Home Blog Page 1313

55 aksidente në 24 orët e fundit, policia me apel për shoferët

0

Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente, ku 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

E pas kësaj, policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore.

“Siguria në trafikun rrugor është prioritet për të gjithë, respektoni shenjat e trafikut për një siguri më të madhe rrugore Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me  zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”.

“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Moti për javën e ardhshme: Borë dhe shi

0
Javën e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ftohët, me reshje shiu dhe bore.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimërore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.

Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1  gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Të mërkurën do të majë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.

Ditën e enjte do të jetë mot kryesisht i  ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet.

Avokati i ish-ushtarit të UÇK’së që u arrestua në Merdare: Po mbahet në paraburgim në Beograd, të martën seanca

0

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

“Informatat e fundit per rastin e arrestimit e Hasan Dakaj qe i kam marrur janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.”

Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjestari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe  se kinse  ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyres zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajeshem edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër.

Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Te Marten 2024 pritet dhe nje seance degjimore per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise serbe lidhur me masen e paraburgimit. Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore  me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falenderoi per qasjen profsionale. Por duke qenë se arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për te iu hakmarrur pjestareve te UÇK-së për arrjtjen e pavarësisë dhe qe mos ti lejojë ta gezojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike.”

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministers Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.

“Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Minstres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin adekuat diplomatik e politikë qe ndermjetesit e dilogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajeshem te lirohet sa me shpejtë. Kurse thirrjet e kujdoqoftë nga zyrtaret e shtetit te Kosoves qofshin dhe diplomatë te Kosoves  qe qytetaret e Kosoves te mos levizin neper territorin e Serbisë janë tërsishtë jo profesionale dhe legjitojnë arrestimet poltike te kundërligjshme. Liberalizimi levizja e lirë nuk është parciale as selektive iu takon secilit shtetas te Republikes se Kosoves edhe ish pjestarëve te UÇK-se.”

Në pasqyrën e kalendarit historik

0

Sahit F. Osmani

Dita e sotit në pasqyrën e kalendarit historik,
17 Kallnori i Motit të Madh
Kishte ethe, koha bënte të ftohtë,
nga ethet thonë, vdiq Kryetrimi arbëror.

Dita e sotit në pasqyrën e kalendarit historik,
të Motit të trishtë më 17 në muajin janar.
Kishte tradhëti, koha bënte acar,
ngriu heronjtë me plumba tradhëtar.

Dita e sotit, si sot i thërriste lirisë,
ditës që vjen, të rilindë mrekullitë.
Në agim me shkëlqimin e diellit,
të përflakë përgjithmonë pabesitë.

Sot, në pasqyrën e kalendarit historik
dita e shënuar me gjak shton pasuritë.
Dhimbshëm, kujtimet shpirtin përtërijnë.
Në janarin diellor, duke mposhtur tradhëtitë.

Arrestohet kosovari në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

0

Policia Kufitare në pikë-kalimin kufitar në Morinë, derisa tentonte të arratisej, ka arrestuar 27-vjeçarin kosovar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

Kështu ka bërë të ditur policia kufitare në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

 

Sot, Golden Eagle Ylli-Istogu dhe Proton Cable Prizreni-Peja

0

Pas dy superndeshjeve të mbrëmshme mes Trepçës-Sigal Prishtinës dhe Bashkimit-Vëllaznimit, elita e basketbollit tonë, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të.

 

Golden Eagle Ylli-Istogu dhe Proton Cable Prizreni-Peja, janë dy duelet interesante që vijnë sot pasdite.

Në sfidën e parë therandasit janë në vendin e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 15 humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me pesë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e dytë me 11 fitore e katër humbje.

Sfida pritet të jetë interesante për të përmbyllur këtë xhiro, ndërsa stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant.

Superliga/Java 16

Sot takohen:

17:00 Golden Eagle Ylli – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Peja

Borrell për njohen e targave: Hap pozitiv drejt normalizimit

0

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka thënë se BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës.

Ai është shprehur se një vendim i tillë është një hap drejt normalizimit.

“BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e afisheve. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit si dhe në angazhimet e kaluara të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes”.

“Kjo tregon se është e mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, thuhet tutje në deklaratë.

S’dihet gjendja e ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Prizreni që u arrestua në Serbi

0

Kishte marrë rrugën për Itali së bashku me vëllain, por arritjen në destinacion zgjodhi ta bëjë përmes Serbisë.

Pikërisht në pikën kufitare me këtë shtet në Merdar, kosovari Hasan Dakaj u arrestua mëngjesin e së premtes nga policia serbe, vetëm pse ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo më shumë se 24 orë nga arrestimi, nuk dihet gjendja e Dakajt. Mbrëmë u paralajmërua se udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari do të kërkojë që ta vizitojë Dakajn, mirëpo të premten diplomati Jashari nuk ka dhënë informacione.

Ai i ka thënë Dukagjinit se nuk i lejohet të deklarohet për mediat në Kosovë, derisa ka rekomanduar të kontaktohet MPJD-ja.

Pavarësisht përpjekjeve të televizionit, nga MPJD nuk kanë thënë më shumë sesa bënë të ditur përmes komunikatës të premten.

Ndërsa, sipas avokatit të Hasan Dakajt, arrestimi i tij ishte politik.

“Arrestimi i Hasan Dakaj është çështje politike, veprim politik, presion politik dhe se përveç ndalimit të kundërligjshëm, ai nuk ka asnjë veprimtari kriminale për asnjë vepër penale. Pas kërkesës time si avokat, janë aktivizuar MPJD-ja dhe tashmë presim që presioni ndërkombëtar të jetë i mjaftueshëm që klienti im, Hasan Dakaj të lirohet sa më shpejtë”, ka thënë Xhevdet Smakiqi.

Dakaj ishte arrestuar së bashku me vëllain, Xhavitin. Ky i fundit tanimë është liruar.

Dakaj nuk është rasti i vetmi veteran i arrestuar nga policia serbe.

Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në po të njëjtën pikë, në janar të vitit 2020 nën pretendimin e autoriteteve serbe se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999.

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 712 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në 24 orë kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.

 

statistika

Vdiq gruaja që u aksidentua dy javë më parë në Malishevë

0

Ka vdekur në QKUK një grua që ishte përfshi në një aksident trafiku në Malishevë më 22 dhjetor.

Policia ka bërë të ditur se gruaja vdiq në QKUK të shtunën. Ajo kishte marrë lëndime të rënda në aksidentin ku u përfshinë dy automjete dhe u lënduan tetë persona.

“Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.