19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Osmani për Ibrahim Rugovën: Ia kushtoi çdo ditë të jetës lirisë dhe pavarësisë së vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës.

Ajo tha se do të ecin drejt realizimit të plotë të vizionit të Rugovës për Kosovë të pavarur, sovrane, te integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme më SHBA’të.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun i cili ia kushtoi cdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA’të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Osmani. /GazetaExpress/

Më Shumë

60 mijë euro investim në Dragash: Nis ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit Kapre–Rrenc

Ka nisur zyrtarisht realizimi i projektit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit përgjatë rrugës së asfaltuar Kapre–Rrenc, një investim i rëndësishëm për...

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante...

Lajmet e Fundit