18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Varrosen dy të aksidentuarit në Hungari

Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident trafiku në Hungari janë varrosur të enjten. I ndjeri
Kushtrim Hoxha, është varrosur në Petrovë të Prizrenit, derisa i ndjeri tjetër, Jetmir Rexhepi është varrosur në Celinë të Rahovecit.

Ceremonitë e varrimit janë zhvilluar me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe dashamirëve të familjes Hoxha, respektivisht familjes Rexhepi. Dy shtetasit e Republikës së Kosovës patën humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që pat ndodhur javën e shkuar në Hungari.

Për shkak të procedurave të aplikuara nga autoritetet hungareze familjarët kanë mundur që t’i tërheqin trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshortit të motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit, gjatë ditës së djeshme. Ditë më parë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz pat ofruar mbështetjen institucionale lidhur me këtë rast, ku sipas saj, kjo ministri përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, janë angazhuar për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme për kthimin e trupave të tyre në Kosovë.

Ngushëllimet për familjen Hoxhaj dhe Rexhepi janë shprehur nga shumë qytetarë të Kosovës si dhe nga bashkëkombësit në mërgatë./TV Prizreni

Më Shumë

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit