Home Blog Page 1293

Në 24-orët e fundit në Kosovë, 63 aksidente trafiku

0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë, 17 prej aksidenteve kanë qenë me persona të lënduar, kurse 46 tjerë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24-orëve janë shqiptuar edhe 966 tiketa trafiku për personat që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërsa, janë arrestuar 11 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit.

 

Mourinho mohon shkuarjen në Arabinë Saudite

0

Jose Mourinho ka konfirmuar se nuk do të bëhet trajneri i Al Shabab.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, pavarësisht spekulimeve, asnjëherë nuk ishte afër një ujdi në mes Mourinhos dhe klubit saudit.

Përndryshe, trajneri portugez në fillim të kësaj jave ndau rrugët me klubin italian Romën, për shkak të mungesës së rezultateve.

Në vend të tij është emëruar Daniele de Rossi, i cili debutoi të shtunën në mbrëmje me një fitore ndaj Hellas Veronës, me rezultat 2-1.

Promovohet libër në përvjetorin e vdekjes së Rugovës, Abdixhiku: Ishte prijësi historik i popullit

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai la pas vete një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike.

Abdixhiku thekson se në ambientet e shkollës politike promovuan librin “Pushteti dhe intelektualët” të botuar nga fondacioni “Ibrahim Rugova”, njofton Klankosova.tv.

“Ibrahim Rugova, “ishte më shumë se njeri, ai ishte një epokë” do të thoshte një Viktor Hygo i yni, siç kishte thënë ky shkrimtar për Volterin në njëqindvjetorin e vdekjes së këtij filozofit dhe mendimtari të madh. Në të vërtetë, Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale”, shkroi Abdixhiku në rrjetin e tij social në Facebook.

“Ati themeltar i shtetit të Kosovës, prijësi historik i popullit të Kosovës, themeluesi i Lidhjes Demokratike, formacionit të parë pavarësist; bartësi i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, iku në amshim sot 18 vite më parë. Pas vete la një trashëgimi epokale, që sot na shërben si udhërrëfim kombëtar”.

“Në këtë ditë, së bashku me zonjën Fana Rugova dhe anëtarë të familjes, në ambientet e Shkollës Politike, promovuam librin ‘Pushteti dhe intelektualët’ të botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova””.

Ai theksoi se fondacion tashmë ka bërë një traditë në fushën e botimeve, duke u kujdesur, që ta ruajë, ta kultivojë dhe ta përcjellë tek breznitë e reja, mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës, duke e vlerësuar si një trashëgimi tejet e vlefshme, bazike, për të njohur Kosovën e djeshme dhe për t’u shërbyer prej saj për të ndërtuar Kosovën e nesërme.

“Ky libër, ka këtë funksion, dhe sikur vepra në tërësi e Presidentit Ibrahim Rugova, na kujton profilin e lartë të politikanit intelektual dhe intelektualit politikan, dhe na thërret të mendojmë sa të rëndësishme janë këto dy kategori kur bëhen një zë”.

May be an image of book, diary and text

Abdixhiku në fund potencoi se para promovimit, me bashkëpunëtorë, vendosën lule tek varri i presidentit.

“Nga aty, vizituam familjen Rugova, për të ndarë jo vetem dhimbjen për ikjen e Presidentit, por dhe gjithë krenarinë për trashëgiminë e tij!”.

Osmani për Ibrahim Rugovën: Ia kushtoi çdo ditë të jetës lirisë dhe pavarësisë së vendit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës.

Ajo tha se do të ecin drejt realizimit të plotë të vizionit të Rugovës për Kosovë të pavarur, sovrane, te integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme më SHBA’të.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun i cili ia kushtoi cdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA’të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Osmani. /GazetaExpress/

18 vjet nga vdekja e Rugovës, Kurti: E kujtojmë për kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

0

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

Kurti pas homazheve u shpreh se Rugovën e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e ?ështjen së Kosovës dhe, siç u shpreh ai.

“Është presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për ekzistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjen së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile”, u shpreh ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Këto vende nuk do të kenë rrymë në Prizren

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot në disa lagje të Prizrenit do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

 

 

Punime nga pala e tretë1.Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet: Dalja 10[kV]  Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Konsumatorë komercial dhe buxhetorë (F.S.K.) në rrugët 2 Ukë Bytuçi, Dardania dhe Tranzit.

Arsyeja: për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

LDK-ja mban aktivitete në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës

0

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në shënimin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

Ndërkaq, zyrtarë të LDK-së do të vizitojnë dhe familjen Rugova, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu do të promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët”, botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

18 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

0

Sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

 

Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Rugovës.

Po ashtu me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet në Gjilan Akademi për Rugovën.

Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon aktivitete me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova:

LDK bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe viziton familjen e Rugovës.

Sot do të promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

 

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot me diell si dhe me vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin mes -4 deri në -2 gradë Celsius ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

 

Bashkimi e fiton bindshëm derbin lokal ndaj Prizrenit

0

Derbi lokal i ka takuar Bashkimit që e mposhti Pron Cable Prizrenin me rezultatin e thellë 79:58.

Vetëm në cerekun e parë Prizreni ishte më i fort, pasi tre periudhat pasues, portokallinjtë ishin të pandalshëm.

Vendimtare ishte pjesa e dytë për fitoren e Bashkimit, që po vazhdon me ecuri fantastike në Superligë.

Pesë basketbollistë për Bashkimin realizuan pikë dyshifrore.

Pas 18 xhirove, Bashkimi gjendet i 6-ti me 7 fitore e 11 humbje, derisa Prizreni mbetet i parafundit me 5 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Prishtinës e Prizreni e pret Trepçën