Home Blog Page 1296

Telekomi me kontratë prej 15 milionë eurosh, për modernizimin e rrjetit

0

Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A.

 

“Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, thuhet në njoftimin e Telekom Kosovës.

Kontrata përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit!

Bëhet e ditur se kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, shprehet e lumtur që pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm tenderues, nënshkroi kontratën për modernizimin e plotë të rrjetit mobil Vala (400 Stacione Bazë) me kompaninë prestigjioze ndërkombëtare Ericsson Nikola Tesla.

“Me këtë, po i kurorëzojmë përpjekjet tona për modernizimin e plotë të telefonisë mobile Vala, përfshirë këtu edhe teknologjinë e avancuar 5G”, tha ajo, duke shtuar se “me këtë do të ju ofrojmë konsumatorëve të Telekomit të Kosovës, fjalën e fundit të teknologjisë, duke u ofruar kështu qytetarëve të Kosovës shërbime të avancuara, kurse bizneseve mundësi më të mëdha për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thuhet në këtë njoftim.

Hana gjithashtu ka njoftuar se projekti i modernizimit të përgjithshëm të rrjetit, në tërësi do të implementohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa regjioni i Prishtinës do të modernizohet tërësisht dhe do të ketë mbulueshmëri të plotë qysh gjatë verës së këtij viti.

Ndërkaq, Gordana Kova?evi?, presidente e Ericsson Nikola Tesla, lidhur me nënshkrimin e kësaj kontrate ka thënë: “Më vjen mirë që po vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Telekomin e Kosovës për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të tyre mobil. Platforma e fuqishme 5G e Ericsson, e kombinuar me zgjidhje inovative të TIK-ut nga ekspertët tanë, është baza për shërbime të avancuara të komunikimit dhe një sërë mundësish të reja që do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. Vazhdimi i partneritetit tonë do të kontribuojë në forcimin e pozitës sonë në tregun e Kosovës, ku kemi qenë prezent për shumë vite. Ne kemi punësuar një numër ekspertësh të rinj në zyrën tonë në Prishtinë vitin e kaluar, të cilët së bashku me kolegët nga i gjithë Grupi Ericsson Nikola Tesla, marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve më të fundit teknologjike për operatorët kryesorë në botë”, ka thënë ai

Qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët e Telekomit të Kosovës, me këtë projekt do të kenë teknologjinë e fjalës së fundit të rrjetit mobil, rrjetin funksional të standardeve më të larta dhe mirëmbajtjen më efektive, si dhe shërbimet dhe produktet më atraktive në fushën e telekomunikacionit, në tregun e Kosovës!

“Me këtë rast, duhet falënderuar posaçërisht aksionarin, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës të cilët edhe përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën e gjetëm Telekomin e Kosovës në vitin 2020, besuan dhe mbështetën projektin e rimëkëmbjes dhe fuqizimit të operatorit të vetëm publik të telekomunikacionit në vend”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

PDK-ja dhe LDK-ja s’kanë plane për koalicione, do të garojnë të vetme

0
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi i subjektit që ai drejton në koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate, është një shembull se si të gjitha partitë opozitare mund të bashkohen për t’i ofruar vendit një program të mirë qeverisës.

 

Në Rubikon të Klan Kosova, Haradinaj u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike opozitare në vend, dhe se për këtë bashkëpunim ai nuk ka asnjë kusht – përveç punës drejt anëtarësimit në NATO.

”Po vijnë zgjedhjet, të rregullta janë në fund të vitit, por mund të vijnë edhe më të hershme në verë, ose dikur. Ne dëshirojmë të japim nga vetja prova dhe shembuj se mund të bashkohemi të gjithë, t’i japim Kosovës një program qeverisës dhe ta ndryshojmë Qeverinë Kurti për shkak të humbjeve që ua shkakton qytetarëve të vendit në përgjithësi dhe rreziqeve të kësaj qeverisje për vitet që vijnë nëse vazhdojnë. Apelojmë te të gjithë që të bashkohen dhe veç kemi disa partneritete të dakorduara”, tha Haradinaj të enjten mbrëma në Rubikon.

PDK e LDK duan të garojnë të vetme

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë që nuk kanë në plan koalicione parazgjedhore.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i cili theksoi se për tema të tilla do të diskutojnë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“LDK nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore me partitë parlamentare. Orientimi ynë është fitorja e LDK-së, mbas zgjedhjeve kur LDK-ja të jetë e para, flasim për çështje të tjera”, ka thënë Gashi.

Njëjtë kanë deklaruar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, ku zëdhënësi i kësaj të fundit, Faton Abdullahu, theksoi se do të garojnë të vetëm.

Megjithëse Abdullahu potencoi se janë të hapur për siç tha, për ta kthyer Kosovën në binarët e zhvillimit.

“Partia Demokratike e Kosovës tash sa kohë është e fokusuar në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët duke punuar gjithanshëm dhe pandalshëm në të gjitha drejtimet dhe gjithsesi edhe në drejtim të përgatitjes për zgjedhje të ardhshme, të cilat duhet të mbahen sa më parë”, ka thënë Abdullahu.

“Takimet e vazhdueshme me strukturat tona dhe me qytetarë gjithandej Kosovës, na japim të kuptojmë se, tashmë Kosova ka nevojë urgjente për ndryshim dhe është PDK-ja ajo që do ta ofrojë këtë ndryshim. Në si PDK planifikojmë që ta mobilizojmë gjithë potencialin tonë të brendshëm dhe do të garojmë në zgjedhjet e ardhshme si parti e vetme”, theksoi Abdullahu.

Por, ai la hapësirë që partisë t’i bashkohen individë e organizata a grupe të ndryshme shoqërore.

“Përndryshe, jemi dhe do të mbesim të hapur për individë, organizata e grupe të ndryshme shoqërore të cilat dëshirojnë t’i bashkohen vizionit tonë për ta kthyer Kosovën në binarët e zhvillimit që është i munguar dhe integrimit që është deformuar”, potencoi zëdhënësi i PDK-së.

Teksa, Teutë Rrusta nga Partia Social Demokrate, bëri të ditur se kanë marrë ftesë për koalicion nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por që, në Edicionin Special të mbrëmshëm në Klan Kosova, ajo ka thënë se këtë ftesë e kanë refuzuar.

A do të ketë sërish koalicion LVV-Guxo?

Lëvizja Vetëvendosje nuk është deklaruar ende në lidhje me një koalicion të mundshëm me Guxo.

Ndërkaq Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Listës Guxo, parti e cila është në koalicion qeverisës me LVV-në, në dhjetor të vitit që lamë pas, pati thënë se një koalicion i serishëm i tyre do të sillte sërish rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Duke komentuar në ATV një sondazh që qarkullonte në media, Peci pati thënë: “Në rast se është real, në një të ardhme Vetëvendosje në koalicion me ne do t’i ketë 50 për qind”.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 50.28% të votave. E dyta ishte PDK (17%), pas saj LDK (12.73%), dhe AAK si e katërta me 7.1%. /Klankosova.tv

Moti këtë fundjavë: E shtuna me borë, e diela me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm – e shtuna me borë, ndërsa e diela me diell.

-Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes – 1 deri1 gradë Celsius.

-Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës -1 deri 1.

Inteligjenca Artificiale zbulon futbollistët më të mëdhenj në histori

0

Inteligjenca Artificiale (AI) ka renditur “lojtarin më të madh” në historinë e futbollit, por as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk ishte aty, ndonese janë në podium.

Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të kenë një rivalitet mjaft të pranishëm edhe pse nuk luajnë më në të njëjtin kontinent.

Sipas “ChatGPT”, Diego Armando Maradona është lojtari më emblematik i historisë së futbollit.

Maradona, i konsideruar gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kishte një aftësi për të prodhuar rrethana të jashtëzakonshme në momente vendimtare. E famshmja e tij, “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit” në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë janë vetëm disa shembuj.

I dyti i listë është Leo Messi. I njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të dhënë rezultate në ndeshje të rëndësishme, Messi ka një listë të gjatë të golave dhe paraqitjeve të rëndësishme si për Barcelona-n ashtu edhe për kombëtaren argjentinase. Ai është rritur vazhdimisht në momente kyçe gjatë gjithë karrierës së tij.

Ronaldo mban vendin e tretë. Ngjashëm me Messi-n, Ronaldo është i njohur për performancat e tij dhe aftësinë për të shënuar gola në situata kritike. Ai ka një rekord të jashtëzakonshëm golash për klube si Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe ekipin kombëtar portugez.

Kjo ishte treshja më e mira, por “ChatGPT” doli gjithashtu me disa përzgjedhje të tjera pas tyre.

Zinedine Zidane është i famshëm për elegancën dhe aftësinë e tij për të shkëlqyer në skenat më të mëdha. Golat e tij në finalen e Kupës së Botës 1998 për Francën dhe goditja ikonike në finalen e Champions League të UEFA-s në 2002 për Real Madrid-in janë shembuj të momenteve më të mirë të tij.

Andres Iniesta ishte gjithashtu në listë. Ai do të mbahet mend gjatë sidomos për golin e tij në finalen e Kupës së Botës 2010 për Spanjën dhe kontributet e tij të shumta jetike për Barcelona-n gjatë karrierës së tij, e kanë forcuar reputacionin e tij si lojtar i grupit.

Sergio Ramos ishte në vendin e pestë. Një qendërmbrojtës i njohur për lidershipin e tij dhe aftësinë për të shënuar gola vendimtarë, Ramos shpesh është rritur kur skuadra e tij kishte më shumë nevojë për të, veçanërisht për Real Madrid-in./Albanianpost.com

Miratohet ligji, Gjermania thjeshton masat për dëbim të të huajve pa leje qëndrimi

0

Pas një periudhe tensionesh brenda koalicionit qeverisës gjerman, Dhoma e Ulët e Parlamentit, apo Bundestagu, miratoi një projektligj që përfshin një sërë masash, sikurse zgjatja e masës së paraburgimit për të parandaluar dështimin e dëbimeve të shtetasve të huaj.

Këto masa do ta lehtësojnë procesin e dëbimit të të huajve pa leje qëndrimi. Një ndër masat e miratuara edhe zgjatja e periudhës maksimale ligjore të paraburgimit, për personat që janë në pritje të dëbimit, nga 10 ditë në 28 ditë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Për më tepër, përfaqësuesit e autoriteteve tani do të lejohen që të hyjnë në dhomat e përbashkëta të personave që janë në proces dëbimi, e jo vetëm në dhomën e personit që do të dëbohet nga shteti.

Në të kaluarën, dëbimet raportohet se kishin dështuar për shkak se personat që ishin në proces dëbimi nuk mund të gjendeshin nga autoritetet.

Projektligji ishte hequr nga rendi i ditës përmes një njoftimi të minutës së fundit gjatë seancës së fundit para Krishtlindjes. Tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës u bë për shkak se, një prej partnerëve të koalicionit qeverisës gjerman, Të Gjelbërit, kërkuan përmirësimin e legjislacionit. Për shkak të insistimit të kësaj partie, tani është garantuar që personat që janë në procedurë dëbimi do t’u sigurohet një avokat.

Ligji parashikon gjithashtu masa më të ashpra kundër trafikantëve me njerëz. Për shkak të protestave të organizatave për drejtave të njeriut, një paragraf i futur më vonë në legjislacion, sqaron se kjo nuk i prek njerëzit që shpëtojnë refugjatë në det./REL

AKB: Mbi 1600 biznese u mbyllën në vitin 2023 në Kosovë

0

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se viti 2023 ishte sfidues për Kosovën si në aspekte ekonomike, politike, integruese dhe në atë të Sigurisë ku ka ndikuar në rënie të investimeve dhe zhvillimit ekonomikë në Kosovë.

Në një reagim të AKB-së, thuhet se nga ekonomia kishte rënie të zhvillimit në krahasim me vitet paraprake  si në investime,investime kapitale,eksporte por edhe kishim shuarje të bizneseve.

“AKB në bazë të dhënave që posedon të vitit 2023 u mbyllen mbi  1600 biznese të sektorëve të ndryshëm nga të gjitha regjionet dhe komunat e Kosovës, këto kompani kishin mesatarisht  1-4 punëtorë ku  mbetën pa punë rreth 5000 punëtorë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini e vlerëson se trendi i hapjes dhe i mbylljes së bizneseve në Kosovë gjatë tri viteve të fundit ishte mesatarisht i njëjtë rreth me 11000  biznese të hapura dhe mbi 1600 të mbyllura.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti në Forumin Ekonomik në Davos: Kosova është histori suksesi

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, gjersa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

 

Kurti në një postim në platformën ‘X’ shkruan se në fjalën e tij hyrëse ka folur për Kosovën, si një histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore. Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Luana me stilin e ri të flokëve po duket krejt tjetër njeri, provokon kësaj radhe nga shtrati

0

Luana Vjollca është moderatore dhe këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun.

Ajo është shumë punëtore dhe këtë e tregon vazhdimisht, përcjell ORAinfo.

Aktive është shumë edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Në fotografinë e fundit, ajo shihet me stil të ri të flokëve dhe po duket tejet atraktive./ORAinfo/

Mbappe: Nuk po ‘vjedh’ askënd, i meritoj të gjitha paratë që fitoj

0

Kylian Mbappe është një nga personazhet më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain (PSG) konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë për momentin e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tij janë në majat më të larta.

Megjithatë, francezi i bindur për potencialin e tij, së fundmi thekson se ai i meriton të gjitha paratë që fiton dhe se nuk po “vjedh” askënd.

“Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë i meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apo jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, është shprehur Mbappe.

Ndër të tjera, 25-vjeçari ka thënë se i mungon jeta e përditshme dhe e thjeshtë jashtë qendrës së vëmendjes, pa qenë kudo në fokusin e kamerave.

“Më ka marrë malli të shkoj në një restorant dhe të qëndroj i pashqetësuar nga njerëzit. Apo të dal me shokët e të shkoj në një festë. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta në jetë”, ka thënë ai.

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë

0

Policia ka njoftuar se të enjten një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Malishevë.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren