Home Blog Page 1295

Kur gazetarja e famshme Melanie L. Pflaum rrëfente udhëtimin e saj në Shqipëri: ‘Kthimi masiv i shqiptarëve në atdhe karakterizohet nga mbretërimi paqësor i mretit Zog

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Janar 2024

“Wisconsin Rapids Daily Tribune” ka botuar, të martën e 14 shkurtit 1939, në faqen n°9rrëfimin e gazetares së famshme Melanie L. Pflaum mbi udhëtimin e saj asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Aty ku mënyra amerikane është një shembull i shkëlqyer; Aty ku “vendasit e çuditshëm” lexojnë novela gangsterësh amerikanë

Kthimi masiv në Atdhe karakterizohet nga mbretërimi paqësor i mbretit Zog; Asnjë dridhje nga kërcënimi italian

Burimi : Wisconsin Rapids Daily Tribune, e  martë, 14 shkurt 1939, faqe n°9
Burimi : Wisconsin Rapids Daily Tribune, e martë, 14 shkurt 1939, faqe n°9

Melanie L. Pflaum, një gazetare e famshme që jeton prej shumë vitesh në Evropë, sapo ka përfunduar një udhëtim nëpër Ballkan, i cili shtrihet drejtpërdrejt në rrugën e ekspansionit gjerman. Në pesë tregime, ajo tregon se si duken njerëzit, çfarë mendojnë. I katërti në vijim është mbi Shqipërinë.

NGA MELANIE L. PFLAUM

Tiranë, Shqipëri — Shqipëria ka emrin e të qenit pak a shumë vend i prapambetur. Kështu që është një tronditje të dëgjosh veten të ndeshur këtu më shumë se në çdo vend tjetër me “Përshëndetje! Ju jeni një amerikane, apo jo ? Nga cila pjesë e Shteteve të Bashkuara jeni ?”

Në fshatrat e thella malore, në fusha dhe në qytete, shqiptarët që dikur jetonin në Shtetet e Bashkuara dallojnë menjëherë udhëtarët anglezë ose amerikanë. Fshatari juaj shqiptar i veshur çuditërisht shpesh rezulton të jetë një ish-punëtor çeliku nga Gary, në Indiana.

Tetëdhjetë mijë shqiptarë u larguan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis viteve 1885 dhe 1911. Ata shkuan atje kryesisht për arsye politike, për t’i shpëtuar luftërave ballkanike, kryengritjes së përgjakshme të vitit 1905 apo rrënimit të vendit në 1914.

Por tani kushtet civile janë më normale nën Mbretin Zog dhe të paktën 50 mijë prej tyre janë kthyer në atdheun e tyre, zakonisht për t’u martuar me gra shqiptare. Kështu në një shtëpi tipike fshati me dy dhoma, muret e lara me gëlqere të zbukuruara me frizin tradicional me një shtresë, mobiljet mund të përbëhen nga një sofër ku shërbehen ushqime të stilit turk, jastëkë, qilima, xhezve kafeje të vjetra prej bronzi, dhe armë të vjetra, por do të ketë edhe një radio amerikane, kalendarë amerikanë të Krishtlindjeve dhe disa romane gangsterësh.

Zhdukja e zënkave

Gjakmarrja tradicionale tani ndodh rrallë, dhe policia i shtyp ato sa më shpejt që të jetë e mundur, por çdo familje ka ende historitë e saj për gjakmarrje të tilla që kanë ndodhur një brez më parë.

Shqiptarët e dinë se italianët lakmojnë një pjesë të bregdetit të tyre në Adriatik, por ata besojnë se vendi i tyre është i pathyeshëm. Ata i mbajtën edhe turqit në një skaj të thjeshtë rreth skajeve të vendit, dhe ata kurrë nuk janë pushtuar plotësisht nga asnjë prej pushtuesve që kanë përfshirë Ballkanin që nga kohët e hershme.

Ekziston një tharm i dallueshëm i amerikanizmit në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë, edhe pse nuk dëshirojnë të shkojnë në Amerikë, imitojnë mënyrat amerikane në shumë aspekte. Një mësues i ri shkolle shpjegoi “Ne nuk mund të mësojmë asgjë nga Evropa, përveçse si të futemi në telashe. Në Amerikë ne shohim shembullin që do të donim të ndiqnim.”

Shqiptarët që janë kthyer nga Shtetet e Bashkuara janë të sinqertë në simpati me këtë “amerikanizim”, megjithëse shumica prej tyre tani janë të brezit të vjetër. Ata e shohin jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara (dhe shumën e pagës së tyre) me nostalgji. Disa prej tyre flasin për kthimin, por është e qartë se ata nuk e dëshirojnë vërtet. Ajo që ata preferojnë në të vërtetë është jeta në Shqipëri, me “disa komoditete dhe ide amerikane më shumë”.

Kalimi nga një shoqëri patriarkale dhe feudale në një shoqëri moderne në një brez të vetëm është një detyrë e madhe, brezi aktual ka për detyrë të përshtatet me botën moderne pa humbur pavarësinë dhe forcën tradicionale të racës së tij.

Dhëndri është ai që paguan

Besëtytnitë e lashta janë ende të forta. Asnjëherë nuk duhet të lini një veshje jashtë shtëpisë pas muzgut nga frika se shpirtrat e këqij do t’ju pushtojnë gjatë natës dhe më pas do t’ju bëjnë një magji.

Shumica e njerëzve janë shqiptarë ortodoksë ose myslimanë, megjithëse ka disa katolikë romakë. Myslimanët janë më shumë muhamedanë, në mënyrën e tyre të jetesës sesa myslimanët në Turqi. Ndërkohë që në Turqi ndalohet mbajtja e plisit (qylafit) nga burrat dhe mbulimi i fytyrës së grave, këto zakone ndiqen ende në fshatrat turke në Shqipëri dhe Bullgari. Në Shqipëri, megjithatë, myslimanët janë të përzier me popullsinë e krishterë dhe nuk gravitojnë në komunitete të veçanta si në Bullgari, Jugosllavi dhe Rumani.

Situata për gratë është relativisht e mirë dhe dhëndri paguan një pajë për familjen e nuses në vend të procedurës së kundërt që praktikohet në shumë vende. Në vallet karakteristike të vendit, në përgjithësi, burrat dhe gratë kërcejnë veçmas.

Modernizimi është kryefjala në Shqipëri dhe militarizimi ka bërë shumë më pak përparim sesa në shumicën e fqinjëve të saj ballkanikë./KultPlus.com

 

Shoqërohet në polici një person në Mamushë, pengoi zyrtarët e KEDS’it teksa po e ç’kyçnin nga rrjeti

0

Policia ka shoqëruar në stacionin policor një person në Mamushë , pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarët e KEDS, që ta shkyçin nga rrjeti elektrik

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë s ë Kosovës:

“Rr. Cumuriyet, Mamushë 19.01.2024 – 10:30. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar zyrtarët e KEDS, që ta shkyçin nga rrjeti elektrik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dardan Hoxhaj nga Prizreni e humb jetën aksidentalisht në Shqipëri

0

Dardan Hoxhaj ka humbur jetën në një aksidet në Fushë-Krujë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë e ditur nga familjarët.

Njoftimi

“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024 në moshen 42 vjeqar vdiqën djali axhës,

Dardan (Sadik )Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqiperi .

Për shkaqe të procedurave të mjeksis ligjore në Shqiperi , varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024 me drek në Vlashnje”, thuhet në njoftimin mortor.

Arrestohen dy persona në Prizren, mbanin narkotikë e armë

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi Policia ka gjetur në pronat e tyre narkotikë dhe armë.

https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Ata janë dërguar në mbajtje.

Përveç narkotikëve, iu gjetën pushkë, pistoleta, sprej, antiplumb e të tjera.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 7.66 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 9.46 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 26.19 gram substancë narkotike hashash, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një palë dylbi, dy shufra, një sprej, një antiplumb, një karikator, një telefon mobil dhe 346 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e PK-së.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ronaldo tregon se cilën skuadër i pëlqen të shikojë më shumë në futbollin botëror, do t’i zemërojë tifozët e ish-klubit të tij

0

Cristiano Ronaldo ka zbuluar klubin që i pëlqen të shikojë më shumë dhe tifozët e ish-ekipit të tij, Manchester United, mund të mos jenë më të kënaqur.

Ronaldo u largua nga United pas një përplasjeje me trajnerin Erik ten Hag, ku kapiteni portugez dha një intervistë ekskluzive për Piers Morgan e cila sinjalizoi fundin e periudhës së tij të dytë në klubin nga Old Trafford.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë më pas u bë katalizatori për rritjen e jashtëzakonshme të Superligës së Arabisë Saudite duke nënshkruar për Al Nassr në janar të 2023.

Ronaldo nuk heziton kur zgjedh tre skuadrat që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon Ronaldo nuk heziton kur zgjedh tre skuadrat që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Pavarësisht formës së tij të dobët në fund të periudhës së tij të dytë në Angli, Ronaldo ka pushtuar Arabinë Saudite dhe ishte golashënuesi më i mirë në futbollin botëror në vitin 2023 me 54 gola për Al Nassr dhe Portugalinë.

 

Duke folur në Globe Soccer Awards, Ronaldo u pyet se cili është klubi i tij i preferuar për të parë dhe përgjigja e tij mund të ngrejë disa vetulla.

“Manchester City, urime për sezonin e tyre të mrekullueshëm. Lojtarë, trajner, të shkëlqyer…”, shpjegoi fillimisht Ronaldo në ceremoni.

“Më në fund ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, përfundoi portugezi.

Për shkak të lidhjeve të Ronaldos me pjesën e kuqe të Mançesterit, kjo mund të jetë befasi për disa, por është e vështirë të argumentohet se 38-vjeçari e ka gabim me përgjigjen e tij. /Telegrafi/

Dy ndeshje interesante luhen sot në basketboll, fokusi në Suharekë

0

Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave verdhezi Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.

Ndeshje shumë e vlefshme është ai ndërmjet skuadrave prizrenase, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që synojnë të paktën “Play-off”-in në këtë edicion.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Prince Caffe Superliga – Java 18

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

Parashikimi i motit: Acar gjatë fundjavës, shtresa e borës deri në 50 cm në vise malore – temperaturat deri në -10C

0

Reshjet e borës do të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme, herë herë edhe me intenzitet më të lartë, sipas “Mendimi për motin”.

Reshjet e borës pritet të pushojnë mëngjesin e hershëm të ditës së diel, duke formuar shtresë deri në 10 e 15cm, përgjatë viseve të ulëta, e në vise malore deri në 40 e 50cm.

Nga dita e diel pritet të ketë mot me kthjellime por i acartë, me minimale që zbresin deri në -10C, mëngjesin e së hënës, e maksimalet arrinë deri në 0C e 2C, me rritje graduale në 3C e 4C, ditën e martë dhe mërkurë.

“Gjatë natës fronti i ftohtë me masa arktike shtrihet mbi vendin tonë, që sjell të reshurat e borës, të shoqëruara edhe me erëra mjaft të fuqishme veriore.  Reshjet e borës do të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë, herë herë edhe me intenzitet më të lartë.  Deri në mbrëmje në pjesë veriore të vendit reshjet pushojnë.  Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, derisa edhe ato maksimale mbesin të ulëta në -1C deri 1C. Reshjet e borës pritet të pushojnë mëngjesin e hershëm të ditës së diel, duke formuar shtresë deri në 10 e 15cm, përgjatë viseve të ulëta, e në vise malore deri në 40 e 50cm.  Nga dita e diel na pret mot me kthjellime por i acartë, me minimale që zbresin deri në -10C, mëngjesin e së hënës, e maksimalet arrinë deri në 0C e 2C, me rritje graduale në 3C e 4C, ditën e martë dhe mërkurë”, thuhet në njoftim.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shkolla e muzikës në Rahovec tani e 11 vjet pa objekt adekuat

0

Akil Hajda tani e tri vjet merr mësime për instrumentin frymor, flaut. Përzgjedhjen e këtij instrumenti e cilëson përmbushje të kënaqësisë së tij shpirtërore.

 

Derisa Akili zhvillon orën individuale në instrumentin e flautit, në dhomën tjetër të mësimit Era Rama me ushtrime përvetëson edhe më tutje luajtjen në violinë.

Por në mungesë të një objekti adekuat që nga themelimi i shkollës së muzikës  “Faik Sylka” në Rahovec, tani e 11 vjet, mbajtja e orëve mësimore në instrumente njëherësh, tingujt të cilët dëgjohen nga instrumente të ndryshme pengojnë nxënësit në koncentrim të mirëfilltë të mësimit.

“Ka pas edhe zhurma prej instrumenteve të tjera edhe na ka penguar me mbajte mësimin”, tha për RTK Era Rama nxënëse në violinë.

“Po më pengon por mundohem të koncentrohem te melodia ime dhe të vazhdojë”, tha Akil Hajda nxënës në flaut.

Profesorët e instrumenteve muzikore vënë në dukje se vështirësitë janë nga më të ndryshmet, qoftë në përshtatjen e orarit apo zvogëlimin e minutazhit të orës mësimore.

“Shkalla e akustikës është e dobët edhe izolimi është shumë i dobët ku ne dëgjojmë gjithçka nga paralelja tjetër”, tha Taulant Rruci, profesor i violinës.

Kurse Emire Rifati profesoreshë e flautit, tha se instrumenti i baterive në fakt në ato ditë kur ka mësim është shumë e zhurmshme edhe mundohen që me pauza t’ia dalim disi të zhvillojnë mësimin në atë formë.

Por në vitin 2025 pritet të finalizohet ndërtimi i Qendrës Inovative Kulturore, pjesë e të cilës do të jetë edhe shkolla e muzikës në Rahovec.

“Është hapësirë vërtetë e vogël, ne punojmë me dy ndërrime duke i plotësuar kushtet që na duhen neve”, tha Naser Dula, drejtor i Shkollës së Muzikës “Faik Sylka” Rahovec.

Kurse Avni Morina drejtor i Arsimit në Rahovec theksoi për RTK se është një projekt që parashikohet të realizohet deri në vitin 2025.

“Vlera e këtij projekti është 3 milionë euro dhe për këtë projekt që e ka nisur komuna jonë mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës”, tha ai.

Në shkollën e muzikës  “Faik Sylka” në Rahovec mësimin e instrumenteve muzikore në shkollimin e ulët e vijojnë rreth 200 nxënës .

Malishevë: Gjendet i vdekur një burrë në trotuar

0

Është gjetur i vdekur një burrë në trotuar skaj rruge në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:04, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Terpezë, Malishevë 19.01.2024 – 07:04. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në trotuar skaj rruge. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Telekomi me kontratë prej 15 milionë eurosh, për modernizimin e rrjetit

0

Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A.

 

“Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, thuhet në njoftimin e Telekom Kosovës.

Kontrata përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit!

Bëhet e ditur se kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, shprehet e lumtur që pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm tenderues, nënshkroi kontratën për modernizimin e plotë të rrjetit mobil Vala (400 Stacione Bazë) me kompaninë prestigjioze ndërkombëtare Ericsson Nikola Tesla.

“Me këtë, po i kurorëzojmë përpjekjet tona për modernizimin e plotë të telefonisë mobile Vala, përfshirë këtu edhe teknologjinë e avancuar 5G”, tha ajo, duke shtuar se “me këtë do të ju ofrojmë konsumatorëve të Telekomit të Kosovës, fjalën e fundit të teknologjisë, duke u ofruar kështu qytetarëve të Kosovës shërbime të avancuara, kurse bizneseve mundësi më të mëdha për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thuhet në këtë njoftim.

Hana gjithashtu ka njoftuar se projekti i modernizimit të përgjithshëm të rrjetit, në tërësi do të implementohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa regjioni i Prishtinës do të modernizohet tërësisht dhe do të ketë mbulueshmëri të plotë qysh gjatë verës së këtij viti.

Ndërkaq, Gordana Kova?evi?, presidente e Ericsson Nikola Tesla, lidhur me nënshkrimin e kësaj kontrate ka thënë: “Më vjen mirë që po vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Telekomin e Kosovës për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të tyre mobil. Platforma e fuqishme 5G e Ericsson, e kombinuar me zgjidhje inovative të TIK-ut nga ekspertët tanë, është baza për shërbime të avancuara të komunikimit dhe një sërë mundësish të reja që do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. Vazhdimi i partneritetit tonë do të kontribuojë në forcimin e pozitës sonë në tregun e Kosovës, ku kemi qenë prezent për shumë vite. Ne kemi punësuar një numër ekspertësh të rinj në zyrën tonë në Prishtinë vitin e kaluar, të cilët së bashku me kolegët nga i gjithë Grupi Ericsson Nikola Tesla, marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve më të fundit teknologjike për operatorët kryesorë në botë”, ka thënë ai

Qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët e Telekomit të Kosovës, me këtë projekt do të kenë teknologjinë e fjalës së fundit të rrjetit mobil, rrjetin funksional të standardeve më të larta dhe mirëmbajtjen më efektive, si dhe shërbimet dhe produktet më atraktive në fushën e telekomunikacionit, në tregun e Kosovës!

“Me këtë rast, duhet falënderuar posaçërisht aksionarin, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës të cilët edhe përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën e gjetëm Telekomin e Kosovës në vitin 2020, besuan dhe mbështetën projektin e rimëkëmbjes dhe fuqizimit të operatorit të vetëm publik të telekomunikacionit në vend”, thuhet në njoftimin e Telekomit.