Home Blog Page 1307

Specialja refuzon apelin e Isni Kilajt për ndërprerje të paraburgimit

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se Paneli i Gjykatës së Apelit e ka refuzuar apelin e Isni Kilajt që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Ish-kryetari i Malishevës vazhdon të mbahen në paraburgim pasi i njëjti akuzohet për pengim të drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kilaj u arrestua më 3 nëntor pas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës… dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, thuhej në njoftimin e ZPS-së.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Mbi 2 mijë 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

2 mijë e 218 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 20 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.

gjoba

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesiht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minimalet, ashtu dhe ato maksimalet”, njofton IHMK.

Prizren: E konfirmon policia, viktima u gjet i varur në shtëpinë e tij

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 60-vjeçar u gjet i vdekur dhe po dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia ajonale në Prizren, me ç’rast janë zbuluar detaje të reja.

Viktima u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, në fshatin Manastirica, ku dyshohet se vendosi t’i jap fund jetës duke u varur.

Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast t? dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manastirc, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç ka kryer vetëvrasje .

Policia në vendngjarje, në shtëpinë e tij ka hasur një trup të pajetë të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur.

Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Ia vunë flakën trafos së rrymës, arrestohen dy persona në fshatin Gjonaj

0

Policia Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në fshatin Gjonaj, të cilët në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike.

Me datën 11.01.2024 sektori i hetimeve të përgjithshme të stacionit policor në Prizren pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (viti i lindjes 1972) dhe P.M. (viti i lindjes 1984).

Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 03.01.2024 në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Zjarrvënie’’ dhe ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike, thuhet në raportin e Policisë.

 

Varrosen dy të aksidentuarit në Hungari

0

Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident trafiku në Hungari janë varrosur të enjten. I ndjeri
Kushtrim Hoxha, është varrosur në Petrovë të Prizrenit, derisa i ndjeri tjetër, Jetmir Rexhepi është varrosur në Celinë të Rahovecit.

Ceremonitë e varrimit janë zhvilluar me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe dashamirëve të familjes Hoxha, respektivisht familjes Rexhepi. Dy shtetasit e Republikës së Kosovës patën humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që pat ndodhur javën e shkuar në Hungari.

Për shkak të procedurave të aplikuara nga autoritetet hungareze familjarët kanë mundur që t’i tërheqin trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshortit të motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit, gjatë ditës së djeshme. Ditë më parë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz pat ofruar mbështetjen institucionale lidhur me këtë rast, ku sipas saj, kjo ministri përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, janë angazhuar për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme për kthimin e trupave të tyre në Kosovë.

Ngushëllimet për familjen Hoxhaj dhe Rexhepi janë shprehur nga shumë qytetarë të Kosovës si dhe nga bashkëkombësit në mërgatë./TV Prizreni

Të arrestuar për përfshirje në mashtrim – Gjykata liron Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së

0

Biznesmeni, Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e ATK-së të arrestuar nën dyshimin për mashtrim janë liruar sot me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, si rrjedhojë është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim.

Siç mëson Insajderi, të njëjtëve i është vendosur masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kjo masë pritet të zgjasë deri me datën 9 shkurt.

Zafir Berisha humb betejën ndaj Shaqir Totajt në Apel, dënohet me 5 mijë euro

0

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, tash kryetar i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, e ka humbur betejën në Gjykatën e Apelit me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. Rasti i kanosjes ndaj Totajt për të cilin ishte shpallur fajtor përfundoi në Apel pas ankesës së Prokurorit të Shtetit për vendimin e Gjykatës në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Zafir Berisha ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosje” dhe ishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, por i njëjti dënim ishte zëvendësuar me 600 euro gjobë.

Kundër këtij aktgjykimi, në afatin ligjor, ankesë kishte ushtruar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren “për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe vendimit mbi sanksionin penal , me propozim që Apeli ta ndryshojë aktgjykimin”, ashtu që ndaj Berishës të shqiptojë dënim me burgim efektiv ose dënim me gjobë më të lartë.

Ankesa e Prokurorisë është aprovuar nga Apeli dhe si rezultat është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren – duke i shqiptuar Berishës dënim me gjobë në shumën prej pesë mijë euro.

 

 

“APROVOHET si e bazuar ankesa e Prokurorit te shtetit, NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore, në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, P.nr 727/22, të datës 18.10.2022, per vendimin mbi denimin, ashtu që Gjykata e Apelit e Kosovës, të akuzuarit Z.B per shkak te vepres penale kanosja nga neni 181 par 3 lidhur me par 2 te KPRK-se per te cilen është shpallur fajtor nga Gjykata e shkalles se pare ,I shqipton denim me gjobe ne shumen prej 5000 (pese mije) euro te cilin denim eshte I obliguar ta paguaj ne afat prej 15 ditesh nga dita e plotfuqishmerise se ketij aktgjykimi. Në pjesët tjera, aktgjykimi mbetet i pa ndryshuar” – thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Në arsyetimin për këtë vendim thuhet se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë nuk është adekuat me rrezikshmërinë e shtuar shoqërore të këtyre veprave penale dhe nuk është i mjaftueshëm që të arrihet qëllimi i dënimit.

“…andaj duke pasur parasysh të cekurat më lartë, rrethanat e rastit konkret, si dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, kjo gjykatë vlerëson se ka bazë të mjaftuar, që të ashpërsohet dënimi, andaj kolegji penal i kësaj gjykate, e aprovojë ankesën e Prokurorit, në këtë drejtim, dhe të akuzuarit i shqiptoj dënim si në dispozitiv të këtij aktgjykimi, duke e ndryshuar dhe ashpërsuar të njëjtin, në dënim me gjobë 5000(pese mije) €, e të cilën gjobë i akuzuari, obligohet që ta paguajnë në afat prej 15 ditesh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm, dhe se tani ky dënim është në proporcion me shkallën e përgjegjësisë penale te të akuzuarit si ekzekutor dhe me intensitetin e rrezikimit apo dëmtimit të vlerës së mbrojtur, e posaçërisht duhet të jetë në funksion të preventivës gjeneralë dhe asaj individuale dhe se me dënimin e shqiptuar do të mund të arrihet qëllimi i ndëshkimit i paraparë me dispozitën e nenit 38, të KPRK-së.” – përfundon vendimi i Apelit.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

22 nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë zyrtare në Shqipëri

0

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare e Shqipërisë. Kështu ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili ka thënë se propozimi do t’i bëhet Kuvendit të Shqipërisë.

“Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave po i propozim Kuvendit të Shqipërisë Ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendarë eventesh”, ka thënë Hasani.

Jasharaj: 300 mësimdhënës morën pushim pa pagesë, po rrezikohet sektori i arsimit

0

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, paralajmëron rrezik për gjendjen në arsim, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënësve kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vjet.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Jasharaj ka theksuar se numri i mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë është rreth 300.

“Duket se edhe sektorin tonë e ke prekur liberalizimi. Pasi që mediat vitin e kaluar e kishin prekur si temë, ne i angazhuam kryetarët që kemi në nivele komunale, të shohin pak nga afër dhe të na mundësojnë që të kemi shifra qoftë dhe jozyrtare, sepse shifrat zyrtare i kanë drejtoritë arsimore, ngase kolegët e mi për pushimin 1 vjet pa pagesë i drejtohen drejtorive arsimore. Ata janë punëdhënësit e tyre dhe ne na doli një numër që nuk mundet të jetë krejt i saktë, sepse nuk është zyrtar”, ka thënë kryesindikalisti i Arsimit.

Sipas tij, në Kosovë janë bërë rreth 300 kërkesa për pushim pa pagesë.

“Nuk e mohojë se një pjesë e tyre mund të kenë arsye të tjera, por frika te ne në SBASHK ekziston se mund të këtë kërkesa për pushim një vit, në mënyrë që ata, kolegët e mi, ta provojnë fatin qoftë në vende të botës, qoftë dhe në sektorë të tjerë në Kosovë’’.

Sipas tij, një nga arsyet pse mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë është e paga e ulët.

“Ligji për Paga ka sjellë pakënaqësi të mëdha tek një pjesë e tyre, por dhe vendimi që koeficienti të shtohet vetëm për 5 euro, nga 105 në 110 e shtoi këtë zhgënjim”, thekson Jasharaj.

Ai tregoi se ngritja e pagave në janar do të jetë diku 28 euro. Por, shton ai, puntorët e arsimit kanë pritur shumë më tepër nga Ligji i Pagave, derisa sipas tij, nga ana tjetër ata po punojnë në kushte që nuk janë të shekullit 21, punojnë me shkumësa dhe shpuza.

Jashari thotë se mësimdhënësit janë të pambrojtur dhe të pa-përkrahur, prandaj, shton ai, ata tentojnë ta gjejnë veten diku tjetër jashtë Kosovës.

“Nga ana tjetër, një kohë të gjatë figura e mësuesit ka qenë e fyer. Disa analistë (në thonjëza) kanë dhënë vlerësime të pabazuara se këta nuk janë punëtorë, dhe po përgatisin analfabetë, nga ana tjetër kishte dhe presione të tjera, të them të vërtetën se edhe disiplina në shkollë ka rënë”, tha ai.

”Shkolla ka mbetur e pambrojtur, mësuesi i papërkrahur dhe mbase këta njerëz do të provojnë fatin që të shkojnë diku tjetër, ta gjejnë vetveten, dhe ky numër 300 që kemi jo zyrtarisht, mund të jetëdhe me i madh, por që Drejtoritë Komunale të Arsimit i kanë shifrat zyrtare’’, tha Jasharaj.

“Një kohë mund të vijë situata që të kemi mungesë të kuadrit arsimor. Nga ana tjetër, nga leximet nga mediat që kam parë dhe interesimi për Fakultetin e Edukimit ka rënë dukshëm, që nënkupton që në të ardhmen do të kemi kuadro më pak të përgatitura. Po edhe në fakultetet tjera, bie fjala në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, lexova që atje kishte 5- 6 të interesuar që është një tmerr në vete. Nëse këto dy gjëra na lidhen: interesimi shumë i vogël tani për Fakultetin e Edukimit, që prodhon kuadro për arsim dhe fakultet tjera, që prodhojnë kuadro direkte për lëndë te caktuara, dhe një ikje nëse bëhet trend, atëherë ne do kemi mungesë në sektorin e arsimit”, ka thënë kryesindikalisti Jasharaj.