Home Blog Page 1308

Portieri i Ajaxit: Kosova dhe Shqipëria më janë afruar, por unë po e pres Gjermaninë

0

Një tjetër futbollist e ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës. I radhës është Diant Ramaj, portieri i skuadrës së Ajaxit.

Ramaj, i cili është lindur në Stuttgart të Gjermanisë, ka mundësi që të zgjedh mes tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë e Gjermanisë.

Në një intervistë për mediumin holandez Her Parool, Ramaj ka zbuluar se i kanë ardhur dy ftesa nga Kosova dhe Shqipëria, por që të dyja i ka refuzuar me arsyetim se shpreson të luajë për Gjermaninë.

“Unë duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj atë shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, tha fillimisht ai.

Ramaj e di se Kombëtarja gjermane ka në radhët e veta portierë të nivelit të lartë si Manuel Neuer, Marc-André ter Stegen dhe Kevin Trapp, por ai ka shpresë se mund të zë një vend në ekip.

“Portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ekziston një portier i ri kudo. Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen. Në këtë moshë unë jam portier i parë te një klub i madh siç është Ajaxi.. Ndoshta pres më kot. Nga ana tjetër, nuk dëshirojë ta zbulojë më vonë se mund të isha portier i Gjermanisë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën i shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë”, përfundoi ai.

Skuadra e Diant Ramajt, Ajaxi nuk po kalon qaste të mira në kampionatin holandez, ata janë të pestit në tabelë me 25 pikë, plotë 23 më pak se kryesuesit.

Plagoset një person në Rahovec, policia s’i di rrethanat

0

Është plagosur me armë zjarri në dorë një person në Rahovec.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Nuk raportohet për të dyshuar.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr.Rimnik, Rahovec 10.01.2024-22:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri në dorë. Nuk raportohet për të dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Supremja ia refuzon ankesën të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait në Rahovec

0

Refuzohet ankesa e G.K., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit për vrasje të rëndë G.K., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, për vrasjen e vëllait të tij dhe djegien  e të ndjerit, B.K., në Rahovec.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në njoftimin e lëshua për media thuhet se së seancën e kolegjit të Gjykatës Supreme të mbajtur më datë 19.10.2023, me shumicë të votave, është refuzuar ankesa e mbrojtësit të G.K., si e pabazuar.

“Gjykata Themelore në Gjakovë të akuzuarin G.K., e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm, të cilin e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit”.

“Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme PA-II.nr.1/2023, precizohet se vet i akuzuarit, në mbrojtjen e tij, në deklaratën e dhënë në polici, nuk e ka mohuar kryerjen e veprës penale në drejtim të vëllait të tij, përkundrazi e ka përshkruar në detaje se si e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.K., pastaj se si e ka djegur kufomën dhe si e ka hedhur të njëjtën me qëllim që të fshihen gjurmët e vrasjes. Përveç kësaj, dëshmitarët e familjes së të dënuarit dhe dëshmitarët e familjes së tani të ndjerit, kanë vërtetuar se pikërisht i akuzuari G.K. është personi që e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B., prandaj konkludimet e gjykatës së shkallës së parë se i akuzuari me dashje direkte e ka privuar nga jeta të ndjerin janë të drejta dhe të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe shkresat tjera të lëndës”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjykata Supreme duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, vendin e kryerjes së veprës penale, sjelljen e të akuzuarit para kryerjes së veprës penale si dhe pas kryerjes së veprës penale, faktin se vepra penale është kryer në “rrethana veçanërisht rënduese”, konsideron se dënimi të cilin i ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë, i vërtetuar edhe me aktgjykimin e shkallës së dytë, është i drejtë, i ligjshëm, dhe se i njëjti është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të dënuarit, dhe është në funksion të preventivës gjenerale dhe individuale dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit”.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Eric Dier, transferohet tek Bayern Munchen

0

Futbollisti i kombëtares së Anglisë, Eric Dier, është transferuar tek Bayern Munchen.

Gazetari gjerman, Florian Plattenberg, raporton se tashmë marrëveshja mes gjigandëve të Bundesligas dhe Tottenham Hotspur është arritur dhe mbrojtësi anglez do ta bartë fanellën e bavarezëve.

“Lojtari ka arritur në Mynih. Sot i kryen testet mjekësore”, ka shkruar ai.

Raportohet se kjo marrëveshje do të jetë në formë huazimi, por me të drejt blerje në fund të sezonit.

Bayern Munchen për shërbimet e tij do të paguajë 4 milionë euro.

29 vjeçari ishte transferuar tek Tottenham Hotspur në vitin 2014 nga Sportingu i Lisbonës, për 3.5 milionë euro.

Për skuadrën nga Londra, Eric Dier, i zhvilloi 365 ndeshje dhe i realizoi 13 gola.

Interesimi i rekordmenëve për të erdhi pasi që dështuan ta transferonin mbrojtësin rumun të Radu Dragusin, të Genoas.

Kurti insiston për nënshkrim në marrëveshjen me Serbinë, kërkon reagim nga BE-ja

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arsyeja se pse Kosova është duke insistuar që të ketë në nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit me Serbinë dhe aneksin të saj pasi sipas tij, Serbia nuk është duke e respektuar e zbatuar atë.

Ai në një konferencë për media me homologun irlandez Leo Varadkar ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj shkeljeve që po i bën dhe mund t’i bëjë Serbia për këtë marrëveshje që është në kuadër të procesit të dialogut, njofton Klankosova.tv.

“Ne dëshirojmë marrëdhënie normale me fqinjin tonë, Serbinë, marrëdhëniet normale janë marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë, kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, edhe për rrugëtimin evropian, integrimin në familjen e madhe evropiane”.

“Më datë 27 shkurt jemi dakorduar për marrëveshjen bazike, më 18 mars vendosëm për aneksin e zbatimit, problemi është se nga 11 nenet e marrëveshjes bazike së paku tetë janë shkelur nga Serbia, ne kërkojmë siguri ligjore jo vetëm për zbatim, por edhe për respektim dhe mos shkelje të saj e për këtë arsye kemi kërkuar nënshkrim të marrëveshjes”.

“Normalizimi duhet të jetë normal, andaj ne insistojmë në nënshkrim, kërkojmë nga BE-ja që gjithmonë të reagojë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen ato, fatkeqësisht janë të shumta dhe nuk janë të vogla”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv

Kryeziu tregon pse Britania e Madhe e mori “bajrakun” për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia

0

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se nuk është befasi angazhimi i vendosur i Britanisë së Madhe për të mbrojtur zëshëm Kosovën ndaj kërcënimeve që vijnë nga Serbia.

“Edhe procesin e bombardimeve në vitin 1999 e ka filluar pikërisht Britania e Madhe. Toni Blair ka ndikuar shumë te Shtetet e Bashkuara në atë kohë për t’u filluar bombardimet”, ka deklaruar Kryeziu në RTV Dukagjini.

Ai tha se SHBA nuk ka aleat më të afërt se Britaninë në Evropë.

“Britania është në Evropë dhe Amerika është e interesuar që këtë çështje ta mbarojnë evropianët. SHBA nuk ka mik më të vendosur në Evropë se sa Britaninë e Madhe. Atë që e thotë Britania është edhe mendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ka edhe interesa politike e gjeostrategjike, ushtarake në këtë drejtim, por në bazë të deklaratave të Cameron Britania ka marrë detyrë që të ruaj integritetin territorial të Kosovës dhe siç e themi ne ajo i tha “shul shqip” Serbisë se “nëse e prekni Kosovën do të keni punë me Britaninë e Madhe””, shtoi Kryeziu.

Sekretari i jashtëm britanik David Cameron deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e përkushtuar që Serbisë t’i mundësohet integrimi evropian, por shtoi se sulmi i grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës në muajin shtator, një ndër incidentet më të rënda në Kosovë, “paraqiti një rrezik të madh” për sigurinë e rajonit.

Ai deklaroi se nuk mund të thotë nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të njejtin mendim, por theksoi se në bazë të bisedave që ka patur “kam përshtypjen se ekziston pakënaqësi, pasi e kuptojnë se Banjska ishte një rrezik i madh.”

Cameron tha se “qëndrimi i Perëndimit, sa i përket Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, është hartuar para agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar.”

Edhe deputetja britanike Alicia Kearns, ka kërkuar llogari pse nuk po bëhen publike të gjeturat për sulmin në Banjskë.

Këto komente Kearns i bëri gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron.

“Unë e di që një vend tjetër – një vend i “Five Eyes” – ka me të vërtetë një hetim të tërë, por ata nuk janë të gatshëm t’i publikojnë ato rezultate. Kështu që, unë mendoj se në Mbretërinë e Bashkuar duhet të dalin me rezultate duke shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë sepse Vuçiq ende thotë se ajo që ndodhi atë ditë, nuk ka ndodhur”, tha Kearns.

Mot i ftohtë, temperaturat minimale deri në minus 8 gradë

0

Sot parashikohet të mbajë mot dimeror gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë vranësira të ulëta nëpër ultësira.

Nëse vranësirat mbesin të pranishme, në ato zona nuk do të ketë luhatje të ndjeshme të temperaturave.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Qeveria merr vendim për tunelin e rrugës Tetovë-Prizren

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë këtë vendim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, njofton Qeveria.

Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Ndryshe studimi i fizibilitetit apo të vlerësimit për rrugën e ka bërë tashmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës (MMPHI) dhe rruga do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash.

MPJD-ja thotë se Dakaj s’ka përjetuar dhunë gjatë paraburgimit në Serbi

0

Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka bërë të ditur se Hasan Dakaj nuk ka përjetuar dhunë gjatë kohës që po mbahet në paraburgim në Serbi.

Dakaj është ndalur në Serbi si i dyshuar për krime lufte, raporton Klan Kosova.

“Në lidhje me rastin e arrestimit të qytetarit të Republikës së Kosovë, z. Hasan Dakaj, në Serbi, ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të z. Dakaj ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jashari ka vizituar qytetarin Hasan Dakaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku z. Dakaj është duke u mbajtur”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, Dakaj ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, respektivisht, deri më 3 Shkurt 2024.

“Gjatë vizitës që i është bërë me datë 10.01.2024, z. Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999. Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, diplomatët dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi para Bashkësisë Ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin mbi veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe i bëjnë thirrje që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, Hasan Dakaj, Nezir Mehmetaj dhe të tjerëve që mbahen në Serbi”, thekson ministria.

Ngrihet aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të mbi 700 migrantëve

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj 27 të pandehurve.

Aktakuza është ngritur ndaj tyre për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandim të migrantëve”, transmeton KlanKosova.tv.

“Kryesisht shtetasve sirianë, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi  nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në kumtesë.

Fjala është për rastin e njohur si “Shkoza” dhe arrestimet që janë bërë gjatës verës pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren