12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1383

Kurti: Serbia duhet të ndëshkohet, jo Kosova

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese.

Ai është shprehur se është Serbia ajo që duhet t’i vendosen sanksionet.

“Është jetike për Kosovën, për demokracinë që ata të cilët nuk e kanë ditur, ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa ndëshkuese, por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksionet”, është shprehur ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nicolo Barella i përfshirë në skandalin e basteve në Itali

0

Ekziston një flash drive (usb) i fshehur në një firmë ligjore në La Spezia që mund të ndryshojë historinë e hetimit të basteve të futbollit në Itali, sipas mediave vendase.

Flash drive është i lidhur me një testament. Në fakt, në rast të vdekjes së pesëdhjetë e pesë vjeçarit Maurizio Petra, burimi i disa prej zbulimeve të Fabrizio Corona, kujtesa elektronike duhet të kalojë menjëherë në duart e hetuesve që hetojnë bastet e lojtarëve.

“Urdhëroj që USB-ja e bashkangjitur kësaj do të dorëzohet nga avokati MB në Prokurorinë Publike të Torinos për referenca për bastet e futbollit”, shkruhet në një fletë me firmë, raportuar në edicionin e sotëm të “La Verita”.

Në flash drive ka disa skedarë audio dhe dokumente të tjera dhe gjithçka është e lidhur, sipas gazetës, me historinë e borxhit të ish-talentit të Inter-it, Antonio Esposito.

Disa dosje do të kishin të bënin me botën e basteve.

“Në një mund të dëgjoni qartë zërat e Antonio dhe Zaniolo që bisedojnë, me futbollistë të tjerë të Seria A. Njëri ka një theks që duket portugez… ata flasin qartë për bastet e bëra, për shumat e fituara dhe të humbura (57,000 euro, 30.000, 6.000), shuma të konsiderueshme. Në pyetjen specifike të Antonio, të pranishmit përgjigjen duke përmendur emrat e Lamela, Giasy dhe Barella”.

Më pas, një zbulim për Zaniolo, për të cilin për momentin nuk ka asnjë provë të basteve në futboll.

“Antonio më tha se ai po vinte bast për vete dhe për Nicolo dhe kur e pyeta nëse shoku i tij ishte mjaft budalla për të vënë baste te Roma, ai tregoi një bisedë me Nicolo-n në të cilën ai e ftoi të luante në një ndeshje të Kupës së Italisë për verdhekuqtë, nuk më kujtohet kundër kujt. Ai i dërgoi atij detajet e bastit dhe faqes dhe e ftoi të tërhiqte paratë me ATM-në e tij”, thuhet më tej në raportin e publikuar nga gazeta.

Kujtojmë se skandali i përfshirjes së futbollistëve në baste, kryesisht në platforma të jashtëligjshme, është lajmi i momentit në futbollin italian. Nicolo Fagioli i Juventus-it është dënuar me 7 muaj pezullim nga futbolli për këtë shkak.

Sandro Tonali, ish-mesfushori i Milan-it, i cili ka pranuar se ka luajtur në baste edhe kuqezinjtë kur ishte pjesë e tyre, rrezikon një pezullim deri në një vit.

Emra të tjera gjithashtu janë përmendur nga Corona dhe media të ndryshme italiane. Besohet se futbollistë të përfshirë janë deri në 50. Megjithatë, për momentin prokuroria nuk po heton asnjë emër tjetër veç Tonali-t, të paktën me aq sa është bërë publike në media.Albanian Pos

Shuteriqi më 1952: Për toskërishten, sepse nga jugu i kemi kuadrot e Partisë!

0

Nga: Aurel Plasari

Prej “Kujtimeve” të Injac Zamputit u vura të shfletoj botimin e hershëm “Buletin për shkencat shoqërore”, 1952/1.

Janar 1952: mbahet ‘Konferenca I Kombëtare për Gjuhën’. Thelbi i diskutimeve: nëse në bazë të një “gjuhe letrare kombëtare” duhet të vihet gegënishtja apo toskërishtja. Referatin kryesor e mban Dh. S. Shuteriqi. Vetë deri asohere ka shkruar e ka botuar në gegënisht, por në referat orvatet të vërtetojë “epërsinë” e toskërishtes ndaj gegënishtes, së fundi edhe me argumentin: “… kuadrot e Partisë shumica janë nga Jugu, aty ku ndodhet vatra e lëvizjes nacional-çlirimtare”.

Argumentet e tij i kundërshtojnë: Aleksandër Xhuvani i pari, mandej Çabej, Dodbiba, Myderrizi, Domi, Zamputi etj. Ja, më i moshuari, Xhuvani:

“Pavarësisht nga rregullat e asaj Komisije [Komisija Letrare Shqipe në Shkodër 1916-1918, – A.P.], këto dy dialekte, tue u shkrue mbas mënyrës së tyne qysh prej Rilindjes deri në kohë tona, kanë influencue njeni-tjetrin […] Si duket, pra, këto dy dialekte kanë influencue njeni-tjetrin tue ecë së bashku si dy qé në një përmendë […] Duhet të shtojmë se, sikundër ndodh puna me mësimin e gjuhës në shkolla, kështu ndodh kjo edhe me shkrimin e përdorimin e gjuhës prej brezit të sotëm: brezi i sotëm i Shqipnisë së Mesme dhe të Veriut, i vjetër e i ri, ka gegënishten për të folme amtare, asht mësue me këte dhe me këte të folme i ka ba studimet e tij në shkollat fillore e në të mesmet. Me qenë se nuk e ka përvetësue toskënishten dhe e di fort pak, kur do të përdorë këte në të folun, do të bajë gabime e do të flasë një gjuhë të trazueme për mysybet, sikurse asht vërejte sa e sa herë kjo punë […] Prandaj jam i mendimit se brezi i sotëm intelektual duhet të shkruejë në dialektin e vet, që të mund të nxjerrë ndonji prodhim me vlerë, e të mos i vihet ndalesë përdorimit të gegënishtes në shtyp e në prodhime letrare”.

Për fatin e mirë të historisë, do të duheshin këto “Kujtime” të njërit prej pjesëmarrësve në atë Konferencë që të mësohet sesi, ndërsa Aleksandër Xhuvani parashtronte argumentet e veta, papritmas ndërhynte Mehmet Shehu duke ia prerë fjalën me një “E morëm vesh! Ç’e zgjat më!”.

“E kam parasysh atë plak të cilit pothuej iu muer goja (se edhe pak e kishte prej natyre) dhe detyrimisht i ra shkurt dhe e mbylli referatin”, ka shënuar Zamputi. “Ja çfarë mund të bajë frika në shkencë!”. Dhe Zamputit të “Kujtimeve” i bëhet se e sheh Mësuesin, d.m.th. Xhuvanin, tok me Luigj Gurakuqin, tek u grahte kuajve në të ri për të hapur “Normalen” e Elbasanit. Etj.

* * *

Sot standardi i shqipes së shkruar është imponuar si normë. Vetë, që shkruaj këtë shënim, jam njëri nga zbatuesit korrektë të tij qysh kur kam filluar të botoj më 1973 (!). Duke përfshirë mijëra faqe shkrime, libra, publicistikë, por sidomos përkthime nga letërsia botërore, jam i bindur se, për nga ana sasiore, e kam lavruar (nga: lavër, bëj lavër dhe jo lëvër) standardin më shumë se do gjuhëtarë të sotëm fanatikë, pra i bie që ai të jetë më fort imi se i tyri. Sa për cilësinë, atë e gjykojnë lexuesit. Por, vlerësoj në të mirë të historisë që propagandës për “lirinë shkencore” nën diktaturë t’i jepet fund. Në mos po e duan me atë të Mehmetit shkencëtar: E morëm vesh! Ç’e zgjatni më!

Jose Mourinho drejt rikthimit në La Liga

0

Jose Mourinho është duke u rreshtuar për një rikthim shokues te Real Madrid, sipas raportimeve.

Ish-trajneri i Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, 60 vjeç, duket se do të largohet nga Roma në fund të sezonit kur i skadon kontrata.

Në fillim të kësaj jave u pretendua se gjigantët e Serie A nuk kanë ndërmend të zgjasin marrëveshjen e tij pasi Antonio Conte mund ta zëvendësojë atë.

Por Mourinho mund të mos jetë pa punë për një kohë të gjatë, pasi Real Madrid po peshon një lëvizje të mundshme për trajnerin portugez.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti pritet të largohet nga “Bernabeu” gjatë verës për t’u bërë trajner i Brazilit.

Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Mourinho mund të rikthehet për një periudhë të dytë në kryeqytetin spanjoll pasi Real e konsideron atë si një nga tre kandidatët e mundshëm. Zinedine Zidane dhe trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso janë emrat e tjerë.

Mourinho kaloi tre sezone te Real Madrid midis 2010 dhe 2013. Ai fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2011, përpara se të fitonte titullin e La Liga-s dhe Superkupën e Spanjës vitin e ardhshëm.

Mourinho u lidh me një periudhë të dytë në klub në 2019 pasi Julen Lopetegui u shkarkua. Por Real-i përfundoi duke siguruar rikthimin e Zidane.

Pavarësisht se Mourinho është i lidhur me 14 herë kampionët evropianë, ka ende njëfarë paqartësie nëse Ancelotti do të qëndrojë në klub.

Marrëveshja e tij përfundon në fund të sezonit, por mësohet se ai do të pranonte një rinovim të kontratës nëse ofrohet.

Ancelotti gjithashtu ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht asgjë me Brazilin, pasi ai është në pritje të një vendimi përfundimtar nga Real Madrid.Albanian Post

Intervistohet nga policia një person në Prizren, bëri video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë

0

Është intervistuar nga policia një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë.

Policia bën të ditur se personit i është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.

“I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë. Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

2 mijë e 104 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë,

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 14 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje.

gjoba

Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën jetike për sigurinë e SHBA-ve

0

Presidenti Joe Biden deklaroi se është “jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses në luftërat e tyre.

Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja, ndërsa ai do t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë në ndihma ushtarake për të dy vendet.

Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, tha Biden, “konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës”. “Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme”, tha Presidenti Biden. “Por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”.

Presidenti Biden tha se do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 105 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Propozimi, i cili pritet të prezantohet të premten, përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, pjesa më e madhe e të cilave është për të rëmbushur rezervat e armëve amerikane.

14 miliardë dollarë do të jenë ndihma për Izraelin, 10 miliardë për përpjekjet humanitare, 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin, sipas tre individëve me njohuri për propozimin i cili do të publikohet të premten.

“Është një investim mendjehollë që do të sjellë rezultate për sigurinë amerikane për breza me radhë”, tha Presidenti Biden.

Biden shpreson se bashkimi i të gjitha këtyre çështjeve në një legjislacion të vetëm do të krijojë koalicionin e nevojshëm politik për të siguruar miratimin nga Kongresi.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden përballet me sfida të mëdha ndërsa përpiqet të sigurojë fondet nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në kaos pasi shumica republikane nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit dy javë më parë të kryetarit Kevin McCarthy.

Përveç kësaj, republikanët e vijë së ashpër kundërshtojnë dërgimin e më shumë armëve për Ukrainën, ndërsa po bëhen gati dy vjet nga fillimi i agresionit rus.

Kërkesa e mëparshme e Presidentit Biden për fonde, e cila përfshinte 24 miliardë dollarë për të ndihmuar në muajt e ardhshëm të luftimeve në Ukrainë, u hoq nga legjislacioni buxhetor muajin e kaluar, pavarësisht një lutjeje personale nga zoti Zelenskyy.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihma me armatime për Ukrainën është jetike që ai vend të mos humbasë terren ndaj agresorit rus, ndërsa Kievi ka bërë përparime kohet e fundit në një kundërofensivë rraskapitëse.voa

Murati raporton për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere do të raportojë lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë, ku të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës., raporton RTKlive.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Taransfere, lidhur me Draft- Vendimin për ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.16/20 të datës 24.03.2015 i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin nr.04/21 të datës 01.04.2015, si dhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/02.

Emisarët evropianë dhe amerikanë, pritet të vijnë nesër në Kosovë

0

Emisarët evropianë dhe amerikanë, pritet të vijnë të shtunën në Kosovë, ndërsa në fokus të takimeve do të kenë planin që palët t’i rikthejnë në procesin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.

  1. Njohësit e çështjeve politike në Kosovë thonë se ardhja e tyre ka të bëjë edhe me ndryshimin e formatit të dialogut, derisa theksojnë se BE-ja duhet të ketë veprime të qarta kunfrejt Serbisë.

    Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, pritet që pesëshja e madhe të vijë të shtunën në Kosovë, më pas edhe në Serbi, me përpjekjet  e tyre për rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.

E analistët në Kosovë, thonë se përpjekjet e tyre duhet të kenë një ndikim më të madh, pasi siç theksojnë, formati i deritanishëm i dialogut nuk ka prodhuar asgjë.

Analistja Arta Tahiri tha për Radio Kosovën se arsyeja e ardhjes së tyre ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si do të ndryshojë formati i dialogut.

“Në mënyrë kronologjike nëse i shohim ngjarjet, jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend të botës, kur dialogu i formatit të zbatuar deri më tani nuk ka prodhuar sukses, gjithmonë ka ardhur një fazë tjetër kur është kërkuar me ngulm një format “merre ose lëre”, që është përdorur si shprehje për dy vende, në mënyrë që pastaj ajo marrëveshje që serviret në tavolinë të jetë e zbatueshme patjetër për të dyja palët. Nëse vazhdon kjo frymë e negociatave, ku kërkohet lëshim nga ana e Kosovës, por gjithashtu një qasje tjetër nga Serbia, atëherë kjo do të shkojë në pafundësi dhe nuk do të sjellë rezultate konkrete. Prandaj, mendoj që kohët e fundit me situatën e krijuar dhe me qasjen e udhëheqësve të Serbisë ndaj Kosovës duhet patjetër që të vihen pikat mbi “I” për të kuptuar se cili do të jetë ky format dhe cila do të jetë forma e prerë nëse duan zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve fqinje siç janë Kosova dhe Serbia”, tha ajo.

Ndërsa, profesori universitar, Dorajet Imeri, tha për Radio Kosovën se emisarët nuk kanë se çfarë kërkojnë në Kosovë, përderisa nuk tregojnë veprimet e qarta kundrejt Serbisë.

“Serbia është dëshmuar e përfshirë drejtpërdrejt në një akt, i cili synimin e ka pasur rrënimin e sistemit politik të Kosovës. Pra, një akt agresioni e që Serbia qëndron prapa grupeve terroriste, pra është e përfshirë, Serbia është grupi terrorist. E nëse Bashkimi Evropian e kapërcen këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë, unë besoj fuqimisht se ata thjesht nuk janë të interesuar për marrëveshje, por janë të interesuar për menaxhim krize. Fatkeqësia është se ata po e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Ditë më parë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është për të arritur përparim konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan për herë të fundit më 14 shtator, takim i cili dështoi për t’u pajtuar me plan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjeve.

Po vazhdon rregullimi i trotuareve me kalldrëm në unazën rrugore të Prizrenit

0
Rregullimi i trotuareve me kalldrëm në unazën rrugore të Prizrenit po vazhdon.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se aktualisht po punohet me dinamikë të paraparë në cepin që prekë dy rrugët “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” (Hotel Theranda).

“Varësisht kushteve të sivjetme atmosferike, ky projekt do të vazhdoj me shtrirjen e kalldrëmit deri në Shtëpinë e Bardhë. Vlen të theksohet se ky kalldrëm është nga materiali vullkanik i cilësisë më të lartë, me të cilin janë punuar shumë sheshe të metropoleve evropiane”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren