8.5 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1362

Kurti thirrje qytetarëve: Investoni në energjinë e ripërtëritshme

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe atyre në diasporë, që të investojnë në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

 

Ai thotë se e kanë në prioritet, modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.

“Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë: Qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër;  Marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, dhe; Lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg”, shkruan Kurti.

Sipas kryeministrit, kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën kosovare, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes. “Investoni në Kosovë. Investoni tani”, shkruan Kurti.

Ballkani udhëton drejt Kazakistanit, gati për duelin me Astana-n

0

Astana e Kazakistanit, është sfida e radhës e Ballkanit.

Kampioni i Kosovës këtë të enjte do të përballet në udhëtim me Astana-n në kuadër të xhiros së katërt të grupit C në Ligën e Konferencës.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka bërë më dije skuadra e Ballkanit sot do të niset drejt Kazakistanit.

“Kemi hyrë në javën ku do të zhvillojmë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në UEFA Europa Conference League. Të enjten në ‘Astana Arena’ e zhvillojmë përballjen e dytë ndaj Astanas, në kuadër të rrethit të katërt në grupin C. Skuadra niset sonte për Kazakistan, kurse ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Astanës ishte mbyllur me fitoren e skuadrës nga Kazakistani (1-2).

Muhamet Hyseni “Ylli i Javës”

0

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 13-të në Superligë i ka takuar futbollistit të K.F. Llapi , Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Fatmir Mehmeti, Lulzim Rrmoku, Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi për qendërsulmuesin llapjan, pasi ai shënoi dy gola në derbin kundër Prishtinës dhe u shfaq i rrezikshëm për portën e bardhekaltërve të kryeqytetit gjatë tërë ndeshjes.

Hyseni realizoi në minutat 54-t dhe 67-të, duke e përmbysur rezultatin, por golat e tij nuk i mjaftuan Llapit t’i gëzohet fitores, pasi Prishtina barazoi shifrat në minutën e 77-të.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapi, Muhamet Hyseni e ndau Elton Rexhepi, dizajner grafik në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim qendërsulmuesi i llapjanëve u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe paraqitjen e mirë në derbi, teksa nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij nuk ia doli t’i gëzohet fitores në “Fadil Vokrri”, pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë kishte epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe privilegj për mua, pasi është hera e dytë që shpallem më i miri i javës. E falënderoj ekipin e Llapit, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin për mbështetjen dhe që më motivojnë të vazhdoj të rritem edhe më shumë. Kemi qenë një pjesë të madhe të ndeshjes në epërsi numerike në fushë dhe ishim në epërsi në rezultat, por nga një pakujdesi pësuam gol dhe fatkeqësisht e mbyllëm ndeshjen në barazim. I kemi pasur disa rezultate jo të mira, disa barazime, por besoj se shumë shpejt do të vijmë te fitorja sepse ‘Legjendat’ e meritojnë për mbështetjen që na japin në çdo ndeshje”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Biden përballë sfidave të vështira lidhur me situatën në Rripin e Gazës

0

Para se të fillonte lufta Izrael-Hamas, objektivat e Presidentit Joe Biden për politikën e jashtme në Lindjen e Mesme ishin integrimi i mëtejshëm i Izraelit me fqinjët e tij arabë dhe frenimi i përpjekjeve të Iranit për të prodhuar armë bërthamore. Këto synime tani mund të jenë në rrezik ndërsa ai përqendrohet në përpjekjet për të frenuar përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas në vende të tjera të rajonit, që mbështeten nga Irani, si Libani, Jemeni dhe Siria.

Presidenti Biden ka biseduar nëntë herë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që nga fillimi i konfliktit, tha një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane gjatë një konference me gazetarët. Zyrtari amerikan tha se Presidenti Biden ka biseduar edhe me udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan është angazhuar “pothuaj çdo ditë” me partnerët e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Ndërsa kryeqytetet e vendeve arabe janë përfshirë nga protesta kundër Izraelit, zyrtarët amerikanë besojnë se furnizimi i civilëve palestinezë në Rripin e Gazës me ndihma humanitare është një faktor kyç në përpjekjet për të frenuar përhapjen e luftës.

Të premten dhe të shtunën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndodhej në rajon për herë të dytë në më pak se një muaj për të arritur një marrëveshje për ndërprerje të përkohshme të luftimeve për t’i hapur rrugë dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinez”, tha Sekretari Blinken në Tel Aviv.

Megjithatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ka urdhëruar mijëra punëtorë palestinezë, që punojnë në Izrael, të kthehen në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu tha se Izraeli nuk do të lejojë dërgimin e karburantit në Rripin e Gazës dhe nuk do të pranojë një ndërprerje të përkohshme të luftimeve pa lirimin e pengjeve. Më shumë se 200 vetë u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të militantëve të këtij grupi më 7 tetor në Izrael dhe të paktën 1400 njerëz të tjerë u vranë.

Sekretari amerikan i Shtetit kundërshtoi kërkesën e vendeve arabe për një armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Hamasit duke përsëritur qëndrimin se kjo do të ndihmonte vetëm grupin militant palestinez që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste. Zoti Blinken u përball me presionin e homologëve të tij arabë në Jordani, të cilët këmbëngulin për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku sipas minisitrsë së shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, më shumë se 9000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Analistët thonë se edhe nëse Shtetet e Bashkuara janë të suksesshme në përpjekjet e tyre diplomatike për çështjet afatshkurtra, Uashingtoni duhet të përqëndrohet në hedhjen e themeleve për çështjet afatgjata, si qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës dhe arritja e zgjidhjes me dy shtete.

Përpjekje për të mos lejuar përhapjen e konfliktit

Shtetet e Bashkuara janë “të vendosura që të mos hapet një front i dytë apo i tretë në këtë konflikt,” tha zoti Blinken. Për këtë qëllim, SHBA ka përforcuar praninë ushtarake në rajon.

Në kufirin verior të Izraelit me Libanin, Hezbollahu, një milici e fuqishme dhe aleat i Hamasit, është përfshirë në luftime ndërkufitare me ushtarët izraelitë. Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nuk tha se milicia e tij do të angazhohet plotësisht në konflikt, por paralajmëroi SHBA-në se nëse Izraeli nuk ndalonte sulmet në Gaza, konflikti mund të zgjerohet.

Rebelët Houthi të Jemenit morën të martën përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dron që kishin në shënjestër Izraelin, pas disa goditjeve nga ky grup muajin e kaluar që u frenuan nga anijet amerikane në Detin e Kuq.

Trupat amerikane në Irak dhe Siri janë vënë gjithashtu nën shënjestër nga grupet aleate të Iranit, duke shkaktuar shqetësime për sulme të mundshme ndaj bazave të tjera amerikane në të gjithë rajonin.

Dhuna po përshkallëzohet edhe në Bregun Perëndimor, ku më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në përleshjet me ushtarët izraelitë dhe banorë të armatosur izraelitë të vendbanimeve.

Barbara Slavin, studiuese në Qendrën Stimson, thotë se sa më gjatë të vazhdojë ofensiva e Izraelit në Gaza, sa më shumë të rritet ndjenja e militantizmit në rajon, aq më e vështirë do të jetë të bëhen parashikime të sakta dhe të frenohet lufta.

“Opinioni publik arab është i ndezur nga këto skena të tmerrshme [në Gaza],” thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Edhe vendet që kanë normalizuar kohët e fundit marrëdhëniet me Izraelin, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun, janë nën presionin në rritje të publikut për t’i shkëputur ato lidhje.

Presidenti Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Iranin dhe grupet që mbështeten prej tij, që të mos e përshkallëzojnë konfliktin. Edhe zyrtarët e Teheranit kanë deklaruar se nuk duan përhapjen e luftës.

Irani ka prirjen “të shkojë deri në prag të konfliktit, por pa e kaluar atë prag”, thotë Elisheva Machlis, pedagoge për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin Bar-Ilan.

Ajo i thotë Zërit të Amerikës se gjasat janë që Irani ka udhëzuar grupet që e mbështesin atë në rajon që të mos krijojnë një front tjetër lufte, por të shkaktojnë mjaftueshëm probleme për të shpërqendruar vëmendjen e ushtrisë izraelite nga Gaza.

Duke pasur parasysh mundësinë e përllogaritjeve të gabuara, kjo strategji mund të dështojë megjithëse Teherani nuk ka dëshirë të përfshihet drejtpërdrejt.

Çfarë ndodh më pas?

Si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar mundësinë e një kthimi të Izraelit në Gazën e kontrolluar nga Hamasi dhe në përgjithësi janë në një mendje se Izraeli nuk do ta qeverisë territorin pas luftës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aleatët kanë mendime të ndryshme për atë që ndodh më pas: Uashingtoni këmbëngul se qëllimi i luftës nuk duhet të jetë vetëm mposhtja e Hamasit, por edhe përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Zyra e zotit Netanyahu ka thënë se qëllimi i luftës është eliminimi i Hamasit dhe se nuk ka pasur bisedime për vendime të mundshme për t’ia dorëzuar Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez ose ndonjë pale tjetër.

Ndryshe nga Hamasi, Autoriteti Palestinez e njeh Izraelin dhe mbështet një zgjidhje me dy shtete.

Kristian Coates Ulrichsen, bashkëpunëtor për Lindjen e Mesme në Institutin Baker, thotë se ekziston gjithashtu nevoja për t’u siguruar që të mos ketë radikalizim dhe fuqizim të mëtejshëm të ekstremistëve në të gjithë rajonin.

“Do të duhet që shtetet arabe të jenë në krye të përpjekjeve për një përgjigje politike që të trajtojë çështjet themelore si dhe ato më të menjëhershme,” i tha ai Zërit të Amerikës.

Një pauzë në luftime është sfida e parë si për qëllimin afatshkurtër të administratës për mbrojtjen e civilëve palestinezë, ashtu edhe për qëllimin afatgjatë për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Deri tani kjo sfidë nuk është zgjidhur. Pas kërkesës nga Sekretari i Shtetit Blinken për një pauzë të tillë për qëllime humanitare, kryeministri Netanyahu tha se nuk do të ketë një armëpushim të përkohshëm, derisa të kthehen të gjitha pengjet nga Hamasi. VoA

Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

0

 

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimt ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale, thuhet se është aprovuar kërkesa e Dhomave të Specializuara për vazhdim të paraburgimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Serwer: Sulmin në Banjskë, Vuçiq mund ta përdorte për ndërhyrje ushtarake

0

Profesori në universitetin amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, ka thënë se sulmi në Banjskë më 24 shtator është kopjim i strategjisë së presidentit rus Vladimir Putin në Donbas dhe Krime, nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, ambiciet e Vuçiqit për ta kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet përreth janë kërcënim i madh për rajonin.

“Mendoj se ambiciet e tij, të mbështetura nga Rusia, janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia nuk përsëritet, por rimon. Dyshoj se rajoni do të shkojë në një luftë për tre vjet e gjysmë siç ishte në Bosnjë në vitet 1990, por sigurisht që mund të shohim paqëndrueshmëri serioze”, ka thënë Serwer për “AntenaM”.

Ai ka theksuar se Vuçiqi donte të provokonte një konflikt brenda Kosovës, të cilin mund ta përdorte si justifikim për ndërhyrje ushtarake

Serwer për këtë medium ka thënë se ekzekutivi malazias është i gatshëm t’u shërbejë interesave serbe dhe ruse. “NATO-ja patjetër do të duhet të mendojë se si të mbrojë sekretet e Aleancës nga dërgimi në Moskë”, theksoi Serveri.

Në Suharekë vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza

0

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kampanja vetëdijësuese këtë javë do të fillojë me Suharekën.

Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda, raporton RTKlive.Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

Liberalizimi hyn në fuqi.

Haradinaj kujton Tonin dhe Micin

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

“Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit. Mbeten frymëzim për brezat e ri. Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre!”, ka thënë Haradinaj.

 

Bashkimi shënon humbje me Pejën

0

Peja ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë përballje të zhvilluara në Prince Caffe Superligë. Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin me shifrat 91:83 (16:20, 23:12, 25:22, 27:29).

Sfidën më mirë e nisën mysafirët, duke arritur epërsi në 9:20, por nga ky moment pejanët hyn në një seri të suksesshme, duke ngushtuar shifrat në 16:20, sa përfundoi çereku i parë.

Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë dhe bën përmbysjen ndaj prizrenasve, për të shkuar në pushim me rezultat 39:32.

Edhe çerekun e tretë e kontrolluan vendasit që kishin epërsi deri në 12 pikë, 64:52, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 64:54. Përkundër tentimeve nga mysafirët, verdhezinjtë ruajtën epërsinë dhe triumfuan 91:83.

Më i dalluari te Peja sërish ishte Justin Davis me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime, Isiah Umipig me 29 pikë dhe Grant Lozoya me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Peja ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse Bashkimi numëron tri fitore e katër humbje.

Zyrtare: Liria ndan rrugët me trajnerin Nedim Yigit

0

Liria ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Nedim Yigit.

Sipas klubit nga Prizrenit, kontrata është ndërprerë me marrëveshja të dyanshme.

“Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta”, thuhet në njoftim.

“FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme. Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren