tej Ralf Schumacher Duke folur për “Bild”, Ralf Schumacher ka shtuar: “Falë Zotit, përmes disa mjekimeve moderne është arritur të bëhet diçka e mirë. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është më si më parë”.

Michael Schumacher u aksidentua teksa bënte ski në Francë. Ai pësoi një goditje të fortë në kokë dhe 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kreu dy operacione në kokë.

“Mund të them vetëm se aksidenti i tij përfaqëson një moment të keq dhe drastik edhe për mua. Kjo që ndodhi ndryshoi tërësisht familjen tonë. Ishim të pafat, madje edhe Mick, që asokohe ishte një fëmijë i vogël”, ka deklaruar Ralf Schumacher. Duke folur për marrëdhënien mes tyre, Ralf ka shtuar: “Më dha gjithë përvojën e tij. Kisha mundësinë të mësoja nga më i miri. Kur ishim të vegjël flinim shpesh në të njëjtën dhomë. Michael ka qenë gjithnjë pranë meje, ndaj më mungon shumë”.

Gazetari Fahri Musliu botoi pesë libra për një vit

0

Gazetari i njohur Fahri Musliu,  ka njoftuar se për një vit ka publikuar pesë libra.

Musliu ka bërë të ditur se vitin 2023 e sheh si vitin më të suksesshëm dhë të begatë në karrierën e tij 55 vjeçare në karrierën profesionale publicistike.

“Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Njoftimi i plotë i tij:

PESË LIBRA PËR NJË VIT

Të dashur miq dhe dashamir të librit,

po afrohet fundi i këtij viti dhe me Ju dua ta ndaj një gëzim  të veçantë.

 

Ishte ky viti më i suksesshëm dhe më i begatshëm  profesional (publicistikë) në karrierën time 55 vjeçare në gazetari.

Dy libra botimi i dytë i plotësuar: DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD (janar -qershor 1999) dhe PROCESET E KURDISURA KUNDËR SHQIPTARËVE (1999-2001);

dy libra të ri: “MË QUAJNË – BEKIM FEHMIU” dhe libri me intervista: “KOSOVA NYJË E (PA) ZGJIDHUR”, në dy vëllime.

Librat janë me vlerë të veçantë dokumentare dhe historike.

Ato mund ti gjeni në libraritë e qyteteve më të mëdha të Kosovës  por edhe të porositën me postë të shpejtë tek personi i marketingut tel 049644844 ose msgg tim.

Zhduket një vajzë në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vajzë të zhdukur në Rahovec.

“Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren