19.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ushtria izraelite e ka rrethuar plotësisht Gazën, nuk ka më asnjë rrugëdalje

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë me dije se rrethimi i gjithë Rripit të Gazës është bërë i plotë dhe tashmë nuk ka më asnjë rrugë daljeje në asnjë pjesë të tij.

Brigjet mesdhetare janë arritur po ashtu sipas IDF dhe do të ruhen nga Ushtria izraelite.

Pjesa e rripit, do të mbahet e ndarë në dy zona, veri dhe jug, teksa korridoret humanitare do të vijojnë të operojnë sipas parashikimeve, në atë çfarë u tha nga IDF.

Gaza është sërish e izoluar jo vetëm në aspektin tokësor ndërkaq, por thuajse tërësisht edhe nga bota e jashtme, ku raportimet e fundit nga kompania palestineze e telekomunikacionit, bëjnë me dije se Izraeli e ka prerë sërish lidhjen dhe kushdo që gjendet në Gaza, nuk mundet të ketë kontakt me botën e jashtme.

Ky është i njëjti skenar i thuajse një jave më parë, kur Izraeli nisi një ofensivë të pjesshme tokësore në Gaza dhe shkëputi të gjitha lidhjet e mundshme të Rripit me botën e jashtme.

Po ashtu, edhe bombardimet më të mëdha ndodhën në periudhën kur Gaza ishte në “blackout” dhe frika është e madhe tashmë se diçka e tillë mund të përsëritet.

Kjo, në kushtet kur shifrat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, ka reflektuar se në tërësi janë 9 mijë e 770 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, që prej 7 tetorit. Por, shifra që më së shumti trishton, është fakti se 4 mijë e 800 prej këtyre viktimave, janë fëmijë!

Po ashtu, në bazë të përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, 2 mijë e 550 gra kanë humbur jetën.

Pra, më shumë se 60% e viktimave në tërësi janë fëmijë e gra palestineze, të gjithë civilë.

 

Gjithashtu, dy ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, bëri me dije se sipas përllogaritjeve, 1 mijë e 200 fëmijë gjenden ende nën rrënoja në Gaza.

Ndër statistikat më të fundit që ai ka dhënë përfshijnë edhe informacionet se 136 ndihmës janë vrarë.

Ndërkohë, 25 autoambulanca janë shkatërruar plotësisht, kurse 126 spitale dhe 50 qendra të tjera mjekësore janë në shënjestër.

Sipas zyrës humanitare të Kombeve të Bashkuara ndërkohë, kostoja e plotësimit të nevojave të njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë.

“Kostoja e plotësimit të nevojave të 2.7 milionë njerëzve – që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500 mijë njerëzve në Bregun Perëndimor të pushtuar – vlerësohet të jetë 1.2 miliardë dollarë”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Më 12 tetor, OCHA fillimisht kishte apeluar për 294 milion dollarë për të mbështetur gati 1.3 milion njerëz.

“Situata është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar që atëherë”, shkruhej në njoftim.

Në bazë të të dhënave nga UNICEF, më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Rripin e Gazës.

Kështu ka bërë me dije Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

“Kostoja e vërtetë e këtij përshkallëzimi të fundit do të matet në jetën e fëmijëve”, i ka thënë ajo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Russell, në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, thuhet se janë vrarë të paktën 37 fëmijë.

Dhe se më shumë se 30 fëmijë izraelitë thuhet se janë vrarë, ndërsa të paktën 20 fëmijë mbeten peng në Rripin e Gazës dhe “fati i tyre nuk dihet”.

“Situata përkeqësohet çdo orë. Dhe pa mbaruar armiqësitë, kam frikë për fatin e fëmijëve të rajonit”, ka theksuar Russell.

Ndërkohë, ajo i ka drejtuar thirrje Këshillit të Sigurimit që të miratojë “menjëherë” një rezolutë që plotëson tre kritere.

Një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, që kërkon që palët të lejojnë akses të sigurt dhe të papenguar humanitar dhe që kërkon lirimin e menjëhershëm të sigurt të të gjithë fëmijëve të marrë peng. Albanian Post

Më Shumë

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit