8.5 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1363

Ushtria izraelite e ka rrethuar plotësisht Gazën, nuk ka më asnjë rrugëdalje

0

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë me dije se rrethimi i gjithë Rripit të Gazës është bërë i plotë dhe tashmë nuk ka më asnjë rrugë daljeje në asnjë pjesë të tij.

Brigjet mesdhetare janë arritur po ashtu sipas IDF dhe do të ruhen nga Ushtria izraelite.

Pjesa e rripit, do të mbahet e ndarë në dy zona, veri dhe jug, teksa korridoret humanitare do të vijojnë të operojnë sipas parashikimeve, në atë çfarë u tha nga IDF.

Gaza është sërish e izoluar jo vetëm në aspektin tokësor ndërkaq, por thuajse tërësisht edhe nga bota e jashtme, ku raportimet e fundit nga kompania palestineze e telekomunikacionit, bëjnë me dije se Izraeli e ka prerë sërish lidhjen dhe kushdo që gjendet në Gaza, nuk mundet të ketë kontakt me botën e jashtme.

Ky është i njëjti skenar i thuajse një jave më parë, kur Izraeli nisi një ofensivë të pjesshme tokësore në Gaza dhe shkëputi të gjitha lidhjet e mundshme të Rripit me botën e jashtme.

Po ashtu, edhe bombardimet më të mëdha ndodhën në periudhën kur Gaza ishte në “blackout” dhe frika është e madhe tashmë se diçka e tillë mund të përsëritet.

Kjo, në kushtet kur shifrat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, ka reflektuar se në tërësi janë 9 mijë e 770 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, që prej 7 tetorit. Por, shifra që më së shumti trishton, është fakti se 4 mijë e 800 prej këtyre viktimave, janë fëmijë!

Po ashtu, në bazë të përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, 2 mijë e 550 gra kanë humbur jetën.

Pra, më shumë se 60% e viktimave në tërësi janë fëmijë e gra palestineze, të gjithë civilë.

 

Gjithashtu, dy ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, bëri me dije se sipas përllogaritjeve, 1 mijë e 200 fëmijë gjenden ende nën rrënoja në Gaza.

Ndër statistikat më të fundit që ai ka dhënë përfshijnë edhe informacionet se 136 ndihmës janë vrarë.

Ndërkohë, 25 autoambulanca janë shkatërruar plotësisht, kurse 126 spitale dhe 50 qendra të tjera mjekësore janë në shënjestër.

Sipas zyrës humanitare të Kombeve të Bashkuara ndërkohë, kostoja e plotësimit të nevojave të njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë.

“Kostoja e plotësimit të nevojave të 2.7 milionë njerëzve – që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500 mijë njerëzve në Bregun Perëndimor të pushtuar – vlerësohet të jetë 1.2 miliardë dollarë”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Më 12 tetor, OCHA fillimisht kishte apeluar për 294 milion dollarë për të mbështetur gati 1.3 milion njerëz.

“Situata është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar që atëherë”, shkruhej në njoftim.

Në bazë të të dhënave nga UNICEF, më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Rripin e Gazës.

Kështu ka bërë me dije Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

“Kostoja e vërtetë e këtij përshkallëzimi të fundit do të matet në jetën e fëmijëve”, i ka thënë ajo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Russell, në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, thuhet se janë vrarë të paktën 37 fëmijë.

Dhe se më shumë se 30 fëmijë izraelitë thuhet se janë vrarë, ndërsa të paktën 20 fëmijë mbeten peng në Rripin e Gazës dhe “fati i tyre nuk dihet”.

“Situata përkeqësohet çdo orë. Dhe pa mbaruar armiqësitë, kam frikë për fatin e fëmijëve të rajonit”, ka theksuar Russell.

Ndërkohë, ajo i ka drejtuar thirrje Këshillit të Sigurimit që të miratojë “menjëherë” një rezolutë që plotëson tre kritere.

Një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, që kërkon që palët të lejojnë akses të sigurt dhe të papenguar humanitar dhe që kërkon lirimin e menjëhershëm të sigurt të të gjithë fëmijëve të marrë peng. Albanian Post

Ylli fiton ndaj Trepçës

0

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Trepçës në vazhdime me rezultat 71-68, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Tërmet në Shqipëri

0

Një tërmet me magnitudë 3.8 është ndjerë në Shqipëri.

Sipas ESMC, tërmeti është regjistruar 9 km larg Elbasanit dhe 32 km larg Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, raporton Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

 

Fushë-Kosova fiton nga Liria

0

 Fushë Kosova ka dalur me fitore nga ndeshja me Lirinë. 

Në Fushë-Kosovë vendasit kanë fituar me dy gola dallim. Ivkic (59′)dhe Meziu (69′) kanë realizuar për Fushë-Kosovën. Aktualisht tabelën e Superligës e kryeson Ballkani.

Sot dy super përballje në basketboll

0

E diela sportive i ka rezervuar lojë mjaft interesante për adhuruesit e basketbollit.

Java e shtatë e Prince Caffe Superligës, sot në program i ka dy ndeshje.

Trepça do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.

Derbi i javës zhvillohet në palestrën “Karagaç” në Pejë, ku dy rivalët e vjetër, Peja dhe Bashkimi do të përballen mes vete.

“Verdhëzinjtë” nuk dinë për humbje këtë sezon, ku kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Vdes regjisori Vladimir Prifti, presidenti i Shqipërisë: Veprat e tij do të mbeten frymëzim për brezat e ri

0
Kinematografia shqiptare sot ka humbur njërin nga regjisorët më të mëdhenj.

 

Vladimir Prifti, vdiq në moshën 81-vjeçare.

Me këtë rast, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, tha se veprat e tij do të mbeten frymëzim për brezat e ri.

“Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjizorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë”, tha Begaj.

Begaj i shprehu ngushëllime më të thella familjes së Priftit.

“Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare”, theksoi kreu i shtetit shqiptar.

Kontributi i regjisorit Vladimir Prifti, në kinematografinë shqiptare ishte shumë i madh.

Veprat e tij më të mëdha njihen: “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë” e “Flutura në kabinën time”.

Gjykimi në Hagë, ish-këshilltari i Thaçit: Asnjë provë apo dëshmitar që provon akuzat

0

Janë bërë tre vjet që kur Dhomat e Specializuara e publikuan aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur.

“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai për Euronews

Përkujtohen gjashtë dëshmorët e kombit të rënë në Apterushë të Rahovecit

0

Në 24 vjetorin e rënies heroike në Strofc të Vushtrrisë janë përkujtuar gjashtë dëshmorët e kombit, Bektesh Haliti, Nezir Imeri,Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Abazi- Mici dhe Hamdi Hajrizi të renë në Apterushë të Rahovecit.

 

Me ketë rast, në Strofc, është përuruar lapidari i dëshmorit te kombit, Ruzhdi Hajrizi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, më këtë rast tha se ky nderim për dëshmorët e lirisë po bëhet në prag të festave të nëntorit, në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre sublime për lirinë e Kosovës.

Manifestimin në Strofc e kanë përshëndetur edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, dhe përfaqësuesi i familjeve te dëshmorëve dhe veteraneve te UÇK- se, Xhavit Jashari.

Ata thanë se rënia e tyre, në Apterushë, në misionin e furnizimit me armatim, është dëshmia më e mirë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe përkushtimi atdhetar i luftëtarëve të rënë në fushën e nderit.RTK

Hoxhaj përkujton trevjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar trevjetorin e arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët tani gjenden në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet.

“Sot, u bënë tri vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lufta çlirimtare e Kosovës e ka vulën e sakrificës së popullit tonë, të NATO-s, të SHBA-së, të BE-së dhe shteteve perëndimore! Historia jonë e fitores mbi të keqën nuk ndryshohet, tjetërsohet apo delegjitimohet!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kurti në 3-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara

0

Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.

Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, Kurti ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti./eo/