Home Blog Page 1335

Si u formua LDK-ja, si u bë Rugova kryetar i saj?

0

(…) Më 16 shkurt të vitit 1988, në një Kuvend të rregullt të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u zgjodh kryesia e re e këtij asociacioni. Në mbledhjen e kryesisë që e pasoi atë të Kuvendit zgjedhor, unë u zgjodha sekretar, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Askush atë ditë nuk ka mundur të prognozojë se prej asaj zgjedhjeje, po dilte jo vetëm kryetari i ri i asociacionit të shkrimtarëve, por edhe lideri i ardhshëm i Kosovës për shumë vite dhe njëra nga figurat më emblematike të historisë së këtij vendi. (…) Kur e morëm kreun e asociacionit të shkrimtarëve, e morëm një barrë të madhe, sepse ai asociacion ishte me prestigj të konsiderueshëm në shoqëri. Pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, në Beograd shkrimtarët nacionalistë serbë morën hov të madh, sepse ata u bënë shpejt pjesë e projektit të Millosheviqit për Serbinë e Madhe. Rritja e ndikimit të shkrimtarëve serbë në Serbi, me automatizëm filloi ta rriste ndikimin e shkrimtarëve edhe në republikat e tjera të ish Jugosllavisë e rrjedhimisht edhe në Kosovë, si pasojë e polemikave të shtuara. Ne u gjetëm në këtë vorbull, që sapo kishte filluar të merrte fuqi marramendëse. Sa për kuriozitet të përmend një detaj: pas ardhjes së Millosheviqit në krye të Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, organizata themelore e partisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë u bë degë e Komitetit Qendror, duke u lidhur në mënyrë direkte me udhëheqjen më të lartë të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë! Ky fuqizim i organizatës partiake të shkrimtarëve serbë, i pasuruar edhe nga rritja e financimeve dhe nga hapësira në mediet që i kontrollonte Millosheviqi, u dha shkrimtarëve nacionalistë serbë një fuqi të frikshme. Ne pra duhej të vepronim në ballafaqim dhe në konfrontim me këtë organizim të fuqishëm të shkrimtarëve serbë, të cilët ishin pararojë e regjimit të Millosheviqit.

Kishim edhe dy rrethana të brendshme, tmerrësisht të pafavorshme. E para, në Statutin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës kishte mbetur një nen problematik, sipas të cilit të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishin edhe „anëtarë kolektiv të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë“. Në bazë të këtij neni, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë ishte „shoqata amë“, ndërsa ne si filialë e saj! Kështu na e kishin lënë gjendjen të gjithë pararendësit tanë, shqiptarë e serbë. Në konfrontimet e reja që u shfaqën pas ardhjes sonë në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kolegët tanë serbë ngritën pretendimin se ishin edhe anëtarë të asociacionit serb dhe se ne duhej t’i subordinoheshim këtij rregullimi statutar. Por, me insistimin e Rugovës, ne e hoqëm shpejt atë nen nga statusi. E dyta, shkrimtarët serbë që ishin anëtarë të asociacionit tonë, merrnin instruksione e direktiva nga kryesia e Shoqatës së Serbisë (sipas gjasash edhe nga shërbimi sekret serb) dhe ata e kishin marrë si detyrë që të kontribuonin për zhbërjen e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Mënyra që e zgjodhën ishte një dorëheqje kolektive nga anëtarësia në Shoqatën tonë dhe një kërkesë drejtuar Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, që të suspendohej aktiviteti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve të Jugosllavisë, deri sa të „zgjidheshin problemet.“ Por, ata problemet i kishin krijuar për të mos i zgjidhur ashtu që suspendimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve të Jugosllavisë, e kishin planifikuar si afatgjatë dhe përfundimtar. Pra, synimi i shkrimtarëve serbë dhe i shërbimeve sekrete serbe ishte që të krijohej një model i eliminimit të Kosovës nga organet federative, si prelud për ndërrimet kushtetuese që do ta suspendonin autonominë e Kosovës dhe veçmas do ta eliminonin statusin e Kosovës si „element konstituiv i federatës“. Por, në rastin e shoqatës sonë, këtë objektiv ata nuk e arritën. Ndodhi krejt e kundërta: organi i parë federativ që u shpërbë, ishte Lidhja e Shkrimtarëve të Jugosllavisë! Sipas një marrëveshjeje të arritur mes tre asociacioneve tona, brenda tre-katër ditësh u njoftua me nga një telegram LSHJ se më nuk do të paguanim kotizacionin si anëtarë të saj, me çka ajo faktikisht pushoi së funksionuari. Roli i Rugovës në këtë proces të vështirë e të komplikuar, ka qenë shumë i rëndësishëm. (…)

Duhet të theksohet poashtu se pas bisedave të shkrimtarëve serbë e shqiptarë në Beograd në prill 1988 dhe pas kërcënimeve në drejtim të Rugovës për mundësinë e arrestimit të tij në vigjile të tubimit serb në Gazimestan më 28 qershor 1989, Rugova de facto ishte bërë lider shpirtëror për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve të Kosovës. Por, jo një udhëheqës politik, meqë ai jo vetëm që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë politike, por edhe ishte përjashtuar nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Pra, politikisht ishte një i anatemuar, si shumica e intelektualëve kritikë të asaj periudhe. Ishte i angazhuar si kryetar i asociacionit të shkrimtarëve dhe kjo e mbante në majat e popullaritetit, në sytë e opinionit publik ndër shqiptarë. Ishte e qartë se ai ishte bërë figurë edhe me peshë politike, por ai nuk kishte ndërmend të ndërmerrte ndonjë iniciativë politike. Vazhdonte të ishte një observues politik mjaft vigjilent, por vetëm observues, jo edhe veprues. E akceptonte idenë e pluralizmit politik që kishte nisur të nxirrte kokë në republikat veriore të federatës jugosllave dhe e shihte me shpresë se pluralizmi politik do të mund të sillte ndonjë ndryshim, ndonëse dyshonte që Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë do të ishte e gatshme të pranonte konkurencën politike e ideologjike. Mendonte se gjuha e saj ishte vetëm gjuha e represionit ideologjik dhe policor dhe ashtu do të vazhdonte edhe për do kohë. Pas forcimit të Millosheviqit në krye të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë dhe rrëzimit të udhëheqjeve në Vojvodinë e Mal të Zi e pas eliminimit të autonomisë së Kosovës, karta e represionit ideologjik e policor ishte e vetmja në duart e shtetit serbo-jugosllav. Rrëzimi dhe burgosja e Azem Vllasit dhe eliminimi i autonomisë së Kosovës, ia ngurtësuan bindjen se lëvizja jonë kulturore ishte e vetmja në atë rast që kishte pakëz hapësirë për manifestim dhe për afirmim të identitetit të shqiptarëve dhe të Kosovës. Ambasadori amerikan, Voren Zimermani, i kishte propozuar në prill të po atij viti një sjellje joviolente për shqiptarët, por jo edhe formulën se si të formohej e të funksionalizohej ajo sjellje. Ishim në një vakum ideologjik dhe politik. Bisedonim përditë me orë të tëra, analizonim shtypin, deklaratat e politikanëve, veprimet politike e policore që bëheshin, represionin që po përshkallëzohej, po në fund nuk shihej ndonjë hapësirë se si mund t‘i kundërviheshim gjithë asaj makinerie shtetërore, përveç me një aksion kulturor, që nuk prodhonte violencë. (…)

Lider politik me zor

Iniciativa pë themelimin e një shoqate politike, erdhi në adresën tonë, që në fillim të saj, sepse shoqata jonë ishte bërë e pakalueshme për farëdo inicative ose aksioni kulturor ose edhe politik. Kështu, një ditë më thirri Jusuf Buxhovi e më tregoi se e kishte idenë që të themelonte një asociacion politik. E kishte biseduar me Xhemal Mustafën, Mehmet Krajën e Ibrahim Berishën dhe po mendonin se diçka duhej të bëhej në këtë drejtim. Por, ende nuk kishin ndonjë plan konkret se si duhej të fillonte ajo punë. Thjesht ishin ende në proces të diskutimeve në kafe dhe po kërkonin bashkëpjesëmarrës eventualë dhe këshilla se si të fillonte realizimi i asaj ideje. Pasi e dëgjova argumentimin e Jusufit, pa u hamendur shumë i thashë se unë do të mund të bëhesha pjesë e asaj iniciative, meqë konsideroja se po hynim në një fazë, kur aksioni politik ishte i pashmangshëm. I kisha të freskëta kujtimet nga biseda një vit më parë në Lubjanë me Vladimir Sheksin e Jasha Zllobecin, jo vetëm për pluralizmin politik, por edhe për harmonizimin e mënyrave të veprimit drejt shpërbërjes së federatës së Jugosllavisë dhe çlirimit nga diktati i nacionalizmit serbomadh. E kisha kuptuar se duhej të ndiqej ritmi i ndryshimeve që po ndodhte në republikat veriore, Slloveni e Kroaci, nëse synonim që të ndryshonim statusin tonë politik e kushtetues, i cili pas rrënimit të autonomisë, ishte bërë krejtësisht i padurueshëm. Faktikisht më nuk kishim as çfarë të humbnim, sepse e kishim humbur edhe minimumin e subjektivittetit politik e kushtetues që kishim pasur. Por se si duhej të vepronim më terrenin politik, ende nuk e kisha të qartë. Aq më tepër që Ibrahimi nuk kishte asnjë ide në këtë plan, ndërsa ai ishte jo vetëm eprori im në shoqatë, po në atë kohë ishte edhe mentori im në planin intelektual.

Jusufi u gëzua shumë nga qëndrimi im, meqë kjo nënkuptonte që mund të kishte me vete edhe Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, asociacionin me reputacionin më të madh publik në Kosovë e bashkë me të mbase edhe autoritetin e madh publik të Ibrahim Rugovës. Në takimin e dytë Jusufi më tha se e kishte menduar që Ibrahimit t’i ofrohej posti i kryetarit të asociacionit të ri politik që po formohej. Jusufi po më numëronte disa argumente, në stilin e tij si shumë të lidhur me detaje. Unë ia miratova idenë, sepse isha i bindur që ishte zgjidhja më e mirë. Atëherë Jusufi më kërkoi që të flisja me Rugovën dhe t’i kërkoja që të bëhej pjesë e grupit nismëtar dhe kryetar i asociacionit politik që tashmë po quhej Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ma dha listën ku ishim të shënuar disa persona si nismëtarë (më duket se kanë qenë pesë emra: Jusufi, Zekerija Cana, unë,Ajri Begu e Ali Aliu) dhe më kërkoi që ta anëtarësonim edhe Ibrahimin në atë listë. Unë pasi u ndava nga Jusufi, shkova drejt në shoqatë dhe e gjeta Ibrahimin, si zakonisht duke pirë kafe e duhan, krejt vetëm. Kishte një vit e më shumë, që nga dorëheqja e shkrimtarëve serbë dhe konflikteve të shtuara me Shoqatën e Shkrimtarëve të Serbisë, që në shoqatë na vinin pak kolegë, gjithsej dy-tre veta. Të tjerët as nuk i binin nga ajo anë e qytetit, thjesht qenë zhdukur. (Ndër ata që nuk vinin fare në shoqatë ishin edhe do miq të brezit të Ibrahimit, që po i rrinin në distancë, veçmas pas kërcënimeve se Ibrahimi mund të arrestohej. Ia vlen ta theksoj se kur Ibrahimi u bë lider dhe veçmas pas luftës, ata u bënë rugovistë të tërbuar dhe morën privilegje të mëdha.) Unë sapo hyra në zyrë, pasi ia mora një cigare, meqë ato kohë nuk po mbaja duhan me vete, me synimin që ta lija, i tregova për iniciativën për formimin e një asociacioni politik. I tregova se para idesë ishin Jusuf Buxhovi, Xhemail Mustafa, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha dhe unë që i kisha premtuar angazhimin tim Jusufit dhe madje e kisha firmosur listën si anëtar i këshillit nismëtar. Ai e miratoi iniciativëm, duke thënë se ishte mirë të bëhej diçka, meqë situata po përkeqësohej. Tha se do të jetë vështirë, meqë represioni ishte në rritje. Unë e nxora listën e Këshillit nismëtar me ato tri firma dhe ia vura përpara dhe i thashë që ne po mendonim që ai të ishte pjesë e këshillit nismëtar. E shikoi një çast listën me emrat, nxori lapsin dhe e firmosi menjëherë. Pasi e falënderova, i tregova se ideja ishte që ai të zgjidhej kryetar i atij grupimi politik që po ngrihej. Por, ai shpejt tha se nuk dëshironte të merrte ndonjë angazhim tjetër, meqë funksioni i krytarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës po i jipte hapësirën e nevojshme për angazhim publik. Nuk insistova më shumë. Ç‘është e vërteta, as vetë nuk dija më shumë rreth inicativës dhe as rreth caqeve të mundshme të saj, gjë që besoj se ka vlejtur edhe për të gjithë të tjerët. Gjendja ishte kaq e keqe në Kosovë sa që nuk mund të ishe i sigurtë as se çfarë do të sillte dita e nesërme e lëre më se si do të zhvillohej një projekt politik në rrethanat e terrorit shtetëror dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. E mora listën, e futa në çantë dhe pastaj biseduam për punët e zakonshme. Anëtarësimi i Rugovës në Këshillin Nismëtar ishte vetvetiu një sukses yni, sepse duke përdorur emrin e tij si firmëtar i këshillit nismëtar, mund të zgjerohej lista e firmëtarëve. Ashtu edhe ndodhi, vërtet.

Ndryshimi i dinamikës politike dhe i vetë njerëzve

Deri më 23 dhjetor 1989 kur i themelua Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kur ai u zgjodh kryetar i saj, kam folur me të disa herë lidhur me procesin e themelimit të LDK-së dhe idesë që po zgjerohej që ai të ishte kryetar. Ai dëgjonte me vëmendje e me qetësi, duke pirë duhan dhe pastaj në fund tundte kokën lehtë e thoshte se nuk dëshironte të merrte angazhime të tjera. Por, ndoshta filloi të piqej edhe në mendjen e tij ideja që të kalonte në aksion politik. Nuk e di a është konsultuar me ndokend a jo. Numri i njerëzve me të cilët komunikonte e rrinte në atë kohë, ka qenë shumë i kufizuar. Pra, nuk e kam idenë se a është konsultuar me ndokend para se ta pranonte detyrën si kryetar i LDK-së. Mbase e ka biseduar me të shoqen. Shpesh më thoshte se e shoqja ishte shumë e brengosur për të dhe poashtu edhe djali i madh, gjë që po e rëndonte emocionalisht. (…) Sidoqoftë, ai më 23 dhjetor 1989, pesë minuta para se të hapej Kuvendi themelues, nën presionin e të gjithëve që ishim në sallë, kund pesëmbëdhjetë veta, pranoi të ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Propozimin për kandidaturën e tij, për sekretarin dhe kryesinë, ma ngarkuan që t’i bëja unë, në emër të një komisioni kandidues. (…)Kështu atë ditë dhjetori 1989, në një kuvend themelues tërësisht të improvizuar, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, në një sallë ku të mirrej fryma, Ibrahim Rugova hyri në dyert e mëdha të politikës, duke u bërë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me çka do të ndryshonte dinamika dhe filozofia politike e këtij vendi. Por, do të ndryshonte, madje shumë, edhe Rugova vetë. (Fragment nga libri „Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova)

Kurti: Studentët i kemi mbështetur me tre milionë euro për bursa

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiada XVI Matematike e Kosovës.

 

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se “Matematika, siç e dimë të gjithë, nuk është thjesht një lëndë mësimore, por është një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, kulturat dhe identitetet. Është një gjuhë e saktësisë, dhe vërtetësisë, por edhe e imagjinatës e mundësive të pakufizuara”.

Më tej, ai përmendi mbështetjen në fushën e arsimit, ku në vitin 2023, si Qeveri kemi ndarë 1,882 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM, krahas 2748 bursave të tjera të ndara në dy vitet paraprake. Sivjet studentët i kemi mbështetur financiarisht me 3 milionë euro, në pesë skema të ndryshme të bursave, në të gjitha nivelet. Aktualisht në Republikën e Kosovës, gjysma e studentëve në STEM janë vajza, ndërkohë që mesatarja në Bashkimin Evropian është 17%.

Krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë, përmirësimit të cilësisë dhe infrastrukturës në arsim po angazhohemi që nxënësit dhe studentët e të gjitha niveleve, të kenë kushtet optimale dhe të barabarta që të mund të mësojnë e shfaqin talentet e tyre.

Matematika është një mjet i jashtëzakonshëm që shërben si mjet për qenien njerëzore për të zgjidhur sfidat dhe problemet në rrugën e përditshme pavarësisht drejtimit. Ajo është vegla që na drejton drejt zgjidhjeve, duke na lejuar të eksplorojmë, të analizojmë dhe të gjejmë rrugëdalje në mënyra të ndryshme.

“Madje do të thosha që matematika si gjuhë universale, dhe gjuha e bukur shqipe, janë dy shinat e binarëve të ngritjes profesionale e intelektuale për secilin prej neve”, shtoi kryeministri.

Në përfundim, ai tha se “Përkushtimi ynë për të ofruar mbështetje pa rezervë për juve nxënës, për nxënësit tanë gjithandej e për fëmijët e Kosovës, do të jetë i vazhdueshëm. Unë i uroj secilit prej jush suksese këtu dhe në garat që do të vijnë më pas”.

Kujtojmë se nga kjo olimpiadë do të përzgjidhet ekipi prej gjashtë nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, do të përzgjidhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2024, e cila do të mbahet në Gjeorgji në vitin e ardhshëm si dhe do të përzgjidhen nxënësit që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 5-të Matematike Kosovë – Shqipëri, e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2024.

Barcelona cakton datën e prezantimit të Vitor Roque

0

Eksitimi vazhdon të rritet brenda Barcelonës për ardhjen e afërt të sulmuesit Vitor Roque. Një marrëveshje u ra dakord që 18-vjeçari brazilian të bashkohej gjatë verës, por problemet financiare bënë që Roque nuk ishte në gjendje të bashkohej menjëherë – edhe pse ai do të mbërrijë në janar.

Lëndimi i Gavi në fund të sezonit hapi hapësirë ??të mjaftueshme pagash për Barcelonën për të regjistruar Roque, i cili do të bashkohet në ditët në vijim për të filluar aventurën e tij të futbollit evropian.

 

 

Ai madje mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të klubit katlaunas, që është kundër Las Palmas.

Ajo ndeshje zhvillohet në Gran Canaria më 4 janar, por sipas gazetës Mundo Deportivo, mbërritja dhe prezantimi i Roque do të bëhet 24 orë përpara.

Kjo thuhet se i jep atij një mundësi për të luajtur kundër Las Palmas, megjithëse mund të vendoset që Barcelona nuk dëshiron ta nxitojë atë në veprim menjëherë.

Një debutim më real për Roque mund të jetë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Osasuna, e cila zhvillohet në Arabinë Saudite një javë më vonë.

Pavarësisht se kur do ta zbukurojë për herë të parë fanellën e Barcelonës, ka shpresë se do të lërë përshtypje të madhe. /Telegrafi/

Aksident në Mirushë të Malishevës, një person në gjendje kome dhe shtatë të tjerë të lënduar

0

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Malishevë.

Policia njoftoi se njëri prej tyre në gjendje kome.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

UPZ-ja nderon pesë veteranë të arsimit në Prizren

0

Universiteti “ Ukshin Hoti”në Prizren ka nderuar me mirënjohje veteranët e arsimit: Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, Prof. Rushit Rexhëbeqaj dhe Prof. Zahadin Shemsedini, për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit të lartë në këtë qutet.

Rektori i UPZ-së, Mantor Alishani, tha se kontributi i ture mbetet i paharruar.

“Kontributi i tyre në zhvillimin e arsimit të lartë në cilësi të mësimdhënësve të ish Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren mbetet i paharrueshëm. Andaj, në përmbylljen e këtij viti me shumë kënaqësi nderuam doajenët e arsimit të lartë të Prizrenit: Prof. Mejdi Elezi, Prof. Ryzhdi Tytynxhiu, Prof. Semahate Mashkulli, Prof. Rushit Rexhëbeqaj dhe Prof. Zahadin Shemsedini”, shkruan Alishani në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Mbi një mijë raste të parave të falsifikuara për 11 muaj/ Mehmeti: Të shmanget pagesa me para kesh

0

Numri i rasteve të raportuara për para false në Kosovë dita-ditës po rritet.

Madje, qytetarët dhe bizneset kohëve të fundit po përballen me probleme të mëdha sa i përket monedhës 2 euroshe false e cila ka marrë përmasa të mëdha, shkruan Front Online.

Raste të shumta të raportuara në polici për para false

Në raportin 24 orësh të Policisë, pothuajse çdo ditë raportohet për raste të falsifikimit të parasë.

E, vetëm për 11 muaj kjo shifër ka kaluar në mbi një mijë raste.

“Policia nga 1 janari e deri më 30 nëntor të këtij viti ka iniciuar 1084 raste ‘falsifikim i parasë’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.

Në Policinë e Kosovë nuk kanë treguar se në cilat rajone po ka raste më të shpeshta të raportimit të parave false.

 

Ish-guvernatori Mehmeti: Numri i parave të falsifikuara në rritje

Që numri i raste të parave të falsifikuara është në rritje e thotë edhe ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Por, deklaron se nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i parave të falsifikuara në vend që janë në qarkullim.

“Të dhënat e fundit tregojnë se ka vazhduar rritja e kartëmonedhave dhe monedhave që janë të falsifikuara. Ndonëse, nuk mund të ketë të dhëna të sakta se para të falsifikuara janë në qarkullim në këtë rast qytetarët, tregtarët janë në kontakt të vazhdueshëm me këto para dhe nuk kanë njohuri të mjaftueshme e as eksperiencë për t’i identifikuar paratë e falsifikuara”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti deklaron se në atë vend ku qarkullimi më i madh i parave është kesh, ekziston mundësia më e madhe që të ketë tentativa më të shpeshta për para të falsifikuara.

“Mund të themi që ka tentativa sidomos në Kosovë ku është një ekonomi që qarkullon vlera e lartë e keshit, që është një ndryshim nga vendet tjera ku paraja fizike ka ardhë në rënie si vlerë. Tentativat për para të falsifikuara mund të jenë të shpeshta por masat gjithashtu duhet të jenë shumë të shpejta që në raste konkrete është dashtë të veprohet. Duhet të kihet kujdes nga paratë kesh, përgjithësisht klientët nuk janë në dijeni që janë duke futur një kartëmonedhë të falsifikuar në bankë. Sektori bankar në Kosovë përdor identifikimin me kamera dhe aparatet e numërimit të keshi”, ka shtuar ish-guvernatori Mehmeti.

Ai ka një thirrje për të gjithë qytetarët.

“Në këto raste thirrja ime për të gjithë qytetarët është që duhet të shmangin pagesën me kesh pasi që mundësitë për të rënë në kontakt me kartëmonedha të falsifikuara janë shumë të mëdha. Çdo biznes por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm”, është shprehur ndër të tjera Mehmeti.

Ish-guvernatori ka treguar se tentativa për të futur para false në Kosovë ka pasur edhe në vitin 2022 gjatë sa ky i fundit ishte në këtë pozitë, por se kanë reaguar shpejtë.

Ndërsa, thotë se tash nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

“Ne edhe në vitin 2022 kemi pas tendenca që të futen para të falsifikuara, por reagimi jonë ka qenë shumë i shpejtë. Nuk ka pas reagim, ju e dini që Policia e Kosovës ka reaguar e para, e pastaj BQK-ja ka dalë me një reagim pas tri apo katër ditëve”, ka shtuar ai.

Front Online për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Kaçaniku për paratë e falsifikuara: Të ketë inspektime e të kontrollohet kufiri

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”, ka deklaruar për Front Online se paratë false në Kosovë janë bërë problem i madh.

Dhe, se kjo sipas tij ka ndodhur për shkak që ka pasur vonesë në reagime të shpejta.

“Natyrisht që është bërë një problem shumë i madh për arsye sepse ka vite e vite që po e durojmë këtë terror me para të falsifikuara qoftë në monedha metalike, qoftë në kartëmonedha. Me vonesën e reagimeve, me vonesën e ndërmarrjes së masave të duhura ne tash kemi probleme jo vetëm me 2 euro false, por edhe me 1 euro, 0.50 cent”, ka deklaruar ai për Front Online.

Që të mos ndodhin këto probleme me para false, Kaçaniku thotë se reagimi i parë është dashur të bëhet në pikat kufitare.

“Ajo që është dashtë të bëhet ka qenë dashtë që të reagohet menjëherë dhe reagimi i parë është dashtë të bëhet në kufi, sepse këto para natyrisht që nuk kanë hyrë në rrugë bankiere por kanë hyrë në rrugë ilegale”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ka edhe një apel për Qeverinë.

“Pra këto më nuk guxojnë të na ndodhin, pra kufiri duhet të ketë kontroll më të fortë, pro edhe qytetarin konsumator qeveria përmes mekanizmave dhe institucioneve që i ka duhet ta informojë, ta vetëdijësojë, ta mësoj për të qenë partner i shtetit siç po shihet inspektimet janë të mangëta dhe të pamjaftueshme”, është shprehur Kaçaniku.

Me Kodin Penal të Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdor ose posedon para të falsifikuara, me qëllim që t’i vendosë në qarkullim si të vërteta, dënohet prej 1 deri në dhjetë vjet burgim.

Më 29 nëntor të këtij viti Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) një operacion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, të cilët dyshohen për prodhim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht monedha metalike 2-euroshe.

Nga ky aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro

Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.

Në fillim të këtij muaji Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me disa udhëzime pas shpeshtimit të rasteve të qarkullimit të parave të falsifikuara në tregun vendor.

BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha ta bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i riqarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.

BQK-ja vlerëson se të gjitha paratë origjinale në euro, pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Kosovë dhe se asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendosë për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave./Front Online

54 aksidente në 24 orë

Policia e Kosovës njoftuar mbi statistikat e përgjithshme të aksidenteve e gjobave të shqiptuara në trafik.

Gjashtë 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente me dëme materiale ndërsa 19 aksidente me të lënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit policia shqiptoi edhe 2 mijë e 352 tiketa trafiku.

Gjithashtu, sipas të dhënave të forcave të rendit, gjatë 24 orëve 18 persona u arrestuan.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Policia nis hetimet për një vdekje në Prizren

0

Policia ka nisur hetimet për një  vdekje në Prizren.

Raporti i plicisw

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktime. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

LDK shënon 34 vjetorin e themelimit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 34-vjetorin e themelimit të saj.

LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës.

Për këtë përvjetor, sot Lidhja Demokratike e Kosovës organizon pritjen solemne me rastin e 34 vjetorit të themelimit të LDK-së, me ç’rast kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do ta ketë dhe fjalën e tij. Pritja organizohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Parashikimi i motit

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius.“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.