12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 1382

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

2 mijë e 82 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 34 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 15 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

0

Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Xhorxhia.

Chesebro është personi i tretë prej 18 të pandehurve që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton.

Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Xhorxhia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

Në garën e atij viti, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, e ka fituar garën kundër Trumpit.

Trump është, po ashtu, i akuzuar në këtë rast.

Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Chesebro e ka pranuar fajësinë një ditë pasi një tjetër ish-avokate e Trumpit, Sidney Powell, e ka pranuar gjithashtu fajësinë në këtë rast.

I treti është Scott Hall, i cili ka vepruar njëjtë, në fund të shtatorit.

“Bilbili i Kosovës” rikthehet e bronztë në Pagarushë

0

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha “ringjallet” sot në fshatin e saj të origjinës në Pagarushë të Malishevës, me shtatore bronzi.

Aktivitetet do të fillojnë që nga ora 10:00 me nderime te varri i saj në Pagarushë, me pas do të zbulohet bustit dhe në fund të Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë do të jepet një shfaqje kulturore e artistike.

Ky aktivitet organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë.

“Jetësimi i kësaj vepre të madhe po bëhet edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të banorëve të fshatit Pagarushë, miqve e dashamirëve të familjes së madhe Pagarusha, nga të gjitha trevat shqiptare, dhe për këtë, qeverisja jonë komunale u është mirënjohës thellësisht”, ka shkruar kryetari i komunës, Ekrem Kastrati.

E cilësuar si “Bilbili i Kosovës” Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 ndërsa u shua me 7 shkurt 2020. Ajo ishte një këngëtare dhe aktore shqiptare, ndërsa konsiderohet edhe si “mbretëresha e muzikës shqiptare”, e cila këndoi me përkushtim rreth 40 vjet.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Disa nga veprat e saj që kanë mbetur në antologjinë e këngës e interpretimit janë: “Baresha”; ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”,”Zambaku i Prizrenit” e shumë të tjera.

Kujtojmë, se shtatoren e Pagarushës e ka realizuar skulptori Agon Qosja.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 26 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat në vise të larta malore mund të sjellin reshje, teksa temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 10 gradë Celsius.

Maksimalet e ditës, sipas IHMK-së, pritet të shënojnë vlerat midis 22 dhe 26 gradë Celsius.

6 mijë policë deponojnë padi në gjykata për të kërkuar të drejtat e tyre

0

Pagat e Policisë së Kosovës dhe shtesat mbi rrezikshmërinë janë bërë temë e ditëve të fundit, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Teksa opozita dështoi që përmes një rezolute të kërkojë mbështetje për Policinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij. Por, për realizimin e tyre kërkoi kohë.

Prej vitit 2021 deri tash rreth 6 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga 9 mijë sa ka aktualisht ky institucion, kanë deponuar padi nëpër gjykata për të kërkuar të drejtat e tyre. Këtë e ka bërë të ditur kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Tani më ato padi ekzistojnë në gjykatë, mund të jenë diku rreth 6 mijë punonjës të policisë kanë bërë padi. Gjithsej janë 9 mijë por që 6 mijë kanë bërë padi”, tha Zeqiri.

Për kërkesat e Policisë ka folur sot kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kërkesat janë prioritet i qeverisjes së tij. Por për realizimin e tyre kërkoi kohë.

“Personalisht, jam duke u marrë me këtë temë. Veç se na duhet edhe ca kohë që mos të bëjmë gabime që do të shkaktojnë zhgënjime e pendesa. Edhe kur e kemi bërë ligjin për paga, na pat marrë ca më shumë kohë sesa që patëm menduar fillimisht. Mirëpo, koha shtesë që e morëm ja ka vlejtur për shkak se i kemi minimizuar maksimalisht defektet në vijim. Andaj, unë këtë e kam prioritet të lartë dhe ju siguroj që po bëjë krejt çfarë mundem e di. Policia e Republikës së Kosovës, organet tona në përgjithësi të sigurisë, janë në nivel të detyrës, dhe padyshim që e kanë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Nevojat, meritat janë më të thjeshta, zgjidhja është më komplekse dhe na jepni ca më shumë kohë që mos të e bëjmë asnjë gabim apo defekt” , theksoi Kurti.

Kjo përgjigje e Kurtit vjen pas dështimit të miratimit të një rezolute të propozuar nga opozita në Kuvend përmes së cilës kërkohet mbështetja për Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë mendimin juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës. Ky vendim është mirëpritur nga Sindikata e Policisë.

“Ky mendimi juridik është mirëpritur për shkak se në një far forme ju ka dhënë dritën e gjelbër gjykatave që mos të hezitojnë, të vendosin dhe t’ju njihet paga e 13-t, kualifikimi shkollor dhe paga jubilare sepse të gjitha i kemi të garantuara me ligj. Mendoj që nuk është dashur të vije deri këtu sepse ka kosto buxhetore dhe është mjaft e lartë”, tha Zeqiri.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, përmes rrjeteve sociale theksoi se krahas pagesës për rrezikshmëri, Policisë së Kosovës, duhet t’i paguhen edhe shtesat e tjera, si: sigurimi shëndetësor, pensionimi i parakohshëm, paga e 13, shtesa në pagë për kualifikim shkollor si dhe paga jubilare.

Helmimi në Malishevë, analizat zbulojnë praninë këtyre baktereve në ushqim

0

Mbi 200 persona kishin kërkuar trajtim javën e kaluar nën dyshimin e helmimit në një ‘Fast Food’ në Malishevë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka njoftuar se ka gjetur disa baktere nga analizat që janë bërë në ushqimet që janë përdorur nga të helmuarit.

“Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, ka njoftuar AUV.

Po ashtu janë gjetur edhe baktere në ushqime tjera.

“Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, thuhet më tej në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ballkani mposht Lirinë

0

Ballkani ka bërë edhe një hap në garën për të mbrojtur titullin e kampionit në Kosovë.

Skuadra nga Suhareka, e ka mpshtur Lirinë, me rezultat 4-1, të premten në ndeshjen e parë të javës së 10-të të elitës së futbollit kosovar.

Skuadra nga Prizreni i bëri ballë skuadrës së Ilir Dajës vetëm në pjesën e parë, madje, Liria kalojë e para në epërsi me golin e Zenunajt (16’).

Ballkani përmes Berishës (47’), barazoi shifrat në 1-1, derisa Dellova katër minuta më vonë kalojë për herë të parë në avantazh skuadrën nikoqire prej 2-1.

Ndërkaq për golin e tretë dhe të katërt u përkujdes Kryeziu (57’, 80’).

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 23 pikë të tubuara, kurse, Liria është e parafundit me vetëm gjashtë sosh.

Kadare: Kosova është Shqipëri – një ditë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj

0

Presidenti i Francës Emmanual Macron që për afro 15 minuta, përshkon përmes fjalës së tij, etapat e jetës e krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare, e rrjedhimisht me to edhe zhvillimet e vendit tonë, në Pallatin e Brigadave.

Jo për gjenialitetin e shkrimtarit, se sa për Shqipërinë e vogël, ajo që duket si pasazh romancesk, ndodhi në ardhjen e tij të parë në Tiranë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku mbrëmjen e 16 tetorit i dorëzoi dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”.

Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”.

Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare.

Ndërkaq, mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm.

“Mendoj se është një ngjarje shumë pozitive për imazhin e Shqipërisë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një reagim për Report Tv.

Në këtë ngjarje ku Shqipëria, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, synojnë mbështetjen për integrimin në Bashkimin Evropian, dhënia e mesazheve përmes artit dhe vendosja e personaliteteve të kulturës në “vijë të parë” të pritjes së madhe, sipas shkrimtarit ndikon për mirë.

“Çdo gjë që hedh dritë mbi Shqipërinë, që shpërndan mjegullën, errësirën, keqkuptimet është pozitive”, thotë ai.

Si një nga figurat që ka ngritur çështjen e Kosovës gjatë Luftës, tek strukturat më të larta, ku lobonte për lirinë e saj tek Papa Gjon Pali II, deri edhe tek presidenti i Francës i kohës Zhak Shirak në 1998, Kadarenë e shqetësojnë konfliktet që trazojnë lirinë e saj.

“Mendimi im është ai mendim logjik i të gjithë njerëzve që e duan vendin e tyre. Uroj lirinë e plotë për Kosovën së shpejti.  Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”.

E shmang bisedën për të përzgjedhurit e viteve të fundit për “Nobelin në letërsi”, ndonëse e lë të hapur mundësinë për një krijesë të re letrare.

“Sa i përket librave, unë mund të shkruaj gjithmonë diçka, por ato janë të pafundme në kujtesën e shkrimtarit. Prandaj është e pamundur të tregoj planet e ardhshme”.

Numri i të vrarëve në Gazë arrin mbi 4 mijë e 100

0

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza është rritur në 4 mijë e 137.

Kjo shifër ka arritur që nga 7 tetorit, teksa luftimet midis Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë akoma.

Tutje, ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka thënë se deri më tani janë plagosur 13 mijë njerëz në Gaza, shkruan BBC.

Izraeli ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës që kur Hamasi nisi sulmet e tij më 7 tetor.

Ylli Limani bën ndryshim drastik në trupin e tij, shfaq trupin me ‘kocka’

0

Këngëtari Ylli Limani, këtë vit kishte një sezonë mjaftë të ngarkuar, por siç duket nuk ishte vetëm ajo puna e tij.

Ylli shfaqet me një trup krejt ndryshe.

Duket se për këtë trup të formësuar Ylli, i kushtoi shumë kohë e vëmendje, përcjell kosovarja.

Ju pëlqen ndryshimi i Yllit?