Për tre vite mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur me 13% në vlerë

Për tre vite mallrat që janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur me 13% në vlerë, kjo vetëm për periudhën e nëntëmujorit, sipas shifrave nga INSTAT, sipas TCH.

Sipas njoftimit, grupi me rritjen më të fortë në tregtinë me Kosovën është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve teksa grupi i dytë është lëndët djegëse, mineralet dhe energjia elektrike.

Ndërkaq, një rritje të fortë ka pësuar edhe grupi i ushqimeve në 9 muajt e fundit duke kaluar i dyti në rend për këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Sipas njohësve rritja ka ardhur nga një sërë faktorësh.

“Operatorët që punojnë në treg më kanë thënë se janë orientuar drejt tregjeve që kanë fizibiltiet të lartë. Pra në tregun e Kosovës ka mundësi të blesh dhe të shesësh me fitim më të lartë. Kosova gjithashtu ka shumë nevojë sepse ka pasur një bllokim të ndjeshëm të produkteve që vinin nga Serbia dhe sigurisht do të plotësohej nga Shqipëria dhe siç e thashë orientimi i biznesit është i tillë që të gjejnë kohën dhe hapësirën e duhur për të përfituar nga tregjet që kanë nevojë për produktet që prodhohen në Shqipëri”, ka thënë për TCH, Bardh Sejdarasi, njohës i ekonomisë.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit