22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare e Shqipërisë. Kështu ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili ka thënë se propozimi do t’i bëhet Kuvendit të Shqipërisë.
“Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave po i propozim Kuvendit të Shqipërisë Ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendarë eventesh”, ka thënë Hasani.