Home Blog Page 1314

Vazhdojnë pritjet në kufi, qytetarët po presin deri në dy orë në Merdarë

0

Dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

 

Qytetarët në dalje të Merdarës po presin deri dy orë për të kaluar kufirin, kurse kolona është një kilometër. Po ashtu, te Dheu i Bardhë kolona arrin deri 300 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është rreth një orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 8 e 3 minuta, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona.

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK-ja.

Përballjen e Dukagjinit e fiton Bashkimi

0

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:64 (13:20, 26:15, 22:13, 17:16), në përballjen e Rrafshit të Dukagjinit, që u zhvillua në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës.

Gjashtë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas mysafirët u shkëputën, duke fituar çerekun e parë 13:20. Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, përmbysur shifrat, ku përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre, 39:35.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë ngritën epërsinë në 14 pikë, 49:35, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 61:48. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë më e barabartë, megjithatë, vendasit nuk lejuan që tu rrezikohet fitorja dhe kështu ndodhi, duke triumfuar në fund 78:64.

Më i miri te Bashkimi ishte Erik Copes me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Samuel Sessoms me 18 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.

Portokallezinjtë kanë pesë fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e nëntë humbje.

Shënohet 100 vjetori i pasardhësve të Teqës së Halvetive në Lukijë të Hasit

0

Në fshatin Lukijë të Hasit u shënua 100 vjetori i pasardhësve të Teqës së Halvetive.

Gjatë këtyre viteve, në këtë teqe shërbeu fryma e çështjes kombëtare, shkruan “PrizrenPress”.

Postimi i plotë dhe pandërhyrje e Teqës së Halvetive në Lukijë

Për njëqind vjet me radhë në Teqën e Tarikatit Halveti në Lukinaj të Hasit u sherbye dhe frymoi çështja e besimit dhe e Tarikatit.

Në janarin e vitit 1924 Shejh Beqë Ali Shehu mori Hilafet dhe u vesh nga Shejh Hysen Shehu i Teqës Amë së Saraqhanës e njohur si Derxhahu i Shejh Osman Babës, dhe kështu u bë Postnishini i parë i Teqës së Halvetive në Lukinaj. Pas pak viteve më saktësisht në qershor të vitit 1926 ai ndërroj jetë.

Pas kalimit të Shejhut tonë detyrën e trashëgoj vëllau i tij Shejh Rexhë Ali Shehu i veshur prej Shejh Hysen Shehut në Teqën e Saraçhanës. Shejh Rexhë Shehu i parë, njihet si personalitet i shquar fetar e atdhetar. Një njeri i devotshëm, besnik e i dashur për të gjithë. Ai pati fatin që për gjatë 25 viteve të drejtoj Teqen dhe të shërbej në këtë rrugë të besimit. Në vitin 1951 Shejh Rexha kalon nga kjo jetë duke lënë mbasë kujtimet dhe punën e devotshme të tij.

Detyrën e trashëgoj djali i tij Shejh Ismail Shehu, e kështu në janarin e vitit 1974 në Teqën e Saraçhanës ai merr Hilafet nga Shejh Nexhat Shehu i biri i Shejh Hasan Shehut.
Shejh Ismaili njihej si një njeri i devotshëm i rrugëtimit shpirtëror, i teqës dhe vendit të shenjt të familjes Shehu. Shërbeu me përkushtim e besnikëri të madhe dhe ishte afër besimtarëve dhe rrethit në përgjithësi. Në maj të vitit 1979 ai ndërroj jetë duke na lënë një zbrazti të madhe gjithë familjes dhe rrethit tonë.

Posti nuk mbeti pa shërbim, e për këtë u kujdes edhe postnishini i Teqës së Saraçhanës Shejh Nexhat Shehu, dhe vendosi që të i jep Hilafet Shejh Rexhës së dytë, duke e trashëguar rrugëtimin shpirtëror të Babait dhe brezave tjerë. Mbajti qëndrim, sinqeritet e besnikëri ndaj Mershydit të tij.

Në janar të vitit 2021 Shejhu kalon nga kjo jetë duke na lënë mbasë kujtimet dhe mesazhin për zemërgjërsi, urtësi, dinjitet dhe humanizëm. Shejh Rexha ishte simbol i njeriut të mirë e të dashur, atdhetarit të dëshmuar, burrit të fortë e fisnik. Ai ishte baba i të gjithëve, ishte dorë e zgjatur për ë gjithë nevojtarët, ishte udhëzues për mbarë vendin tonë, dhe kështu do ta kujtojmë për aq sa do të jetojmë.

Në pranverën e hershme të vitit 2021, Natë e madhe e Miraxhit Postnishini i Teqës së Saraçhanës Shejh Abidin Shehu e vendos në Halife Imamin e Teqës së tij Shejh Ismailin e dytë duke e veshur në petkun e dritës dhe kështu ai bëhet edhe Postnishin i Teqës së Halvetive në Lukinaj ku edhe sot shërben.

Andaj sot përkujtuam gjithë këto vite dhe ata të cilët dhanë mundin e tyre në shërbim të besimit, të popullit dhe vendit. U tubuam për të bërë dua e lutje për shpirtërat e tyre që të bëjnë dritë për ne në këtë botë!

Teqja e Tarikatit Halveti – Lukinaj

Burimi: https://www.facebook.com/profile.php?id=100085770626334

Mungesa e parkingjeve shkakton rrëmujë në Prizren

0

Mungesa e parkingjeve mbetet njëri nga problemet më të mëdha në Prizren.

Qytetarët çdo ditë irritohen nga parkimi i veturave vend e pa vend, si në trotuare, në mes të korsive, para dyqaneve, por edhe para shtëpive.

Situata bëhet më e vështirë, sidomos kur vijnë mërgimtarët. E krejt kjo shkaku i mungesës së parkingjeve.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rreth 30 minuta iu deshën një bashkatdhetari të gjejë një parking për veturën e tij.

“ E kam parkuar veturën me pagesë në një shtëpi private”, tregon bashkatdhetari, Besnik Shala për RTK.

Drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren,Çelë Lamaj, tregon se qyteti i ka rreth 700 vendparkingje.

“Në pranverë do të bëhet shenjëzimin i parkingjeve. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar hartimin e një statuti apo rregulloreje për formimin e një ndërmarrje publike, që në këtë rast të futen edhe parkingjet edhe banesat”, tha Lamaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti: Pasaportës po i shtohet vlera, e shtetit dinjiteti

0

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët pasi që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës dhe se asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti

“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Syla vizitoi Suharekën dhe Prizrenin, qëllim thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për civilët

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar komunën e Suharekës dhe komunën e Prizrenit.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, njofton kjo ministri.

Në këtë takim u diskutua ofrimi i mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit.

“Me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u diskutua ofrimi i mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit, sipas ciklit të menaxhimit emergjent: Parandalim (vlerësimi i rreziqeve, planet parandaluese, skenarët, ushtrimet dhe strehimoret); Gatishmëria – Plani Operativ Emergjent Lokal, Planet e Reagimit Emergjent, për objektet e rëndësisë veçantë (shkolla dhe çerdhe), procedurat, protokollet dhe ngritja e Qendrave Operative Emergjente Lokale; Reagim dhe Rimëkëmbje – Ngritja, trajnimi dhe certifikimi i njësive reaguese të Kërkim Shpëtimit Urban, Kërkim Shpëtimit Malor dhe Kërkim Shpëtimit Ujor, qoftë nga Njësitë Reaguese profesionale, qoftë nga shoqatat joqeveritare”.

Po ashtu, gjatë takimeve u diskutuan edhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla u ofroi kryetarëve të komunave mbështetjen pa rezervë të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, edhe me trajnime dhe certifikime në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit Urban në Pomozatin, qendër e FSK-së dhe Gardës Kombëtare, tashmë ndër më të mirat në Evropë dhe në botë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kryetarët e komunave dhe Syla u zotuan për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Smakiqi: Arrestim i Dakajt më shumë është politik

0

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj që është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjendet në burgun e Kurshumlisë në Serbi.

 

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi në një prononcim për RTKlive ka theksuar se arrestimin e tij e konsideron më shumë si çështje politike se sa juridike.

“Kjo është praktike e presionit politik nga shteti serb nuk është çështje e pastër juridike përveç arrestim i kundërligjshëm”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që të flas me klientin e tij, ndërsa ka bërë të ditur se Dakajt i është lejuar të kontaktoj vetëm me familjarët e tij.

“Klientit tim i është lejuar të kontaktoj më familjen e tij dje, i cili ka treguar se gjendet në qendrën e ndalimit në Kurshumli. Shqetësimet dhe ankthi i familjarëve është shumë i madh”, është shprehur Smakiqi, raporton RTKlive.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e nevojshme ligjore i ka ndërmarr të premten, ndërsa ende deri më tash nuk ka ndonjë informacion të ri në lidhje me rastin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë që Serbia ta lirojë Hasan Dakajn, ish-ushtar i UÇK-së, të cilin e ka arrestuar të premten në mëngjes.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucionalë dhe se ka njoftuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Nd?rlidh?se e Republik?s s? Kosov?s n? Serbi, do t? paraqes k?rkes? zyrtare autoriteteve serbe p?r t? lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitoj? z. Hasan Daka, n? m?nyr? q? shteti dhe Qeveria e Republik?s s? Kosov?s t? njoftohet m? konkretisht p?r trajtimin q? po i b?het z. Daka nga organet serbe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që mund të përballen me vështirësi të tilla gjatë udhëtimit nëpër Serbi që të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga policia serbe në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdar. Konjufca ka thënë se ky është një sinjal i rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin e sulmeve mbi Kosovën.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, vijon ai.

Konjufca ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

 

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së poetit shqiptar, Fan Stilian Noli

0

Sot, përkujtohet përvjetori i lindjes së poetit e dijetarit të njohur shqiptar, Fan Stilian Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965).

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme.

Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.

 

Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj.. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.