Home Blog Page 1312

Kampi i Mbappes mohon se ka arritur ujdi me Real Madridin

0

Kylian Mbappe është raportuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Megjithatë, nga kampi i Mbappes është thënë se nuk ka asnjë ujdi të arritur me klubin nga Madridi i Spanjës.

Nga 1 janari është hapur afati kalimtar i transferimeve, dhe kjo ka shkaktuar menjëherë thashetheme për të ardhmen e sulmuesit francez, i cili do të jetë lojtar i lirë në qershor kur t’i përfundon kontrata aktuale me Paris Saint-Germainin.

“Nuk ka asnjë marrëveshje rreth të ardhmes së Kylian, veçanërisht pasi nuk ka filluar diskutime për të, sipas kampit të Kylian Mbappe. Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë gjithashtu kohën e diskutimit, reflektimit apo vendimit të Kylian”, ka shkruar gazeta franceze RMC, transmeton Klankosova.tv.

Mbappe përveç nga Real Madridi, po kërkohet edhe nga klubet e Premier Leagues. /Klankosova.tv.

100-vjeçarja Dila Tanushaj tregon sekretin e jetëgjatësisë: Po punove fiton

0

Ditëlindjen e 100-të, ajo e festoi natën e ndërrimit të viteve.

“Këtë pune po përditë. E bej sepse dal. Nuk mund të eci dhe po qëndrova e ulur brenda, nuk çohem më, paralizohem. Pastroj oborrin nga kokrrat e rrushit që të mos shkelin njerëzit në të. Kur rrin nuk fiton gjë, po punove fiton”, tha Dila.

E moshuara thotë se jeta ka ndryshuar shumë sot. Ajo kujton se me parë kanë jetuar 30 familjarë në një shtëpi ndërsa sot, njerëzit kanë ikur.

“Me të gjithë njerëzit e kam kaluar mirë. Kemi qenë 30 vetë bashkë dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë më njëri-tjetrin. Për si ka ardhur koha sot, ishim me mirë atëherë. Sepse sot kanë ikur të gjithë, kanë mbetur shtëpitë bosh”, tha ajo.

Për nënë Dilen, kujdeset nusja e shtëpisë.

“Më 1 janar, nëna është e ditëlindjes 1924 dhe ka mbushur 100 vjeçe. Është grua shume e mirë, e pastër, punëtore. Më ka rritur fëmijët, më ka ndihmuar shumë”, tha Bardhe Tanushi, nusja e shtëpisë.

100 vjeçarja, nëna e 7 fëmijëve, 4 prej të cilëve nuk jetojnë më, tregon se malli për 18 nipat e mbesat në emigrim, po e lodh shumë

“Unë kam mall me i pa. Ata më shohin dhe flasim por malli me merr për ta sepse janë rritë. I kam rritur unë me duart e mia”, tha e moshuara.

Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi

0
Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan Sinjali.
Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit.
Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe kishte shërbyer si polic në Prizren.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

 

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

 08.01.2024 09:22

gjoba

1 mijë e 737 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 13 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.

gjoba

 

Suharekë: Gruaja raporton zhdukjen e burrit

0

Një grua në Suharekë ka raportuar se burri i saj, shtetas i huaj është larguar nga shtëpia dhe sipas tij, nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ky rast është duke u hetuar.

“Ankuesja kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj shtetas i huaj, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Specialja përfundon pushimet, këtë javë katër seanca gjyqësore

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës, këtë javë fillojnë punën pas përfundimit të pushimit dimëror.

Seancat e Gjykatës Speciale, do të fillojnë të martën, kurse gjatë javës janë paraparë të mbahen katër seanca në rastin ‘Shala’.

Gjatë pushimit kur nuk janë mbajtur seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.

Megjithatë, gjykata ka mbetur plotësisht funksionale dhe puna ka vazhduar në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit kanë mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi, raporton RTKlive.

Ndërsa në rastin gjyqësore ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, seancat do të fillojnë më 15 janar.

Gjatë muajit janar sipas kalendarit të Dhomave të Specializuar, do të jenë në tërësi 16 seanca gjyqësore, në dy rastet gjyqësore Hashim Thaçi dhe të tjerët’ dhe ‘Shala’.

Ylli fiton ndaj Istogut

0

Ylli ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 84:64 (25:17, 17:11, 19:18, 23:18), në javën e 16-të të Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan në epërsi prej 12 pikësh në fillim, 17:5, derisa çerekun e parë e fituan 25:17. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën më shumë epërsinë, që shkoi deri në 15 pikë, 40:25, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 42:28.

Por, istogasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë rikthehen për të afruar shifrat në 48:41, por sidoqoftë ish-kampionët shkëputën sërish, ku rezultati pas 30 minutash ishte 61:46. Në dhjetëminutëshin e fundit, nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Ylli triumfoi me 20 pikë dallim, 84:64.

Te vendasit më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 23 pikë e 13 kërcime, Jan Palokaj me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Chris Harris me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Tyres Prince me 16 pikë e 14 kërcime dhe Desmond Halloway me 17 pikë e tetë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Istogu një fitore e 15 humbje.

Peja në “Sezai Surroi” ‘rrëmben’ fitoren e radhës

0

Në një ndeshje mjaft të fortë, Peja ka shënuar fitore përballë Proton Cable Prizreni.

Në “Sezai Surroi”, skuadra pejane triumfoi me rezultat 93:111.

Mysafirët dominuan thuajse në të gjithë çerekët (19:32, 30:36, 31:17, 13:26).

Basketbollisti më i daluuar tek skuadra nga Prizreni ishte Cockfield me 19 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Derisa tek “Shqiponjat” u dalluan dy basketbollistë,  Justin Davis me 30 pikë e 12 kërcime dhe Sadio Doucoure me 18 pikë e tetë kërcime.

Peja aktualisht gjendet në vendin e dytë të Prince Caffe Superligës me 28 pikë.

Ndërkaq, Proton Cable Prizreni, është në të shtatin me 21 pikë.

Ende s’ka projekt për Teleferikun e Kalasë së Prizrenit

0

Ndërtimi i një teleferiku për kalanë e qytetit historik të Prizrenit, ka kohë që është premtuar nga drejtuesit e kësaj komune. Por, realizimi i tij nuk duket askund.

Opozita deklaron se nuk janë të njoftuar se deri ku ka mbërritur një projekt i tillë, ndërkohë kryetari i Prizrenit shpreson që deri në pranverë, të ketë një projekt të detajuar nga agjencia qeveritare e Zvicrës “Sëis Contact”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në kalanë e  Prizrenit, ata që mund të ngjiten deri atje, mund të marrin informacione historike që nga koha e neolitit. Por ata që nuk mund të ecin, mundësinë e vetme e kanë që kalanë ta shikojnë nga poshtë.

Komuna kishte premtuar ndërtimin e një teleferiku për bartjen e vizitorëve, për t`u ofruar qasje të gjithëve që ta shohin kalanë dhe nga atje Prizrenin, por pakkush ka informacion se çfarë ndodhi me këtë plan. Madje as kuvendarët opozitarë nuk kanë informacion për fatin e projektit.

“Na është thënë se është duke u bërë plani i fizibilitetit, janë duke punuar ekspertët për gjetjen e formës se si do të implementohet ky projekt. Megjithatë shkuan dy vite qeverisje dhe nuk ka asnjë lëvizje drejt realizimit të këtij projekti”, tha Haziz Hodaj nga LDK.

Kurse,  Karanfil Haxhillari nga Vetëvendosje thekson se si kuvendarë i Komunës së Prizrenit, nuk ka parë ndonjë projekt ideor apo para-projekt për teleferikun.

Ndërtimi i teleferikut mirëpritet nga ata që kanë detyrë të merren me kalanë e Prizrenit sikurse menaxheri i saj, arkeologu Shafi Gashi.

” Shpresoj në një debat konstruktiv se si do të implementohet ky projekt, sepse duhet parë maksimumi që të ketë qasje kalaja, por jo qasje të tillë që e dëmton monumentin”, tha ai.

Për këtë projekt është pyetur edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai thotë se në fillim të vitit 2023 u nënshkrua marrëveshje trepalëshe mes komunës, agjencisë qeveritare zvicerane Sëis contakt dhe Ministrisë së infrastrukturës.

“Në emelin e fundit që e kam marrë nga kjo agjenci më kanë tregu për pengesat objektive që e pamundësuan realizimin e këtij projekti. Më kanë tregu për bashkëpunimin e mirë të infrastrukturës rreth ndarjes së mjeteve, që plani detal implementues të finalizohet. Unë pres që, në pranverë ta kemi atë plan implementues, pastaj pjesa tjetër do të varet nga alokimi i mjeteve nga ministria dhe procedurat tenderuese”, tha ai.

Kështu, shpresat për ndërtim e shpejt të teleferikut duken shumë të vogla. Në bazë të propozimeve të deritanishme, ishte parashikuar që teleferiku të vendoset në pjesën e pasme të kalasë së Prizrenit, pa dëmtuar zonën e mbrojtur të qytetit.RTK

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prizren: Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit, ia vjedh 140 euro

0

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren