9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1380

Për tre vite mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur me 13% në vlerë

0

Për tre vite mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur me 13% në vlerë, kjo vetëm për periudhën e nëntëmujorit, sipas shifrave nga INSTAT, sipas TCH.

Sipas njoftimit, grupi me rritjen më të fortë në tregtinë me Kosovën është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve teksa grupi i dytë është lëndët djegëse, mineralet dhe energjia elektrike.

Ndërkaq, një rritje të fortë ka pësuar edhe grupi i ushqimeve në 9 muajt e fundit duke kaluar i dyti në rend për këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Sipas njohësve rritja ka ardhur nga një sërë faktorësh.

“Operatorët që punojnë në treg më kanë thënë se janë orientuar drejt tregjeve që kanë fizibiltiet të lartë. Pra në tregun e Kosovës ka mundësi të blesh dhe të shesësh me fitim më të lartë. Kosova gjithashtu ka shumë nevojë sepse ka pasur një bllokim të ndjeshëm të produkteve që vinin nga Serbia dhe sigurisht do të plotësohej nga Shqipëria dhe siç e thashë orientimi i biznesit është i tillë që të gjejnë kohën dhe hapësirën e duhur për të përfituar nga tregjet që kanë nevojë për produktet që prodhohen në Shqipëri”, ka thënë për TCH, Bardh Sejdarasi, njohës i ekonomisë.

Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij njoftimi, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Temperatura më e lartë do të jetë të hënën, deri në 25 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius..

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte – Mot kryesisht .i vranët . Vranësirat parshihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s .

 

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit, sekondat e fundit vendimtare

0

Sigal Prishtina fitoi derbin e javës së pestë të Prince Caffe Superligës ndaj Bashkimit me rezultat 91:89 (27:21, 26:23, 21:23, 17:22).

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen dhe që në fillim kishin epërsi prej nëntë pikësh, 15:6 dhe ishin në epërsi gjatë gjithë çerekut të fundit, por me pesë pikë radhazi nga mysafirët, çereku i parë përfundon 27:21.

 

Por, prishtinasit e nisën më mirë periudhën e dytë, duke shkuar në epërsi deri në 11 pikë, 43:32, derisa pjesa e parë përfundon 53:44.

Megjithatë, pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë më mirë e nisën prizrenasit që afrojnë shifrat në 55:52, por kryeqytetasit nuk lejuan përmbysjen, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 74:67.

Në çerekun e fundit, Prishtina kishte epërsi deri në 14 pikë, 83:69, por Bashkimi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke afruar rezultatin minimalisht në 90:89, por nuk arriti përmbysjen e madhe dhe Sigal Prishtina triumfoi 91:89.

Kurti: Arsimi prioritet i qeverisë, 43 mijë studentë ndjekin studimet falas

0

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një rezyme për zhvillimin në sektorin e arsimit, të cilin e konsideron si prioritet të Qeverisë. Ai thotë se me qeverisjen e tij, arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë, sepse arsimi, sipas tij, është e drejtë e pakushtëzuar e secilit qytetarë.

 

“Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë, sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt”, ka deklaruar Kurti në një shkrim në Facebook.

43 mijë studentë, sipas tij, ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master falas.

“Duke filluar nga ky vit shkollor, arsimi dual është zgjeruar në 12 profile profesionale, nga vetëm katër sosh sa ishin në vitin pararendës, në gjithsej 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna gjithandej vendit. Arsimi dhe aftësimi profesional është njëri nga projektet më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë”, thotë Kurti.

U ndanë afër 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave, sipas kryeministrit, mbi 2900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto fusha.

Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinë aktualisht është në masën 50%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së, sipas Kurtit,  është 17%”.

“Në prill të këtij viti organizuam për herë të parë konferencën “STEMinist”, kushtuar rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që tash e tutje do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë. Përveç bursave në nivel të universitetit, ndamë edhe 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe 400 mijë euro për mbështetjen e 21 qendrave mësimore nga të cilat më së shumti përfitojnë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq për edukim të hershëm, ndërtuam e po renovojmë ose adoptojmë gjithsej 31 çerdhe të reja”, shkruan Kurti.

Krahas rikthimit në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019, ai thotë se Kosova mori statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

“Gjithashtu, pas një dekade rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend”, ka shkruar Kurti

QKUK: Profesori nga Australia kryen operacione të komplikuara tek fëmijët

0

Për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe humanisti, Paddy Dewan nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.

SHSKUK ka njoftuar se ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, ndërsa janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.

Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndrojë deri me 25 tetor 2023.

Superliga e basketbollit vjen me derbin Sigal Prishtina-Bashkimi

0

Superliga e basketbollit të Kosovës, do të vazhdojë sot me dy duelet e fundit të xhiros së dhjetë.

 

Sfida kryesore do të zhvillohet mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje.

Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe sfidat mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sot.

Kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut. Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, derisa istogasit kanë një fitore e tri humbje.

Superliga / Java e Pestë

Sot takohen:

16:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

20:30 Peja – Istogu

Ka vdekur skulptori Luan Mulliqi

0

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se në moshën 70-vjeçare, ka vdekur skulptori i njohur, Luan Mulliqi.

Skulptori Luan Mulliqi ishte anëtar korrespodent, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

ASHAK-u ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa nga ora 11:30 do të fillojnë homazhet.

Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00, teksa varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

Kush ishte Luan Mulliqi:

Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979).

Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1977 dhe më pas i disa asociacioneve të artistëve dhe të skulptorëve në SHBA. Mori pjesë në shumë simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar dhe botoi një sërë shkrimesh për skulpturë, për artet figurative dhe zhvillimet kulturore në Kosovë.

Është autor i dy monografive për artin pamor në Kosovë. Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare, duke e transformuar në një stil modern.

Hapi disa ekspozita personale (Beograd 1979, Çikago 1992, Dallas 1994, Nju-Jork 1995, Prishtinë 2008, Vjenë 2012, Timihoara 2014, Prishtinë 2016 etj.) dhe mori pjesë në shumë ekspozita kolektive jashtë vendit (Shqipëri, Kroaci, Holandë, Kanada, Japoni, Itali, SHBA, Gjermani, Indi, Maqedoni, Francë etj).

Ishte fitues i disa çmimeve në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: çmimi për skulpturë në Fakultetin e Arteve në Beograd (1978), çmimet “Mosha Pijade” (1979), “40 vjet revolucion” (1981), Bienalja e Vizatimit (1983), Salloni Pranveror (1985), shtatorja e “Nënë Terezës” (2000), “Skënderbeu, strateg dhe diplomat” (2004), të gjitha në Prishtinë, pastaj për monumentin e Nënë Terezës në Tiranë (2005), shtatoren e Fehmi Aganit në Prishtinë (2006) etj.

Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe muze të ndryshëm. Disa prej tyre janë pjesë e koleksioneve private si dhe të personaliteteve të njohura.

Për disa vjet ishte ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës.

Ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2012 ishte anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sekretar i Seksionit të arteve dhe sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore

0
Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore. Kështu tha kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

Kreu i SBAShK-ut ka thënë se vendimi i MASHTI-t për tekste është i gabuar, teksa dyshon se kjo po bëhet me tendencë nga Qeveria Kurti.

Duke folur për këtë vendim, Jasharaj ka deklaruar se problemi më i madh me furnizim është nga klasa gjashtë deri tek e nënta.

“Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak”, ka thënë Jasharaj për EO.

Hamasi thotë se 55 persona janë vrarë gjatë natës në Gaza

0
Rreth 55 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në Gaza gjatë natës, sipas agjencisë së lajmeve AFP, raporton BBC.

Hamasi tha se më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan pasi një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës do të intensifikoheshin ndërsa trupat përgatiteshin për një ofensivë tokësore të parashikuar.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmet do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve për forcat izraelite, të cilat janë të grumbulluara rreth kufirit.

Ai u tha civilëve palestinezë në Gaza që të vazhdojnë të lëvizin në jug për sigurinë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë në qytetin e Gazës.

Moti sot: Shi, diell dhe vranësira – temperatura deri në 25 gradë

0

Në orët e para të së dielës e deri në mëngjes, do të ketë reshje lokale shiu.

Siç raporton Meteo Kosova, në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, përcjell Klankosova.tv

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, dhe nga mesi i natës do të ketë edhe erëra të forta në disa lokalitete.

“Në momente të caktuara rreth mesnatës pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi deri në 85 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25 gradë Celsius.