11.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1364

“Darka e Lamës” shtrohet për herë të parë në Gjonaj të Hasit

0

Me një aktivitet të veçantë, në shtëpinë e kulturës “Reshat Çoçaj”, në Gjonaj, është organizuar nga SHKA “Malësori” për herë të parë “Darka e Lamës” në zonën e Hasit, me gatime tradicionale me të cilat dallohet në hapësirat mbarëshqiptare kjo zonë.

Kryetari i “Malësorit”, Haziz Hodaj, tha se ndjehemi të lumtur që për herë të parë po e organizojmë një ngjarje në të cilen kultivohet tradita dhe historia jonë e pasur.

I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se ngjarje të tilla gjithmonë do të mbështetën ku kultivohet tradita jonë e lashtë.

Ndërkaq, antropologu Arsim Canolli, tha se Darka e Lamës, është një ngjarje që është shënuar që nga lashtësia, dhe është mirë që edhe në Has po bëhet revitalizimi i saj.

Pas një programi të pasur artistik me këngë e valle, pjesëmarrësit kanë shijuar gatimet famoze tradicionale të Hasit, ndërsa interesimi më i madhë ka qenë për flinë gjigante në gjatësi 2 metër e përgatitur nga gra të vyeshme hasjane./Tv Prizreni

Borë në bjeshkët e Brezovicës dhe Kukës

0

Në bjeshkët e Brezovicës ka rënë bora e parë në Kosovë për këtë vit. Ndërkohë që reshjet e para të borës kanë filluar edhe në Kukës të Shqipërisë.

Në këtë pjesë bora filloi pas reshjeve të dendura të shiut, ndërkaq temperaturat në këtë zonë janë të ulëta.

 

 

Veshjet tradicionale të Lumës

0

Një vend të rëndësishëm në punët e dorës dikur zinte përgatitja e kostumeve tradicionale. Gjithnjë e më të paktë janë personat që i veshin apo dinë t’i realizojnë veshjet tradicionale dhe për këtë arsye ruajtja e tyre, e përçimi i dijes janë thelbësore për trashëgiminë. Në kohët moderne, kostumet popullore shpalosen kryesisht në festivale folklorike apo raste gëzimesh familjare si dasmat. Ka ende shumë familje që i ruajnë ato si pasuri kulturore e shpirtërore.

DRTK Shkodër, në vazhdën e një projekti për prezantimin e veshjeve të veriut me publikun, sjell disa veshje të zonës së Lumës. Ato shquhen për bukurinë, elegancën e kombinimin e ngjyrave.

Në njërën nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, DRTK Shkodër sjell një jelek të ruajtur me fanatizëm nga familja Doçi, punuar në dorë në vitin 1935 kur po përgatitej paja për vajzën e familjes.

Ky jelek ruan elementë të veshjes së Lumës e ruhet me fanatizëm në fshatin Nangë, nga kjo familje.

Në foton e dytë tregohet pjesa e pasme e jelekut lumjan, veshje e shekullit XX.

Më pas prezantohen edhe disa çorapë të Lumës në fshatin Vilë, punuar gjatë përgatitjeve për pajën, në familjen Hasa. Këto trashëgohen sot nga e bija e shtëpisë. Për endjen e tyre janë përdorur lesh nga delja rudë që është racë 100 % e Kukësit dhe Dibrës.

Përveç veshjeve, DRTK Shkodër sjell edhe foton e një instrumenti muzikor që në Kukës quhet dahire dhe i përket familjes Gjana, në Ujmisht të Kukësit. Dahirja është realizuar nga i zoti i shtëpisë me rastin e fejesës së tre djemve të familjes./atsh

Server: Dorëheqja e Vulinit nuk nënkupton distancim të Serbisë nga Rusia

0

REL Daniel Sever, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se dorëheqja e Vulinit prej pozitës së shefit të BIA-s, nuk nënkupton distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, mirëpo përpjekje për t’i shmangur sanksionet shtesë.

 

Sipas tij, Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vullinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur.

I pyetur se pse ka dhënë dorëheqje Vullini, Server ka thënë se ai ka qenë në presion të evropianëve dhe amerikanëve.

“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vullinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje.

Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai madje ka thënë se beson që Vullin e ka thënë të vërtetën, kur ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar dorëheqjen e tij, në mënyrë që të mos vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Megjithatë, ai nuk beson se dorëheqja e tij nënkupton se Serbia do të pajtohet për koncesione tjera.

“Vullini nuk është problem i vetëm në Serbi, apo në shërbimet e saj të inteligjencës. Presidenti Vuçiq nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës”, ka thënë Server.

Ai është pyetur edhe për kërkesat e reja eventuale ndaj Serbisë.

“Më 24 shtator, Serbia ka tentuar të kryejnë rebelim në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve për intervenim të ushtrisë serbe. Sipas mendimit tim, Serbia do të duhej ta merrte përgjegjësinë për këto zhvillime, të kërkonte falje dhe të premtonte që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më në të ardhmen. Ajo edhe duhet t’i dorëzojë organizatorët te autoritetet e Kosovës për gjykim. Serbia i ka kundërshtuar edhe marrëveshjet për normalizim me Kosovën, të shkurtit dhe marsit. Uashingtoni dhe Brukseli duhet t’i kërkojnë Vuçiqit që t’i nënshkruajë ato, mirëpo natyrisht, ai nuk do të bëjë diçka të tillë para zgjedhjeve të dhjetorit. Ndoshta as pas tyre”.

Serbia i ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale për 17 dhjetor.

Vdes një person pasi bie nga një objekt ndërtimor në Prizren

0

Një person ka mbetrur i vdekur në Prizren, saktësisht në Vërmicë pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt ndërtimi.

 

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren.

“Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi.

Juventus nxjerr në shitje Vlahovic

0

Juventus është në një udhëkryq financiar që mund ta çojë atë të ndahet nga një prej yjeve të ekipit, Dusan Vlahovic.

Sipas raportimeve në Itali, klubi bardhezi po mendon seriozisht shitjen e sulmuesit serb për arsye thjesht ekonomike pasi dëshirojnë të lehtësojnë llogaritë në muajt e ardhshëm.

Edhe pse Vlahovic është dëshmuar të jetë një aset i vlefshëm në fushë, blerja e tij për 70 milionë euro plus bonuse dhe paga e tij prej 8 milionë euro neto (me rritje deri në 2 milionë euro në sezon deri në fund të kontratës, 2026) në vit kanë vënë nën presion të madh në financat e klubit. Kjo barrë financiare e bën atë lojtarin me ndikimin më të madh financiar në buxhetin e klubit.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, menaxhimi i buxhetit të Juventus-it ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë mënyra për të ulur kostot dhe për të balancuar librat.

Në këtë kontekst, shitja e mundshme e Vlahovic-it paraqitet si një zgjidhje praktike për zbutjen e tensioneve financiare.

Është e rëndësishme të theksohet se ky vendim nuk bazohet në çështje teknike apo performancën e lojtarit në fushë, pasi Vlahovic ka qenë pjesë e pandarë e skuadrës dhe ka kontribuar në gola të rëndësishëm.

Megjithatë, situata aktuale financiare e Juventus-it kërkon masa drastike për të ruajtur stabilitetin financiar të klubit. Albanian Post

Tre vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit

0

Në trevjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit, vajza e tij Gresa ka shkruar në rrjetin social Facebook, se këta tre vjet kanë kaluar si në ferr.

Gresa shkruan se në tre vjet padrejtësi, nuk u mësuan me mungesën e Krasniqit por megjithatë u bënë të fortë.

Krasniqi ishte arrestuar më 4 nëntor tre vjet më parë dhe të njëjtën ditë ishte transferuar në Hagë. Veprat që rëndojnë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, e disa të tjera, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer nga marsi 1998 dhe shtatori i vitit 1999.

 

Kilaj: Jam në dijeni për arsyet e arrestimit nga Prokuroria e DHSK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhduar paraqitjen tij të parë, Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar i Malishevës. Ai tha se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.

Ndërkaq Prokurori i DHSK-së në paraqitjen e tij për arsyetimin e arrestimit të Isni Kilajt tha se shkelja e fshehtësisë së procedurës penale është një arsye e bazuar për të kuptuar që ky material do të përdoret për të hyrë në procesin drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor, raporton RTKlive.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët, ku përfshihen pengimi i personit zyrtar ku do të kryhen detyrat zyrtare, sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së Procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal, i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/3 të Ligjit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në fjalën e Prokurorit

Isni Kilaj u përgjigj se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.

Më pastaj Gjykatësi i DHSK-së bëri të ditur të drejtat e të pandehurit në Gjykatën Speciale, ndërkohë që avokat i Kilajt është caktuar Iam Eduards.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

 

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 597 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente me të lënduar dhe 47 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona dhe 9 janë dërguar në mbajtje.

gjoba