Home Blog Page 1294

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot me diell si dhe me vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin mes -4 deri në -2 gradë Celsius ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

 

Bashkimi e fiton bindshëm derbin lokal ndaj Prizrenit

0

Derbi lokal i ka takuar Bashkimit që e mposhti Pron Cable Prizrenin me rezultatin e thellë 79:58.

Vetëm në cerekun e parë Prizreni ishte më i fort, pasi tre periudhat pasues, portokallinjtë ishin të pandalshëm.

Vendimtare ishte pjesa e dytë për fitoren e Bashkimit, që po vazhdon me ecuri fantastike në Superligë.

Pesë basketbollistë për Bashkimin realizuan pikë dyshifrore.

Pas 18 xhirove, Bashkimi gjendet i 6-ti me 7 fitore e 11 humbje, derisa Prizreni mbetet i parafundit me 5 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Prishtinës e Prizreni e pret Trepçën

Mbi 100 mijë njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së

0

Më shumë se 100 mijë njerëz protetuan në të gjithë Gjermaninë të shtunën kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa für Deutschland (AfD), e cila shkaktoi këtë protestë pasi u zbulua se anëtarët e partisë diskutuan planet e dëbimit masiv në një takim të ekstremistëve.

Në Frankfurt, rreth 35 mijë njerëz iu bashkuan thirrjes nën banderolën “Mbroni demokracinë – Frankfurt kundër AfD”, duke marshuar në zemrën financiare të Gjermanisë. Një numër i ngjashëm, disa që mbanin postera si “Nazistët jashtë”, u shfaq në qytetin verior të Hanoverit, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Protestat u mbajtën gjithashtu në qytete duke përfshirë Braunschweig, Erfurt dhe Kassel dhe shumë qytete më të vogla, duke pasqyruar mobilizimin çdo ditë gjatë javës së kaluar. Në përgjithësi, demonstratat janë thirrur në rreth 100 vende në të gjithë Gjermaninë nga e premtja deri në fundjavë, duke përfshirë në Berlin të dielën.

Politikanët, kishat dhe trajnerët e Bundesligës kanë kërkuar që të gjithë njerëzit të ngrihen kundër AfD.

Shembet ura në Ratkoc të Rahovecit

0

Është shembur ura që lidh banorët e disa fshatrave në Ratkoc të Rahovecit.

Ajo ishte ndërtuar dekada më parë, ndërsa sipas zyrtarëve komunalë është paraparë që këtë vit të intervenohet në rregullimin e saj. Ura e shembur paraqet rrezik për udhëtarët sidomos natën, prandaj kërkohet  kujdes i shtuar

Natën mes së premtes e të shtunës, u shemb gjysma e urës që lidh Ratkocin me Vrajakun,  Bratotinin e disa fshatra të tjerë të Rahovecit.

Banorët thonë se ura është ndërtuar shumë vite më parë dhe u ka rezistuar vërshimeve edhe më të mëdha.

Banorët shpresojnë se Komuna do te intervenojë sa më shpejt.

Ndërkohë, Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, thotë se do të shpejtojnë procedurat për ta rregulluar këtë urë. Ai sqaron se ndërtimi i saj është paraparë në buxhetin komunal të këtij viti.

“Gjendja e urës nuk ka qenë fort e mirë për shkak të vjetërsisë së saj, ne i kemi paralajmëruar qytetarët që kjo urë paraqet rrezik dhe e kemi blloku kalimin në korsinë e dëmtuar. Ne si komunë e kemi të planifikuar në buxhet ndërtimin e disa urave duke përfshirë edhe këtë urë. Shumë shpejt do ti zhvillojmë procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj, jemi na fazën e hartimit të projektit, besoj edhe me procedura emergjente të prokurimit do të intervenojmë”, tha për RTK Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit në Rahovec

Sipas inxhinierëve, projekti për rregullimin e kësaj ure do të jetë gati deri në fund të muajit, ndërsa, sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, do të nisë puna për ndërtimin e saj. Deri në atë kohë, banorët këshillohen për kujdes dhe të zgjedhin rrugë të tjera.

Lamaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

0

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, tregon se të gjitha rrugët  janë të kalueshme.

Po ashtu, gjatë ditës janë pastruar edhe  trotuaret.

“Po sot në mëngjes kam kontaktuar me ekipet e Eko Regjionit, e cila ka një kontratë me komunën e Prizrenit në këtë rast dhe për mirëmbajtjen e rrugëve.  Po ashtu kam kontaktuar përfaqësuesit nga rajoni i Hasit, të Drinit dhe atë të Zhupës, kështu ne jemi të gatshëm të intervenojm aty ku paraqitet nevoja për largimin e borës nga rruga. Rrugët e Prizrenit janë të gjitha të kalueshme dhe ekipet e kompanisë kanë dalë në teren për pastrimin e trotuareve”, tha drejtori Lamaj për TV Prizrenin.

Ai po ashtu ka theksuar që në vendet malore të rajonit të Prizrenit ka sasi më të madhe të borës, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion që ndonjë rrugë është e pakalueshme.

Gjermania do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

0

Gjermania do ta rrisë numrin e forcave të saj që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Në njoftimin për media të Bundeswherit gjerman thuhet se ky vendim ka ardhur si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

 

Nga 80 ushtarë gjermanë sa janë aktualisht në Kosovë në kuadër të KFOR-it, numri i tyre do të shkojë në 300 së bashku me stafin mbështetës.

Ky kontingjent gjerman i këmbësorisë do të zbarkojë në Kosovë në pranverë. Për këtë çështje ka folur edhe gjenerali gjerman, Bernd Schutt, i cili ka thënë se ata do të bëjnë patrullime, detyra të sigurisë dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe de-përshkallëzim në rast të trazirave dhe protestave.

Ky vendim i Gjermanisë është mirëpritur nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, i cili ka thënë se njoftime të tilla tregojnë vendosmërinë e shteteve aleate për t’u siguruar që KFOR-i ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin e vet. “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, ka thënë Ulutas.

Muriqi kthehet te Mallorca

0

Villarreali dhe Mallorca do të luajnë sot në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadio de la Ceramica” duke filluar nga ora 16:15.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është thirrur për këtë takim dhe do ta nis ndeshjen nga banka rezervë.

Muriqi u lëndua me kombëtaren e Kosovës ndaj Izraelit në nëntor, dhe nga ajo kohë nuk ka luajtur më.

Për sulmuesin kosovar, sot mund të jetë paraqitja e parë për vitin 2024.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prishtina mposht Ballkanin në finale dhe fiton Superkupën e Kosovë

0

Prishtina mposht Ballkanin në finale dhe fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina e ka fituar për herë të 11-të në histori trofeun e Superkupës së Kosovës.

Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Emmanuel Egbo triumfoi ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Mardan Palace Stadium”, në Aksu të Antalisë, përfundoi me rezultatin 1:2.

Egzon Sinani (9?) dhe Leotrim Kryeziu (46?) shënuan për triumfin e kryeqytetasve.

Ndërkaq, golin e vetëm për therandasit e shënoi Krenar Dulaj (79?).

Për Prishtinën është ky trofeu i 30-të në histori të klubit, përfshirë edhe 11 tituj të kampionit, si dhe 8 Kupa të Kosovës. /Gazeta Express/

Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit të Telekomit

0

Dje është nënshkruar kontrata me vlerë 15 milionë euro në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me këtë do të kemi modernizim të rrjetit.

“Investimet po vazhdojnë: në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+ (5g-ready), dhe 5g në qendrat e mëdha”, shkroi ajo në Facebook.

Mary Weiss ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

0
Mary Weiss, këngëtarja kryesore e grupit pop të viteve 1960 “The Shangri-Las”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, tha kompania e saj diskografike.

 

 

 

“Mary ishte një ikonë, një heroinë, si për të rinjtë ashtu edhe për të rejat e brezit tim dhe të të gjitha brezave”, tha në një deklaratë Miriam Linna, nga Norton Records, shkruan BBC.

Shangri-Las përbëheshin nga dy grupe motrash dhe u formuan në lagjen Queens të Nju Jorkut.

Hitet e tyre përfshinin “Remember” dhe këngën e tyre më të njohur, “Leader of the Pack”.

Grupi përbëhej nga Mary dhe Elizabeth “Betty” Weiss, dhe binjaket Marguerite dhe Mary Ann Ganser.